kapen-per-flokesh.JPG

Pas largimit të Inës nga shtëpia dhe pas shijimit të darkës surprizë nga “Big Brother”, banorët kanë folur për nominimet. Për herë të parëgjatë 50 ditëve aventurë në shtëpinë e “Big Brother”, Olsi dhe Julinda janë të nominuar. Romina dhe Ola në sallon flasin për nominimet dhe zbulojnë se kanë votuartë dyja njëlloj: Besën dhe Julin. Ola thotë se Shkëlqimin do e lënë edhe pak, sepse duhet dhe Romi është dakord. Ola e ngacmon Polin për Inën dhe ai thotë se i vjen keq, por e priste, pasi disa sjellje të Inës e çonin të mendonte që mund ta votonin nga jashtë. Julinda që e dëgjon këtë bisedë thotë pak më nerv se Ina e di sesi e kemi parë këtu brenda dhe nuk ka pengje që ka dalë. Ola kërkon t’i tregojë Julit vendin e vet, duke i thënë se ajo nuk ishte e ftuar në bisedë. Ky është vetëm preludi i një konflikti që do të vijojë më pas. Romina dhe Mardiola e kanë marrë tepër inat Julindën. Romi është e bindur se Juli do të dalë, por, nga ana tjetër ka frikën e Olsit. Ato diskutojnë sidomos për afrimin e Julit ndaj Olsit në atë mënyrën e fshehtë, që ato tashmë e kanë vënë re. Pak më vonë, Ola me Julin ballafaqohen: Julinda i thotë se banorët me të cilët Ola ka folur kundra saj ia kanë treguar të gjitha gjërat që ka thënë. Julinda e akuzon se ajo s’i është shprehur asnjëherë në sy dhe gjithçka e  ka bërë pas krahëve. Julinda i thotë se Ola
është shtirur gjatë tërë kohës. Ola e pranon që është shtirur, por se kjo, sipas saj, është pjesë e lojës. Në këtë ballafaqim publik, Olsi u thotë se ai i ka nominuar të dyja, por ato vazhdojnë konfliktin verbal, duke u mbrojtur dhe shfajësuar në sytë e të gjithëve. Mardiola i thotë Julit se ka menduar që Juli është një vajzë që vdes të bëhet shërbëtore për të mos marrë një
votë. Konflikti i tyre përshkallëzohet shumë shpejt, sidomos për faktin që Julinda i përmend Olës se ajo është martuar
shumë e vogël dhe nuk u afrohet eksperiencave që ka Juli. Kjo gjë e ofendon jashtëzakonisht Olën, e cila e ndjek Julin që
është duke shkuar në banjo dhe tenton ta kapë me duar. Të gjithë vërsulen të mbajnë Olën, ndërsa Julinda mbante në fytyrë vetëm një buzëqeshje të madhe ironike. Ola e kap Julindën për flokësh, por ajo tregohet e ftohtë dhe tepër e qetë. Ola nxjerr një sërë fjalësh nga goja, të padëgjuara ndonjëherë në historinë e televizionit shqiptar, përveç se në skeçet humoristike për vlonjatët. Ajo numëron një sërë vlerësimesh për veten si: “unë jam femër e respektuar në gjithë Republikën” dhe një sërë sharjesh për Julin. Ndër më frekuentet ishte: “Ti moj, legene”. Nata e spektaklit të së shtunës shpenzoi shumë energji të banorëve dhe nervat e hedhura dëm e kanë bërë ditën e djeshme të vakët dhe gri, ashtu si koha. Ata janë zgjuar ngeshëm dhe kanë bërë pak biseda me njëri-tjetrin. Afeksionin më të madh, tashmë e shprehin ndaj Bigut
(këlyshi i vogël që B.B. u ka bërë dhuratë). Ata vendosën të hanë drekën dhe gjatë ditës bënë shumë stërvitje dhe pak fjalë.
Pjesa e parë e ditës kaloi duke bërë llogaritë dhe listat e shpenzimeve të javës. Banorët rreshtojnë preferencat për ushqimet dhe sendet e tualetit që duan të blejnë. Të paktën përpiqen të mos bëjnë fjalë, sepse Ola kërkon të hapë sherr, duke treguar se parfumin ia kanë përdorur, madje ia kanë derdhur në tapet. Astriti i thotë se asnjëri nuk ia ka bërë kastile edhe se ajo mund ta ketë harxhuar vetë. Ola vazhdon të diskutojë lidhur me këtë, por asnjëri nuk ia mban bisedën.
Çimi me Olsin kanë një xixë, kur Çimi i thotë Olsit se nominimi e ka “vrarë”. Madje, ai del edhe në kopsht, duke thënë “ku është Lenny Kravitz?!” Olsi i thotë se Çimi do muhabet të ëmbël, po atij nuk i shijon. Çimi ka gjithashtu një konflikt me
Titin. Batutat e tyre janë agresive dhe me qëllim vënien në lojë të tjetrit. Biseda për zënien e djeshme të Olës dhe Julindës,
banorët e diskutojnë pak përpara drekës me Rominën. Romina mban anën e Olës në një mënyrë, pasi ajo ka nisur ta ketë shumë antipati Julin. Ama, nga ana tjetër, e vlerëson qetësinë e saj gjatë atij konflikti. Kjo bisedë e Rominës tenton të nxjerrë në pah disa supozime të Romit për Julindën dhe kjo e fundit tentojë t’i shpjegojë asaj pse preferon filan banor dhe
pse nuk ka qejf një tjetër. Shkëlqimi që është në mes të kësaj bisede, herë tallet, herë flet seriozisht. Ndërkohë, në oborr të tjerët po vendosin tavolinat për drekën. Duke shtruar drekën janë Julinda, Poli, Çimi, Titi, Ilda. Vjen Arbri dhe Juli i thotë Arbrit se tashmë i ka lënë femrat pas dore. Ata të dy gjasme zihen me tonet që përdorte Mardiola mbrëmë. Arbri vazhdon dhe flet sikur është i fortë dhe ngacmon gocat. Ato qeshin, por Juli thotë diçka që është për t’u marrë seriozisht. Ajo i thotë
Arbrit se po bëhet qesharak, por ende se ka shprehur se çfarë konkretisht e shqetëson. Ndërsa Çimi dhe Titi pjekin mishin, të tjerët janë ulur në tavolinë gati për të shijuar. Vetëm Olsi me Najadën janë në dhomë, shtrirë, duke fjetur. Astriti u shërben të gjithëve, edhe nën batutat e Çimit, që i thotë se ai po e lë për në fund. Titi është nikoqir i vërtetë, ai e ka idenë se çfarë dhe sa ushqim ka çdo njeri në pjatë. Ai i tërheq vëmendjen Rominës, duke i thënë se ajo e ka mbushur pjatën plot.
Në tavolinë bëhen biseda të shkurtra dhe batuta, jo edhe aq naive. Situata shpërthen në të qeshura, kur Romina hipën mbi karrige dhe nis të këndojë. Të gjithë i bëjnë “buu”. Ata rrinë gjatë në kopsht dhe vetëm pasi pinë kafet që ka bërë Julinda largohen nga tavolinat.

Burimi: Gazeta Shqip