natennn.jpg

26/03/2008 00:00

Konkurentja e re

Olsi, Poli dhe Ervisi mendojne se u duket nje ‘thrill’ i ri brenda shtepise. Ata shpresojne qe ky emocion te jete konkurenti i ri, me sakte konkurentja e re. Ervsi thote se do ishte mire te vinte nje si Nocja, te tjeret jane dakord. Ols i thote Polit se kur te vije e reja Ines do t’i iki truri (sipas Olsit, Ina ia ka hedhur ‘grepat’ Polit dhe se leshon me) ashtu sic desh iku Najades, kur besoi se Besa e maskuar ishte konkurentja e re.

Ervisi, do femra

Ndersa i porosit Ines rresht feta buke me recel, Ervisi i thote Olsit me peshperime: “Ketu do ishte mire te fusnin femra p.s , po vetem te mos ishin te lidhme.” Ai merr shembull Besen ndersa shton se “jo si ca, qe s’ta hapin krahun fare.” Olsi i pergjigjet me nje gjest, qe duket sikur thote ‘po vazhdo enderro Viso’.

Ines i vjen ne maje te hundes

Ndoshta jane ulerimat e Visit qe kerkon t’i pergatise buke ose ngacmimet e qellimshme te Olsit, por Ina i ve kufirin fjaleve te cunave. Ata i thone asaj se Poli po interesohet per femren e re qe do hyje ne B.B. Por Ina, bashke me Julin i thone se kane degjuar edhe me keq nga cunat. Ato permendin batutat si “ja sa te vije ajo e reja” ose “keto femrat jane te lodhme”. Juli dhe Ina krijojne nje aleance te natyrshme ne ato momente, kunder tentativave te cunave per t’i percare.

Cimi zhbirilon Titin

Cimi pyet Titin per Nardin. Titi mendon se Nardi tani eshte duke u hapur me shume keto dite. Cimi insiston per te ditur mendimin e Titit per te tjeret dhe ky i thote se ai ka nje mendim per Julin, Olsin, Arbrin dhe ate vete, me te cilet ka me shume bisede.