Edhe ne suplementin e gazetes panorama eshte shkruar nje artikull i shkurter per ceshtjen Romina. Me pak fjale gjithcka c’po ndodh po bene votuesit te mendojne se si ka mundesi qe me e votuara  ne forume, sondazhe online, arriti ti rezistonte perseri daljes nga shtepia.

Mos valle Romina per ata votuesit e vertete (ata qe paguajne) eshte kaq e preferuar…Ketu ka dicka qe nuk shkon…!!!!

Ja artikulli i Panorama Plus:

SONDAZHET E KËSAJ JAVE DHE FENOMENI ROMINA

Sondazhet e kësaj jave këtë radhë jo vetëm në faqe jozyrtare, por edhe në faqen zyrtare të “Big brother” nxjerrin si pretendente për të dalë nga shtëpia, Rominën. Në forumin e “Big brother” në internet Romina është më e votuara nga publiku, ndërsa pas saj vjen Ina, Najada, Poli, Arbri dhe Astriti. Por duke kujtuar, që votat në internet nuk ndikojnë në votimin zyrtar të lojës, mbetet ende enigmë zgjedhja e publikut, që vendos fatin e banorëve. Gjithsesi tashmë mund të themi se Romina është shëndërruar në fenomen, për vetë faktin, që e nominuar prej disa javësh vazhdon të mbetet në shtëpi.