cimi.jpg Sic e keni vene re loja vazhdon te nxehet akoma edhe me teper brenda mureve te shtepise se “Vellait te Madh”. Si dje dhe sot akuzat nuk kane qe ne te pakta kundrejte Cimit. Armiku i tij kryesore eshte Najada, ajo eshte e vetmja qe e sulmon ne menyre te drejteperdrejte, ajo thote se kete loje te Cimit e dinte, por kohet e fundit i ka ardhur ne maje te hundes.

Najada eshte e shqetesuar per Olsin, pasi per te eshte hera e pare ne nominim dhe nuk e dine se cfare mendohet jashte per Olsin. Ajo, bashke me Arbrin dhe Julin flasin per mundesite e njerit dhe tjetrit per te dale te shtunen. Edhe Najada eshte e bindur qe nuk do dali Romina, sidomos pa dale Shkelqimi.

Jane nje sere historish dhe detajesh nga e kaluara, qe rikthehen ne tavolinen e debatit lidhur me Cimin. Tashme atij po i pergatitet nominimi.
Eshte shume i ndergjegjshem per kete edhe vete Shkelqimi, i cili sot ka qene shume i shqetesuar edhe i heshtur.