debat-cimi-astriti.jpg
04/04/2008 16:50
Shkelqimi me Astritin kane hyre ne debat me njeri tjetrin per paragjykimet ne shoqeri. Se me ke duhet te shoqerohesh e me ke jo dhe si shembull moren Najaden. Astriti i thote se nuk duhet ta pargjykosh tjeterin se e ofendon, paragjykimi dhe ofendimi nuk jane larg. Kjo shprehje e Astritit ka shkaktuar nje reagim te vrullshem nga ana e Shkelqimit i cili i thote te rregulloje fjalorin pasi paragjykimi dhe ofendimi jane gjera te ndryshme. Astriti i shpjegon Najades se per te nuk ka paragjykime dhe se eshte e lire te beje cfare te doje, por pershembull, ne familje e ka te veshtire ta pranoje. Pas ngacmimit qe i ka bere Shkelqimi, Astriti reagon i indinjuar ne lidhje me temat e diskutimit qe hap Shkelqimi si pershembull: pse ke dale ti ne kandidim, pse do dali Romina pse Najda ose hap debat per partite. ketu nderhyn Romina e cila i thote se ai eshte i lire te mos marri pjese ne debat nese nuk i pelqen, i te njejtit mendim eshte edhe Shkelqimi. Por Astriti thote se shprehet ashtu si mendon, ndersa Shkelqimi ben nje loje tjeter, fillimisht i ngre te gjithe kunder Romines dhe pastaj e merr vec dhe e ledhaton. Shkelqimi nderhyn dhe i thote se kush eshte Astriti qe fut hundet mes tij dhe Romines, nderkohe edhe Romina mbeshtet Shkelqimin. Ne debat e siper Shkelqimi mundohet ta beje Astritin konfuz me ato qe thote. Astritit nga ana tjeter nuk i pelqen sjellja e Shkelqimit i cili kerkon te dale mbi te tjeret. Shkelqimi i thote se ai asnjehere nuk e ka detyruar Astritin te beje ato qe nuk do. Debati vazhdon me tone te larta.