kercim.jpg

Mes Polit e Inës ka pasur disa çaste jo fort normale, ku ata gjysmë me të qeshur e gjysmë seriozisht, ia kanë veshur njëri-tjetrit me pëllëmbë. Gjatë 24 orëve të fundit në shtëpi është diskutuar edhe për banoren e re që pritet të futet aty, e t’u sjellë, siç shprehet pjesa mashkullore e shtëpisë, një emocion të ri.

Olsi, Poli dhe Ervisi mendojnë se u duhet një “trill” i ri brenda shtëpisë. Ata shpresojnë që ky “trill”, ose ky emocion, të
jetë konkurrenti i ri, më saktë konkurrentja e re. Ervisi thotë se do të ishte mirë të vinte një si Noçja, të tjerët janë dakord.
Olsi i thotë Polit se kur të vijë e reja, Inës do t’i iki truri (sipas Olsit, Ina ia ka hedhur “grepat” Polit dhe se lëshon më), ashtu siç desh i iku Najadës, kur besoi se Besa e maskuar ishte konkurrentja e re. Ndërsa i porosit Inës feta buke me reçel, Ervisi i thotë Olsit me pëshpërimë: “Këtu do të ishte mirë të fusnin femra p.s., po vetëm të mos ishin të lidhme”. Ai merr shembull Besën, ndërsa shton se “jo si ca, që s’ta hapin krahun fare”. Olsi i përgjigjet me një gjest, që duket sikur thotë: “Po
vazhdo ëndërro Viso”. Ndoshta janë ulërimat e Visit që kërkon t’i përgatisë bukën, ose ngacmimet e qëllimshme të Olsit, por Ina u vë kufirin fjalëve të çunave. Ata i thonë asaj se Poli po interesohet për femrën e re që do të hyjë në B.B. Por Ina, bashkë me Julin, i thonë se kanë dëgjuar edhe më keq nga çunat. Ato përmendin batutat si “ja sa të vijë ajo e reja”, ose “këto femrat janë të lodhme”. Juli dhe Ina krijojnë një aleancë të natyrshme në ato momente, kundër tentativave të çunave për t’i përçarë. Çimi pyet Titin për Nardin. Titi mendon se Nardi tani është duke u hapur më shumë këto ditë. Çimi insiston për të ditur mendimin e Titit për të tjerët dhe ky i thotë se ai ka një mendim për Julin, Olsin, Arbrin dhe atë vetë, me të cilët ka më shumë bisedë. Biseda me Astritin e çon Çimin të bëjë komente për Rominën. Çimi i thotë se Romi bën ca batuta që janë shumë të hidhura në krahasim me ato që Çimi i bën asaj. Ai kërkon ta përfshijë edhe Titin në kundërvënien ndaj
Rominës, duke i përmendur faktin që ajo e konsideron fshatar. Ai i thotë për Rominën, se ajo është aq shumë e ndikuar nga ai, saqë nëse i kërkon të heqë bluzën, ajo e heq bluzën për t’i bërë qejfin. Nga ana tjetër, Çimi i lavdëron Olsin, që është “i rrahur me jetën”, Ervisin “që ka bagazh dhe nuk ndikohet nga mendimi i të tjerëve” dhe Noçja “që ka bagazh, por është Noçja”. Romi tregon për episodin kur Romina e kafshoi dhe i shkuli flokët. Ai, Çimi dhe Najada tallen me Rominën. Astriti u thotë atyre se Romina i është qarë sot, edhe atij i kishte ardhur keq. Të tjerët i thonë se ka bërë gabim që e ka toleruar Rominën. Përshkrimi i Olsit për Rominën flet për reagime histerike dhe karakter mosmirënjohës. Ata e këshillojnë Titin të mos bjerë pre e mashtrimeve të Rominës. Pas kësaj skene, Olsi shkon në sallon dhe gjen Rominën me Inën e Visin. Ai i thotë Rominës që e mori vesh që i ishte qarë Astritit. Romina kundërshton, duke i thënë se nuk kishte qarë, por vetëm ishte mërzitur dhe e kishte pyetur nëse e dinte se ku ndodheshin syzet e saj, që Çimi me Olsin ia kishin fshehur. Olsi i thotë se ajo është e gatshme t’i qahet çdokujt. Nardi mërmërit nëpër dhëmbë sesi “ajo, kalamani 19 vjeç, ia kishte bërë me gisht”. Ai është i shtrirë në krevat dhe është me nerva; për t’i shfryrë i ulëret Julit, e cila është duke rregulluar dhomën. Juli nuk i thotë asgjë, por shkon të shtrihet me Astritin dhe Arbrin. Ina i thotë Polit se ai po ndryshon. Poli i thotë se ajo ia fut kot dhe shtrihet te krevati i saj. Ata të dy flasin kokë me kokë. Poli i thotë se Ina hyn në kontradiktë me veten e saj. Ina i thotë se ai nuk i kupton “kunjat” e saj, në mënyrë që ai ta kuptojë bisedën pa shumë detaje. Ina i gjuan me pëllëmbë në kokë Polit disa herë, ndërsa ai i thotë vazhdimisht të mos e bëjë atë gjest se e ka shumë bezdi. Ajo nuk e dëgjon. Poli ia kërcet me një pëllëmbë në fytyrë. Ajo nuk e priste dhe mërzitet shumë. Poli kërkon ta zbusë Inën, duke i thënë: “Çfarë jam unë që ti më gjuan 8 herë në kokë?!” Ajo s’mund ta heqë mërzinë. Poli këmbëngul, por nuk arrin asgjë. Ina ikën në banjë dhe Poli lëviz te
krevati i vet. Çunat janë futur në jacuzzi dhe po kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata bëjnë batuta “meshkujsh” dhe ngacmojnë njëri- tjetrin. Olsi, që deri në ato momente ishte duke bërë fizkulturë në oborr, i afrohet dhomës prej xhami të jacuzzi-t për t’iu bashkangjitur bisedës. Ai thotë se Juna do të futet përsëri në shtëpinë e B.B. Të tjerët tallen. Bisedat më të paedukata gjatë kësaj seance bëhen për Rominën dhe Astritin që është prezent në vaskë. Çimi e ngacmon Astritin, duke e pyetur nëse ka jacuzzi në fshat. Ai sikletoset dhe i thotë se nuk ka. Të gjithë të tjerët kanë ngrënë dhe po u rehatohen rrezeve të diellit. Romina u shërben të gjithëve. Gocat, ndërkohë, janë ulur në oborr dhe bisedojnë për ëndrra me nominime dhe pikëpamjet e para për banorët e tjerë. P.sh., për syzet e Olsit, tip femrash; Najada dhe Juli
thonë se herën e parë Olsi u është dukur si homoseksual.

Burimi: http://www.gazeta-shqip.com