Flet Julinda
Posted on April 29th, 2008 in Big Brother Albania 2 | 49 Comments »
E larguara nga shtëpia e “Big Brother”, tregon ditët e saj brenda shtëpisë
Julinda, e sapodala nga shtëpia e “Big Brother Albania”, tregon për impaktin e parë me realitetin, ndërsa është bërë e famshme. Ajo nuk e ka humbur buzëqeshjen, por tregon se i kanë bërë shumë përshtypje disa gjykime të rënda mbi jetën e saj personale nga ana e opinionistëve të forumeve. Ajo që ka përfituar si eksperiencë personale, është se dashuria dhe ndjenjat nuk duhen dhënë te personat e gabuar dhe se shpesh te disa mënyra të çiltra të të vepruarit, njerëzit gjejnë personin e gabuar. Përmend shpesh se jeta në shtëpi është aq reale sa edhe ajo jashtë saj, vetëm se kur e ka parë me sytë e saj, është çuditur me fiksionin që krijohet përmes një ekrani televiziv.
Si t‘u duk vetja nga ana tjetër e ekranit, tani që ke dalë? Cili është ndryshimi për ty, ndërmjet të qenit brenda dhe jashtë tij? Cilat janë pishmanet dhe gjërat për të cilat krenohesh, tashmë që ke parë …le të themi gjithë pazellin?
Ndryshimi: tani që i shoh gjërat nga jashtë më duket ireale, tamam sikur po luaja një film, jo sepse unë luaja një rol, po sepse e tillë është kur e sheh veten në ekran. Ndërsa brenda çdo gjë ishte reale. Çdo gjë e prekja me dorë, çdo person aty brenda. Kur je brenda ata janë tepër të vërtetë, edhe pse nga jashtë këtë gjë nuk mund ta dallosh. Pishmane ka. Mendoj se duhet ndoshta të fshij ca skena që kanë ndodhur aty brenda, kur e kemi tepruar me shakatë dhe pijet. Në ato momente nuk isha unë. Mund të kisha sulmuar më tepër disa persona. Edhe pse e kam thënë që më pëlqejnë rregullat dhe s‘më pëlqen t‘i ofendoj njerëzit, por kjo u gjykua nga jashtë si dobësi. Krenohem që nuk e humba çiltërsinë dhe logjikën time.
Si të kanë pritur njerëzit, çfarë prisje ti prej tyre?
Ka pasur reagime pozitive dhe negative: Ato negative, që vërtet nuk i prisja, janë ato mbi jetën time personale: mund të them se njerëzit kanë një fantazi të shfrenuar. Asgjë nuk është e vërtetë nga ato që kanë shkruar dhe vërtet që jam ndier keq. Më tepër jam shqetësuar për familjarët e mi, të cilët e kanë përjetuar pak më rëndë. Unë si person u bëj ballë sulmeve, por familjarët e mi i kanë dëgjuar ato gjëra dhe janë ndier aq keq, sa më kanë lindur dyshime nëse duhej ose jo ta bëja këtë eksperiencë. I kam lënduar aq shumë, sa do doja mos të kisha qenë fare ndonjëherë. Kur hyra me kokën time, ata ma falën, por kur dëgjuan ato gjëra që ishin shkruar në forume nuk mundën ta përballonin, sa janë penduar që më lanë të hyja.
Cila ka qenë ndodhia më emocionuese këto tri ditë në liri?
Emocioni më i madh ishte takimi me babanë tim. Takimi me të më qetësoi, edhe pse ai ishte i mërzitur. Më gëzoi fakti që më kishte mbështetur në çdo veprim timin.
Na fol për eksperiencën në “Big Brother Albania”. Me cilin mendim hyre dhe me cilin dole? Çfarë prisje të ndodhte, çfarë nuk ndodhi dhe pse?
Eksperienca është unike dhe e paharrueshme. Nuk ishte ashtu siç e prisja, nuk ishte pothuaj ashtu siç mendoja unë. Për shembull, kur dola jashtë u përballa me këtë realitet kaq të ashpër. Unë prisja një reagim pak më pozitiv, edhe pse unë nuk kisha asnjë synim në vetvete. Jeta ime është shumë e mirë, nuk është se kërkoja diçka tjetër aty brenda, përveç eksperiencës. Atje ndihesh si në një botë të shkëputur: ishte planeti Tokë dhe planeti “Big”. Vetëm të shtunën lidheshim me Tokën dhe dëgjonim ato që na thoshte Arbana.
Unë kam kuptuar ama, se shumë gjëra janë keqkuptuar, lidhjet dhe afeksionet janë transformuar tek ata që i kanë parë nga jashtë. Aty brenda, je me persona të huaj dhe nevojat e përditshme që ti ke si njeri kërkon t‘i ndash me ta, sepse nuk ke tjetër, edhe ndoshta ky ka qenë keqkuptimi më i madh.
Besa po e ndien shumë mungesën tënde. Ti mendon se ky emision të lejon në fund të kesh një mik?
Konkretisht, duke qenë kaq pranë me njerëz të panjohur, a ka ndryshuar ose ndikuar kjo në mendimin tënd mbi natyrën njerëzore?
Ideja ime është se edhe aty brenda mund të bësh miq dhe kur kam dalë jashtë e kam parë se deri tani, unë kam bërë miq aty brenda. Disa banorë aty nuk kanë kërkuar miqësi, por aleanca. Unë nuk kam bërë rol, e pashë thjesht si një jetesë tremujore. Ajo që kuptova ishte se afeksioni që mund të tregosh ndaj një personi, keqkuptohet. Shumë pak njerëz e kuptojnë drejt dhe në dashurinë që fal duhet të jesh më e rezervuar.
Na përshkruaj presionin e të qenit 24 orë i monitoruar nga kamerat: në çfarë pozite gjendesh me intimitetin tënd? Nga sytë e kujt ishe më shumë e shqetësuar, atyre jashtë apo atyre të banorëve të tjerë?
Vetëm ditën e parë pak e kam ndier, pastaj i harruam kamerat. Ky ndoshta ka qenë një gabim dhe shpesh kam thënë dhe kam bërë gjëra, me të cilat kam lënduar njerëz. I harroje që kamerat ekzistonin. Më shumë më preknin sytë që më shihnin nga jashtë, i të afërmve të mi dhe atyre njerëzve të ngushtë që më njihnin.
Kush të pëlqen më shumë nga banorët dhe kush më pak?
Preferencat e mia i kam shprehur, Besa dhe Arbri. Më pëlqente loja e Shkëlqimit, ndërsa si person më me edukatë më është dukur Poli. Nga ata që më kanë zhgënjyer është Olsi, pasi nuk i prisja ato lloj sulmesh nga ana e tij. Fakti që më sulmoi në atë lloj mënyre ishte diçka e papritur dhe e papëlqyer.
Cila është pjesa reale dhe cila është e pavërtetë në atë eksperiencë?
Gjithçka brenda më është dukur reale, tani që kam dalë çdo gjë më duket ireale.
Je takuar me Ronin, të dashurin tënd?
(Qesh) Sapo! Folëm, por gjërat do marrin një rrjedhë për të cilën unë nuk jam e sigurt. Unë kam besim tek ai dhe është personi që më ka ndenjur më afër. Ajo që nuk kuptohet nga njerëzit e dashur, është sesi mund të krijosh afeksion aty brenda për persona që nuk i njeh fare. Por gjithsesi, ai është një person që më kupton shumë.
Ndihesh e ndërprerë në rrjedhën e jetës tënde të mëparshme, cilat janë shpresat dhe objektivat e tu tashmë?
Tani që kam dalë më duket sikurkam kohë që kam dalë nga shtëpia. Tani më duket sikur jam larguar shumë. Planet e mia janë ato të mëparshmet, të vazhdoj studimet dhe punën që kam ndërprerë. Tek ajo që dua të arrij unë, “Big Brother” nuk do të jetë ndihmesë e madhe, vetëm vullneti im do ta bëjë këtë.
Burimi: www.gazeta-shqip.com
Postime te ngjashme
- Besa: Arbri me mungon
- Olta e BB: Me Bertinën do takohem në Gjykatë
- Julinda zgjat flokët dhe i bën platin
- Olta Sheta : Unë, mike e ngushtë me të dashurën e Erionit
- Adela: Do vazhdoj betejën kundër paragjykimeve
Si te shkruaj nje koment?
1. Ju lutemi te shkruani ne gjuhen letrare shqipe. Qe cdo koment i juaji te jete i kuptueshem per te gjithe shqip folesit.2. Mos shkruani fjale banale, te pa denja per nje njeri te kulturuar.
3. Mundohuni te evitoni shkurtimet e fjaleve si: nqs, mgjs, mgjt...etj.
49 Përgjigje
julinda je shum e mir
prindrit e tu duhet te jen shum krenar per ty dhe me fat qe kan nje vajz me kaq shpirt te mir
me vjen vertet shuuuuum keq qe dole juli
xx
te puth fort
Julinda, ke qene e shkelqyeshme, disponimi yt vertete i ka dhene ngjyre hareje BB-se, por edhe kur ishe e merzitur prap ke dhene emocion njerezor…une mendoj qe ke qene shume e kompletuar. thone qe eshte loje BB por prap njerezit e mire/kqinj do dalin ne shesh sepse nuk eshte loje futbolli por tremujore, prandaj ska lojtare qe mund te mbijetojne per aq kohe…Te pergezoj per origjinalitetin dhe kujdesin ndaj beses, jo qe kam simpati te madhe per te, por me teper per gatishmerine tende per te ndihmuar nje vajze te ‘izoluar’, edhepse duhet qmuar guximin e saj per te ballafaquar/duruar thumbat e shqiptareve te tjere…
Ke qendruar me dinjitet per aq kohe sa ke ndenjur, ka te tjere qe ende jane, por qe do, kane shume te meta…nuk jane interesant!
Suksese ne planet dhe jeten tende ne pergjithesi.
une e dua olsin shum e dua edhe noqen sa olsi por ma shum olsin tungi
ju lutemi mos e qitni olsin ne ti more parat 50.000 ju lutem
Juli eshte femer intelektuale me aq sa kam vrejt une gjate kohes qe i kam kushtuar dhe i kushtoj big brother,por jo vetem juli por te gjith brenda shtepis e kane te veshtir te jene ne te gjitha aspektet te pelqyer nga ne teleshikuesit,
sepse ne fund te fundit secili i shikojm me nje kendveshtrim te ndryshem duke u nisur nga personaliteti yne me te cilin e kemi te formuar por edhe nuk mund te them se nuk me ka zhgenjyer pak per nje arsye kishte kapacitet qe ta qonte lojen deri ne fund disa gjera i iken julit per neglizhenc.
”POR prap mbetem ne ate se sikur te isha une vet aty do i kushtoja vemendje apo jo disa gjerave te cilat i iken julit ???,
smundemi te kthejm pergjigje derisa nuk gjendemi ne ate pozit,sepse ne fund te fundit teorikishte te gjith i dijme gjerat ne menyren afer Perfektes por ne praktik …
ju lutemi shtineni olsin me ja honger piqken noqes
edhe titi me ja honger bithen.besartes tungi
kaka pergjigje
ju lutemi banjani olsit ni suprajz bjerjani lusiken ne te pajtohen se olsi sun po rri rahat pa lusin se noqja u dajt me olsin mo nuk pe do tung
tung juli je shum e mir une te adhuroj shum ty arbrin besen jeni shum te mir mos ta ndien fare per olsin po aj po e tregon veten qfar vlere ka qe kur hyri e tregoj karakterin e vet ju jeni ma te miret e fitoren ja uroj arbrit ose beses gjith kosova jan me ju ju treshe jeni shum te fort3 jeni te pa par mpuq jeni si shpirt ta hangsha loqken ju kam gjan ppp uuuqqq
Juli, mos u ndjej fare keq per gjykimet e te tjereve se cdo njeri thot dy gjera me shum kur eshte ne gjendje te pire
julinda mos ki merak,per ato fjal te pista, s ekeshtu jemi ne ,nuk duam kur dikush flet realisht vetem mashtrimet n apelqejn.keshtu qe juli krenohu me veten tende ti prinderit e tu,po te pytesha une ti do te ishe fituesja e qmimit,e meritoje me plot fjalen…juli ke qen me e mira ne BB, mendoj qe je keshtu edhe jasht BB-s,nuk emndoj qe je shtirur aty brenda sikurse more kritika se nuk ke qen vetvetja,une juli shprehi deshiren te kem kontakte me ty se je nejra nga fansat e mija me te preferuara ne BB.te dua shum…
juli je me e forta
juli te kemi xhan
Olsi pederasti e ka krejt mendjen te droga,familja e lusit e ka sheruar nga droga,prandaj e kan shti ne BB qe mos mare me droge.4 muaj ishte per tu sheruar jasht shtetit.
Le ta din te gjithe se olsin e mbajne shumica e stafit te BB e kan nip te Kastriot Caushit.
Gjithcka dihet me.Struga
julinda te duam shum nga presheva edhe pse nuk je ne bb
tung JULI je ke qen shum e mir , mirpo sikur tja kishe zbath atij qenit olsit at dit ne drek, atij idioti perkundrazi ti me pelqenje shum e aft dhe te duam e gjith kosova tung tung
juli je shumm e mir .Ishalla del sa me shpejt olsi ki budall:@e me fitu e meriton shkelqimi:D
juli je ma e mira te puth fort nga fansa jote tina shkup
Olsi e meriton çmimin e 50.000 mijë eurove sepse është banori më i pastërt në shtëpi dhe ju mos tju vjene inati çi pe do Noçen ai juve a po ju përzihet se kane me dasht.Qysh mës me dasht Noçen se asht fraeric,plasni se sun pe mirni ju Noçen
Olsi veç tepara se je ma i miri
Po edhe Noçja asht ma e mira
paqare ka mu moderu.
Se je kalli.
JULI ke qen nje shembulle aty persemir ti dhe Besa,ju lumte ke qen taman ashtu vetvetja nuk je shtirrure na asnje lloj menyre po taman ke qen reale shummm,po shumm me ke pelqy se si ju ke pergjigjure juris te lumte moj goce mburru me karakterin qe e ke,nuk e ke meritu me dal te puthe shummm kam qare ate dite per ty qe ke dale zemer gjithe tirana jemi me ty mpuqqqqqqqqqqqqqqqqqq
JULI ME TE VERTET BRENDA KI QEN E MIRE ISHALLA EDHE JASHTE JE ASHTU POR ISHALLA NUKE JE ASHTU SIQE PO THU VET ME GOJEN TONE QE DO TI HAROSHE MIQET SE ATEHRE PO NA DEL NJERI ME DY FETYRA SE BESA KA QEN VETVETJA EDHE OSHTE KESHTU QE ISHALLA NUKE KI NDEJTURE ME TO VEQ PER INTERES NEJSE OK SI DO QE TE JET TE UROJE SUKSES NE JET BESA JE E MIRE SHUME KEMI ME TE PERKRAHE DERI NE FUNE NA KOSOVA OK TUNGI NGA PRISHTINA KOSVA
shum e mir je julu tung tung mpuuuq ishalla ndreqeni me ate ronin
Juli kam pas bindjen se do te jesh ne mesin e 4 por qe ndodhi e kunderta mirepo kam mar si nji perfundim timin se personat qe jan tani jasht shtepis jan shum me te mir se ata qe jan ne shtepi dhe se kam ven dyshimin tim tek stafi i bigbrother.
julinda ma e miraaaaaaaaaaa veq besa pe e ndien mungesen
nuk bon big brother pa ty e inen
mendoj qe julinda ishte me kot aty brenda hante si kale dhe si lope nuk hapte debate nuk jepte me asgje ne shtepi vetem shkelqimi i thonte xhaxa do nje kafe per mebdimin tim julinda dhe besa jane me kot aty e dija qe julinda do dilte se ishte kot.puc paola
juli shum e ndiejm mungesen tande ne bb. e prindet e tu le te krenohen me ty
juli je kon ma e mira a ty ne big brother edhe gjith Kosova te ka pelqy si femer intelktuale edhe pa dyshim qe je kon ma e mir a ty edhe nuk e ke merituar me dal prej big brother mpuq shum nga peja ma e mira je tunnnnnnngggggg
juli sdij veq shume po ndihet mungeswa jote ne bb .prindet tu le te krenohen me ty.
juli te pershendes dhe kur te vish ne kosove deshirojme te pim kafe se bashku.mos ki dert se bb te ka larguar e jo votat e shikuesve.tung nga ferizaji.te puthi fort.nora
harrova te them se duhet te krenohet me ty.
normal prinderit
juli ke qene e mrekullueshme.tung nga kosova
Aulon desh te them qe po thu sun e zini ju Noqen ta mer menja se kur e ka zan kinezi e afrikani e magjupi secili e zen Noqen po kushi tybe nuk o i interesum pse a po menon ti qe olsi pe marton Noqen a aj sa per sho e ka aj edhe vet po thot qe nuk kam ndjenja per ta po mos ja maj krahin per diqka qka nuk osht Noqja e ka nja te mir qe veq o e qet se tjeter sen te mir nuk ka se bahs gjeloze osht e saper Juli sesha te them se nuke ka meritu me u largu nga shtepija me e famshme ne Shqipri te puth Juli fort se je shume bukur edhe Besa Aarbri jna shum te mir qao ju dua shum Gjilani
juli shume e mire je kon se ke meritu ti me dal amo po shihet qe njerzt nuk kan qejf me pa njrz te kulturuar ne shtepi po kan qejf te shohin tipa siq jane noqen dhe olsi te cilet aty ne shtepi sillen si parazit
olsii jasht dhe shpresoj qe tanime je sheruar nga drogaa
persh nga pz juli je me emira nuk e ke meritu me dal po,po shihet qart se nuk jan votat e publikut po te atyre te BB,dhe kjo esht shum e demshme per shikuesin se po mashtrojn dhe qe nga dita qe ke dal ti un me familje nuk e perciellim se nuk ja vlen.le te krenohen prinderit e tu me ty gjithashtu edhe i dashuri yt gabon shum ne qofse nuk te kupton mpuuuuq juli. e per olsin esht nje i pa vler thjesht nje rrugaq e noqja nje vajz e cila ska pik karakteri gjithashtu as edukat familjare.
juli ke qen e mrekullushme ne cdo aspekt.sa kam shiquar BB prej ne fillim ke qen e mir.te pershendes nga Shkupi
juli je me e mira suksese ne jete e te prifte e mbara ,ta dhashte zoti ashtu si e ke zemeren
juli je me e mira mos u merakos se te ka larguar big brother e jo votat e shikuesve
ej Juli je si llokum lum prinderit qe te kan je me e mira ne bb ti e ke meritu qmimin.edhe nuk eshte e vertet qe populli te ka votuar ty te gjith te duan por bb te ka larguar edhe kjo sesht e drejt se bb me hile po ban e pse nuk po e largoin noqen olsin e rominen ma te kqit po i len e ma te miret po i hek se tash sa keq bb pa julin tung juli te dua shummmm edhe inen gjithashtu edhe pse sjeni ne bb jeni ma te mira ju puq nga kosova
Juli je e pa pare loqk me ke pelqy me se shumti ti nga banoret tjeter ne bb per arsyje sepse i perngja motres tim te cilin e ka ne zvicerr te puth fort loqka jem mpuq te madhhhhhhhhh
nese je emencur shiko [umet etua korigjo gabimet dhe vetem ec perpara njerzit vetem tre dit flasin e me tutje plasin
kue futesh per te ber dicka eshte normale qe ka fjal te mira dhe te kqija si ne ter boten ti duhet te tregohesh e mencur dhe do te kesh fat ne jet se tashti ke eksperience po te flas si prind se kam vajza vet ajo besa kur te dali nuk do te jet ajo qe eshte aty te eshte shtirur sa nuk do ta besosh tung te fala prindeve
juli shum emir je kan du shum poli nga pejaa
tung pershendetje te gjithve e sa per fitoren ja uroj arbrit asht njeri intelektual dhe e meriton tung klm
Urime Julinda , ma e mira ke qene . shum nerva pom shkon adelanja edhe Olsi
Ma e mira ti edhe Lirita