Kane ngecur keq

04/04/2008 12:57

Poli i thote Ervisit se ndodhet ne nje pozicion teper te keq; ne mes te Ines, Ildes dhe te dashures jashte. Ai duket vertet i shqetesuar per kete, por biseda mes tyre eshte teper e shkurter, ndoshta pikerisht prej faktit qe ai nuk e di sesi mund te perfundoje.

Arbri i thote Nades se Shkelqimi dhe Astriti i hedhin kunja njeri-tjetrit dhe prandaj acarohen. Ai thote se ata te dy kane ngecur te rrjeta e njeri-tjetrit.

Olsi i thote Ines se i ka mbetur mendja me nje vend, dmth te Poli. Ai i thote qe ka gjithe kohes qe i degjon te njejten shprehje, se ajo e ka inat Polin.

Ervisi i thote Julit se nuk ndihet mire. Ajo i thote se i ka mbetur mendja te dita e neserme. Ajo i thote gjithashtu se mos i ka mbetur mendja te Ilda.

Ola pyet Julin nese njerezit mund te keqkuptojne gjerat qe ata bejne aty brenda. Juli i thote absolutisht qe po dhe se kjo eshte pak me te ‘futur’ pasi ato qe duket nga jashte ne nje menyre, jane fare te pafajshme ne raportet e tyre brenda shtepise.

Ina zbulon se i dashuri i saj eshte person publik dhe se do kishte dashur qe ai te vinte ta takonte. Por ajo tregon se tashme lidhja e tyre eshte ne kurthin e nje programi televiziv si B.B.

Ilda eshte ne dhome per t’u nderruar dhe thote se ka harruar ku ka lene rrobat. Ina e ngacmon duke i thene se mos ka rene ne dashuri, po Ilda i thote qe as qe behet fjale.