sqarimi.jpg
27/03/2008 20.06

Olsi me Rominen dalin ne kopesht.Ai kerkon te sqarohet me Romin.Pasi i kane kerkuar Leonardit i cili ishte ne kopesht, ti lere vetem nje moment, te dy personazhet tane ulen per tu sqaruar. Pasi sigurohet qe Olsit i kane rene nervat, Romina i shpreh keqardhjet atij per menyren se si reagoi dhe se nuk donte te arrinte deri ne ate pike.

Mundohet ti shpjegoje qe ne raste te tilla ajo gjithmone reagon ne menyre impulsive dhe se eshte nje problem qe ajo kishte edhe ne jeten perjashta.

Olsi mendon se cdo gje mnd te ishte zgjidhur fare thjeshte me llafe dhe se me ate gjest qe ajo beri ai sikur humbi respektin te vetja. Te dy deshirojne ti kthehen mardhenieve normale ne shtepi megjithese po te ishte me deshire, Olsi nuk kishte per ti folur Romit. Por ajo qe ndodhi ndodhi, dhe te kaluaren nuk e kthejne dot pas, Romina premtoi qe do mundohet te mos reagoje me ne menyre te tille megjithese ajo me pas pendohet per cdo veprim te nxituar. Olsi i propozon qe Romina te filloje qe ne shtepi te stervitet per heqjen e ketij zakoni te keq. Nderkohe qe ne kopesht dalin Ervisi, Poli dhe Shkelqimi, Olsi i komunikon kthimin ne normalitet te mardhenieve te tij me Rominen.