romina_thashetheme.jpg

19/03/2008 12:59

Banoret gjate kesaj kohe bisedojne per gjera rastesore. Ata flasin per muziken shqiptare dhe endrrat qe kane pare me ndonje te famshem. Ata tregojne per lokalet dhe vendet ku rrinin perpara se te hynin ne shtepine e B.B.

Kur ndahen neper grupe te vogla ata nisin nga thashethemet. Sigurisht qe argumenti eshte Romina. Mes Cimit, Najades dhe Visit flitet se Romina eshte xheloze dhe ziliqare. Ata vazhdojne te flasin per ‘simpatine’ e Romines ndaj Olsit dhe per faktin qe Olsi e shperfill. Julinda eshte prezente ne pjesen e dyte te bisedes, por nuk flet asnje fjale, deri kur Najada ben komentin per thenien e Romines “se Olsi eshte tipi im”. Juli e korigjon Najaden duke thene se Romina eshte shprehur se “Olsi me Rominen jane te ngjashem”. Najada vazhdon me komentet dhe pershtypjet e saj. Julinda nuk flet me, deri kur kujtohet per lojen e djeshme dhe pergjigjen mbi ndryshimin e saj me te tjeret gjate diteve te kaluara brenda shtepise. Aty ajo nis e shprehet se Romina eshte posesive dhe ka manine te japi urdhra. Ajo thote se Romina flet me te tjeret ne menyre urdherore. 
Arbri, Nardi, Romi jane duke folur per jetet e ndryshme te nje djali dhe nje vajze. Romina tregon se nuk ka pasur probleme per menyren sesi e ka zgjedhur ta jetoje jeten. Ajo ben krahasimin me te vellain, duke thene se ajo ka ecur ne nje hap me te vellain, madje ata paguan pothuajse njelloj. Ajo thote se tani qe ka nisur pune eshte e pavarur nga familja dhe nese nuk do hynte ne B.B do te shkonte per pushime ne Mal te Zi. Romina flet per veten me Arbrin dhe Nardin me shume siguri ne ato qe thote. Ajo nuk e di qe nderkohe banoret e tjere kane filluar ta shohin shtrember.