te-merzitur.jpg

23/03/2008 00.00

Olsi, Visi dhe Nardi kane shprehur me teper se te tjeret merzitjen e tyre per daljen e Junes nga shtepia. Olsi mendon se ka persona brenda shtepise, qe me te vertete e meritojne te dalin. Ai i referohet Ines, te cilen edhe e ka nominuar, ndersa prezanton strategjine qe do te ndjeke ne vazhdim: Nominimin e gjithe paraziteve te shtepise.

Ndersa per kete jave ai priste, qe te ishte Romina e nominuara, qe duhet te dilte nga shtepia . Sipas tij Rominen, jane te tjeret, qe e kane nxjerre nga situata e veshtira dhe ajo s`ka bere asgje per veten e saj. Juli dhe Visi kane menduar po ashtu se Romina, duhet te dilte kete jave. Pasi kane folur keq per te, ata jane shprehur pozitivisht per daljen e saj kete jave nga shtepia. Olsi shprehet se Juna eshte nje vajze qe i jepte gjalleri shtepise dhe se do i mungoje. Pas daljes se Junes, Visi ka shperthyer ne lot, sepse e ka ndier veten ne faj per faktin, qe e ka nominuar javen e dyte. Ai shprehet se tani i vjen keq, sepse ka mundur ta njohe dhe te ndryshoje mendim.
Ina eshte nje tjeter e merzitur brenda shtepise, por per faktin se per here eshte nominuar nga te tjeret. Gjendja e saj ka ndryshuar disi pasi eshte perzgjedhur nga Poli, si femra me te cilen do te kaloje naten ne ambjentin arab, ku kane qendruar per gjithe naten se bashku.
Jacuzzi ka ndryshuar pak atmosferen ne shtepi pas ikjes se Junes. Te gjithe jane turrur drejt tij dhe kane improvizuar lojra te ndryshme. Banoret kane bere gare se kush do te mbaje me gjate frymemarjen brenda ne jacuzz dhe fituese eshte shpallur Najada.
Olsi dhe Nada kane ndare serish shtratin se bashku…