Romina me Shkëlqimin kanë dalë në kopsht dhe diskutojnë rreth marrëdhënieve mes tyre. Shkëlqimi e pyet për rastet që ajo mendon se Shkëlqimi e ka marrë për budallaqe. Kësaj pyetjeje të Shkëlqimit Romina i shmanget dhe i thotë se ai kërkon gjithmonë të arrijë i pari, por Shkëlqimi pohon se çdo njeri hyn në lojë për të dalë i pari. Romina akuzon Shkëlqimin për lojë jo të ndershme.

Romina duket e sigurt kur mëson Shkëlqimin duke i thënë se nëse ai ndryshon mënyrën e lojës së tij, atëherë do dalë, por edhe nëse nuk e ndryshon, përsëri nuk ka shanse.

Shkëlqimi kërkon të dijë nga Romina se kur ai ka luajtur shëmtuar me të, por Romina nuk di t‘i përgjigjet. Ajo i sjell Shkëlqimit shembullin me Arbrin, ku Shkëlqimi e kishte ofenduar, por shembull personal nuk sjell dot.

Romina akuzon Shkëlqimin që rri shtirë gjatë gjithë kohës, por nuk ka arritur dot ta manipulojë atë. Ndërkohë që ajo harron se është personi më i përfolur për pjesën që fle më shumë gjumë nga të gjithë.

Ajo thotë se ata persona të cilët Shkëlqimi ka arritur t‘i manipulojë tani janë jashtë. Ajo i sjell si shembull Ervisin, por në këtë rast ajo dështon në diskutim, sepse Shkëlqimi i argumenton faktet kur Romina ka qenë pjesë në bisedat e shumta mes të treve.

Romina është e mendimit që Shkëlqimi është në stres dhe se e ka të nevojshme diskutimin me të. Sipas saj, ajo është 7 hapa përpara Shkëlqimit, sepse ka dalë 7 herë në nominim.

Emocionet e kandidimit
Najada flet me Polin, Jonidën, Arbrin dhe Besartën, duke i përshkruar mënyrën sesi është ndjerë kur ka qenë në dyshen e fundit gjatë eliminimit, bashkë me Visin, përpara se të dilte ai. Najada kujton se Visi ka qarë shumë kur dëgjoi emrin e vet. Najada e mban mend reagimin e tij dhe shokun që përjetuan të gjithë kur doli ai, pasi mendonin që Visi do të shkonte deri në finale.

Poli: Fiton individi

Poli merr shkas nga biseda e Najadës dhe shprehet se loja brenda “Big Brother” është individuale, pavarësisht se Najada tregon që në rastin e saj dhe të Olsit nuk është ashtu.
Najada tregon se u gëzua shumë kur doli Julinda dhe s‘mund ta mendonte të rrinte në shtëpi pa Olsin.
Poli nuk e kundërshton Najadën, edhe pse ai ka pasur rastin ta provojë dy herë (Ildën dhe Inën) se çfarë do të thotë të jesh çift në një lojë si kjo, por përherë ka hezituar.

Poli, për njerëzit në “Big Brother”

Poli flet me Shkëlqimin lidhur me jetën në “Big Brother” dhe i thotë se është e pamundur të kuptojë se si ka ndenjur dy muaj me njerëz që normalisht nuk do i kishte afruar asnjëherë. Ai tregon se shumë shpesh i është dashur të ruajë nervat dhe të mos reagojë në mënyrë impulsive.

Shkëlqimi dhe Titi

Shkëlqimi dhe Astriti tashmë janë në një debat të hapur, por javën e fundit nuk janë ngacmuar fare. Astriti i mban pak hatër Shkëlqimit, për mënyrën se si u soll ai herën e fundit, kurse Shkëlqimi nga ana e vet tenton të afrohet drejt tij. Shkëlqimi duket sikur i ka thirrur mendjes në lidhje me Titin, që kur ai ia ka bërë të qartë të mos i flasë me tone urdhëruese.