Profili i Renatos (konkurenti i ri)

Postuar më February 7th, 2010 tek Renato BBA 3 | 27 Komente »

Eliminohet Valentina, sondazhi yne nuk gaboi!

Postuar më February 7th, 2010 tek Big Brother Albania 3, Valentina BBA 3 | 21 Komente »

Valentina arrin në studio ku pritet me një duartrokitje të gjatë nga publiku. Ajo duket shumë e emocionuar nga kjo pritje. Arbana e fton të ulet e të diskutojnë për largimin e saj nga shtëpia. Në monitor shfaqet përqindja e votimit, 70% e votuesve kanë votuar pro largimit të Valentinës. Arbana e pyet atë nëse do të kishte qënë Big Brother një program që do të zhvillohej tridhjetë vjet më parë, a do të kishte qënë e njëjta si tani dhe Valentina përgjigjet se pjesërisht po, pasi tani ndikon edhe roli i nënës tek sjellja e saj. Ajo komenton se ndoshta nuk ka dhënë aq sa do të dëshironte sepse mund të ketë ndikuar edhe fakti që ajo ka qënë e sëmurë gjatë javës së parë. Arbana tregon se një pjesë e banorëve kanë thënë se ajo duhej të largohej që t’i jepte mundësi Domenikës që të shfaqej plotësisht, por Valentina thotë se nuk e ka penguar aspak të bijën dhe se këtë marrëdhënie si shoqe, ato e kanë gjithnjë edhe jashtë. Përsa i përket debateve dhe sjelljes së saj, Valentina thotë se nuk është penduar aspak pasi është treguar mjaft tolerante me të gjithë, kjo për shkak të moshës. Ajo thotë se kishte hyrë për të përjetuar emocione e këtë gjë e arriti dhe se kurrë nuk ka menduar për fitore. Për Valentinën shfaqet një klip me momentet më të bukura dhe komentet e banorëve për të. Valentina e sheh e emocionuar klipin.

Renato, banori më i ri

Postuar më February 7th, 2010 tek Big Brother Albania 3, Renato BBA 3 | 9 Komente »


Valentina, përpara se të niset për në studio duhet të presë një tjetër banor që do të futet në shtëpinë e Big Brother. Afër saj vjen Renato, konkurenti më i ri. Arbana i kërkon Valentinës që t’i japë atij disa këshilla se si të sillet në shtëpi, kujt t’i afrohet e kujt jo. Valentina nuk pranon që t’i japë direktiva, por e këshillon që ai të bëjë një lojë të pastër, të jetë i sinqert e i drejtëpërdrejtë dhe aktiv në shtëpi. Renato e përgëzon Valentinën për kurajon që u fut në shtëpi. Ata përqafohen dhe Renato hyn, ndërsa Valenti del nga shtëpia. Para se të hyjë, Renato shprehet se do dëshirojë t’i njohë më nga afër, edhe pse i ka njohur nga televizori ata. Renato pret në tunel dhe Arbana fton Jetmirin që të shkojë ta marrë. Ata takohen, prezantohen e përqafohen dhe ai e udhëheq drejt shtëpisë. Aty Renato prezantohet dhe me të tjerët, të cilët entuziazmohen për këtë hyrje të re. Banorët shohin klipin prezantues të Renatos e më pas komentojnë pozitivisht për të.

Shiko tani live Big Brother Albania 3

Postuar më February 6th, 2010 tek Big Brother Albania 3 | 83 Komente »

Shiko edhe ne WelcomeAlbania.com

Big Brother Albania 3 Show: Surprizë e vecantë për Gracielën

Postuar më February 6th, 2010 tek Big Brother Albania 3, Graciela BBA 3 | 5 Komente »

Gracielës, Vëllai i Madh i ka rezervuar një surprizë të bukur. Për të shfaqet një klip në të cilin ajo u tregon banorëve për jetën e saj të vështirë, pas vdekjes së nënës e kujdesi që duhet të kishte për babain e verbër. Graciela tregon se babai i saj nuk e ka parë asnjëherë e ka qënë nëna ajo që i ka folur gjithnjë atij për Gracielën, pamjen, sjelljen e gjithcka tjetër. Në klip, Graciela thotë se mendonte se gjithcka kishte marrë fund me vdekjen e nënës, por i dha vetes shumë forca që të përballojë vazhdimin e jetës e të kujdeset për të atin. Ajo flet edhe për raportin që ka me babain, një raport i cuditshëm e jo shumë i afërt. Arbana i komunikon Gracielës se për të është një surprizë, një klip i vecantë. Graciela shikon në monitor klipin ku në të shfaqet babai i saj, i cili i jep një mesazh inkurajues dhe ku i shpreh se ajo po sillet ashtu sic duhet në shtëpi, e këto fjalë ai i thotë duke qarë. Graciela preket teksa sheh këtë klip dhe thotë se nuk e priste këtë mesazh nga babai i saj, pikërisht se kurrë nuk ia ka thënë në sy këto gjëra për shjkak të raportit të vecantë që kanë, por që të paktën e bekoi përpara se të hynte në këtë shtëpi. Për të është rezervuar edhe një dhuratë, një kornizë ku në të gjenden një foto e madhe e përbërë nga pjesëza fotosh të Gracielës në shtëpinë e Big Brother dhe të familjarëve të saj. ajo duket shumë e lumtur për këtë surprizë e falenderon Vëllain e Madh.

Vendimi: Gjimi largohet nga loja

Postuar më February 6th, 2010 tek Gjimi BBA 3 | 12 Komente »

Arbana përshëndet të gjithë të ftuarit ashtu dhe publikun duke deklaruar kështu fillimin e spektaklit të sotëm. Ajo përshëndet edhe Arianin, opinionistin me të cilin diskuton të rejat e kësaj jave. Opinionisti shprehet se kjo javë ka qënë shumë intensive, e mbushur me të papritura dhe ndodhi të bukura. Ariani mendon se kjo javë ka qënë ndryshe nga sa pritej sepse kanë ndodhur ngjarje të cilat mund të pritej të ndodhnin javët e fundit të këtij edicioni, ndërkohë që janë zhvilluar që në javën e dytë e ndoshta kjo nga konkurenca ndërmjet banorëve.

Arbana komunikon për ngjarjen më të rëndësishme të kësaj jave, largimin e Gjimit për në spital pas një gjendjeje të rënduar shëndetsore. Ajo përshëndet banorët sepse dëshiron që këtë gjë ta ndajë dhe me ta dhe u tregon atyre për vendimin e Vëllai të Madh në lidhje me Gjimin. Ajo i komunikon banorëve se Gjimi është mirë dhe për ta shfaqet një klip ku tregohet ndihmesa e parë që banorët i dhanë atij. Në klip tregohet shoqërimi i Gjimit për në spital me ambulancë dhe ndihma që iu dha atje. Lexo më tepër »

Jetmiri ofendon Olten

Postuar më February 5th, 2010 tek Jetmiri BBA 3, Olta BBA 3 | 15 Komente »

Pas bisedave te gjata banoret me ne fund vedosin te shkojne ne dhomen e gjumit. Teksa te tjeret pergatiten te flene, Jetmiri eshte shtrire ne krevatin e Oltes. Kjo e fundit pastron syte te pasqyra dhe i thote Mirit qe pasi ajo te mbaroje se fshiri tualetin, nuk e do me te krevati i saj. Ne kete moment Miri i thote:-“Ik tutje moj bizbiqe” dhe pastaj fillon e qesh.

Olta e paralajmeron qe te bej kujdes me fjalet qe perdor, ndersa Graciela qe ndodhet shtrire ne krevatin e saj, prane atij te Oltes pyet se cfare do te thote fjala qe perdori Miri. Ndersa Olta i thote Gracieles “ Ta shpjegon ky inteligjenca ketu”, Miri vazhdon te perdore edhe fjale te tjera ofenduese ndaj Oltes (duke i thene me shaka, pasi gjate gjithe kohes qesh).

Vajza fillon ta godase duke i kerkuar vazhdimisht qe te mos perdore nje fjalor te tille me te. Ajo shkon ne banje te laje syte dhe kur kthehet i thote perseri Mirit qe te cohet nga krevati i saj, por ai jo vetem qe nuk ben kete, por thote dicka qe shkaktoi nje zemerim te madh te Olta. Pas kesaj Miri humbet mikrofonin dhe te gjithe fillojne ta kerkojne gjithandej.

Ethet e largimit

Postuar më February 5th, 2010 tek Big Brother Albania 3, Domenika BBA 3, Seldi BBA 3, Valentina BBA 3 | 14 Komente »

Vali dhe Domi jane ulur bashke ne divan dhe po bisedojne per faktin qe Vali mund te dale nga shtepia. Vali i thote te bijes qe do tja ndjeje shume mungesen kur te jete jashte por Domi i thote qe ajo e ndjen qe ajo nuk ka per te dale kete jave. Por Vali nuk duket se ka shume besim. Ajo i thote qe do shkoje ne Budapest javen qe vjen. Me pas vjen dhe Seldi dhe vazhdojne kete bisede. Ai thote qe dhe po te ndodhe qe ajo te ike, kur te dali duhet te pije kafe tek blloku dhe te prese kur te vine kandidatet. Me pas Domi i thote Seldit qe xhupin e tij vetem ajo nuk e ka provuar nga te gjithe banoret. Ai i thote qe ajo nuk ka nevoje per xhupin, pasi ka te zotin. Vali i thote qe Domi ka kater kandidate brenda shtepise dhe ajo nuk di c’te thote, Domi duhet te vendose.
Seldi me vone i tregon per mamane e tij dhe i thote qe ajo eshte shume kembengulese dhe gjithcka e ka ndertuar vete nga zero. Vali i thote qe po nuk ia dole vete nuk te ndihmon njeri, dhe ajo eshte munduar shume per te qene aty ku eshte sot.
Kika me Valin flasin per Kosoven e Shqiperine dhe Kika thote qe i e ka pas enderr Shqiperine, e shikonte si fener ndricues. Ai i thote qe Tirane ka ndyshuar shume duke krahasuar me heret e para qe ka ardhur ai, por Vali i thote qe nuk i pelqen infrastuktura.
Ne dhome ndodhet Jetmiri, Bertina dhe Erioni dhe ky i fundit po u tregon qe ka dy shtepia qe i jep me qera dhe Jetmiri i thote qe ti jape ndonjeren po qe se do te vije te jetoje ne Tirane. Me pas Bertina i thote ai te le ne balte, ndersa Erioni i thote qe tek ai jane meshiruar pergjegjshmeria dhe ndjeshmeria. Ata komentojne pak per Edin dhe miza i thote qe nuk e pelqen shume, kurse Jetmiri thote qe e respekton per aq sa e njeh dhe nuk i duket person negativ.

Seldi behet xheloz

Postuar më February 4th, 2010 tek Domenika BBA 3, Seldi BBA 3 | 23 Komente »


Ndersa te tjeret flene, Seldi dhe Domenika biskutojne me pershperima ne dhomen e gjumit. Ata te dy diskutojne per mardhenien dhe ndjenjat midis tyre. Seldi ne diskutim e siper vazhdimisht i rikujton Domenikes ndjenjat e tij. Te dy te rinjte debatojne per faktin qe e gjithe kjo eshte loje apo e vertete. Pasi bisedojne ata shkojne ne ballkon dhe bashke me ta eshte edhe Pamela. Seldi i thote Domenikes “Nuk te shof dot afer atij njeriu”, duke iu referuar keshtu Eduardit. Seldi eshte bere xheloz per nje moment kur edi dhe Domenika rrinin afer njeri-tjetrit dhe djali i kishte puthur doren Domit. Kjo e kishte bere Seldin te lendohej. Pas nje diskutimi te gjate Seldi i kerkon vajzes qe perpara se te rrije afer ndonjerit prej djemeve ne shtepi, te mendoje njehere per te, pasi ai lendohet nga kjo gje dhe per me teper nuk e duron dot faktin qe nje djale tjeter te rrije prane saj. Pasi bisedojne edhe disa minuta te tjera edhe ata shkojne te flene.

Shiko Live Tani!!!

Postuar më February 3rd, 2010 tek Big Brother Albania 3 | 22 Komente »

Shiko Live 24 ore ne 24