thashe-ngac.jpg
03/03/2008 11:59

Cimi nuk le rehat asnje sot paradite. As Rominen, qe vazhdon ta perflase, as Arbrin me Ilden qe kane fjetur bashke me Besen dhe Julin dhe as Olsin me Najaden.

Nga kopshti ne dhome, ai i ngacmon te gjithe- Astriti i thote se Arbrit nuk i pelqeu seriozisht komenti i tij per Ilden dhe Cimi pergjigjet se nuk i intereson.

Me vone Cimi i gjen Ilden dhe Visin ne nje krevat duke folur me pershperima dhe i ngacmon edhe ata.

Ilda duke perkedhelur Visin i thote “goca ime e bukur”. Gjithsesi Ilda eshte pak nervoze, por thote qe nuk e di se me ke e ka. Ndoshta thote ajo qe eshte Cimi, me ato kunjat e veta acaruese.

Olsi ngacmon Rominen, duke i thene te porosisi te Titi tre veze, jo dy- me nenkuptimin qe ajo ha shume.

Ilda pyet Mardiolen nese sheh filma porno me burrin e saj. Ajo i thote se eshte krejtesisht normale qe ta beje kete dhe i shkakton kenaqesi. Pastaj sakteson se nuk eshte pornografia qe e eksiton, por erotizmi. Ne kete bisede perfshihen edhe te tjeret. Julinda thote se kurioziteti eshte natyral. Kurse Najada thote se filmat pornografik nuk i pelqen aspak.

Mardiola tregon se ne fillim me burrin nuk ka pasur eksperience dhe e justifikon te shoqin qe mund te shkonte me te tjerat. Julinda i thote se heren e pare qe ka bere seks i eshte dukur se e dinte se cfare do ndodhte dhe se cfare duhet te bente. Mardiola i thote se hera e saj e pare ka qene nje lloj traume dhe ajo nuk kishte pare asnjehere nje organ seksual mashkullor. Mardiola thote se asaj i jane dashur gjashte muaj te arrinte orgazmen, ndersa Julinda thote se pas nje muaji.
Vajzat tashme qeshin me te madhe nga sikleti dhe kenaqesia.