Archive for April, 2008
Ne shtepine e Arbrit
Posted on April 28th, 2008 in Video te Tjera | 6 Komente »
Ilda: E vërteta e fotove të mia
Posted on April 27th, 2008 in Lajme dhe Thashetheme | 50 Komente »
Kujtojmë që Ilda edhe pse ndenji shumë pak në shtëpi, arriti të tërheqë vëmendjen me pamjen dhe performacën e saj. Grindja me Mardiolën i kushtoi humbjen e lojës. Por padyshim Ilda nuk është nga ato tipa që mund të kalojë në harresë. Madje për të ka gjithmonë kuriozitet.
Përshëndetje Ilda, si po e kalon tani që u bënë gati dy javë jashtë shtëpisë së “Big Brother”?
Shumë mirë. Tani po jetoj në Tiranë dhe kam mundësi të rri me miqtë që kam këtu.
Atëherë ke vendosur të jetosh këtu dhe të mos largoheshmë për në Amerikë?
Nuk e kam vendosur akoma por mendoj se më duhet të shkoj. Nëse vendos që të mos rri për të jetuar, më duhet të paktën të mbaroj shkollën. Unë kam ndërruar disa herë degë dhe tani e kam vendosur përfundimisht që të vazhdoj për shkenca politike mirëpo mendoj se është mirë që atë shkollë ta bëj andej pasi shkollat në Amerikë janë tjetër nivel. Lexo me teper »
Romina apo Olsi
Posted on April 26th, 2008 in Big Brother Albania 2 | 26 Komente »
Ja dhe e shtuna erdhi, sic keni pare dhe nga sondazhi, si gjithmone ne krye te klasifikimit si me e pa deshiruara mbetet Romina. Kjo e fundit eshte bere e perhershme ne secilin sondazh qe kryhet, por kesaj rradhe shume afer saj eshte dhe Olsi, i cili ne fillimin e lojes ka qene nje nga me te preferuarit e shtepise nga fansat e BBA. Por pozicioni i tij ndryshoi qe pa deklaratave qe ai beri, duke thene se kishe prekur Besen ne vende intime. Megjithate, lufta eshte akoma e hapur midis Romines dhe Olsit sepse per Julin dhe Besen nuk mund te shkruajme asgje, keto dy te fundit kane gjysmen e votave qe ka Romi dhe Olsi. Por ne fansat e BB tashme jemi mesuar me te papriturat qe na rezervon ky spektakel, pa dashur ti komentojme, si psh. dalja e
Visit dhe Ines…
Si mendoni kush do te dal sonte?
Ina:- Ne shtepi do te isha lidhur me Polin
Posted on April 26th, 2008 in Big Brother Albania 2 | 32 Komente »
U bënë dy javë, që ajo ka dalë nga shtëpia e “Big brother” megjithatë vazhdon të jetë po aq interesante për mediat. Jo vetëm për marrëdhëniet, që ka ndërtuar me banorët që tashmë janë shtëpisë, por veçanërisht edhe për lidhjen e saj me Polin, banorin, që vazhdon të mbetet në shtëpi. E kemi fjalën për Inën, që tani ka hequr bishtalecat dhe në kokë mban një kapele sportive. E gjejmë zakonisht tek “La voglia”, ku mblidhet shpesh me mikeshat e saj, një prej të cilave është edhe Lusi, ish e dashura e Olsit. Ndërsa ende nuk është kthyer në punë, duket se Ina ka rigjetur normalitetin e jetës, që kishte përpara se të hynte në shtëpi. Me ndryshimin,
që tashmë njerëzit kthejnë kokën dhe reagojnë kur e shohin në rrugë.
Sa je rikthyer në normalitetin e jetës, pas daljes nga shtëpia?
Vështirësia e vetme ka qenë në rregullimin e orareve të gjumit. Nga ana tjetër për ditët e mia brenda shtëpisë
kam marrë kompensimin më të mirë, që ishte reagimi pozitiv dhe vlerësues i njerëzve kur më shohin në rrugë. Lexo me teper »
Big Brother Albania: Dita 62
Posted on April 26th, 2008 in Ditet | 2 Komente »
Big Brother Albania: Dita 62 Rodeo Ride
Posted on April 26th, 2008 in Video te Tjera | 1 Koment »
Edhe Arbri kunder Beses
Posted on April 25th, 2008 in Big Brother Albania 2 | 58 Komente »

Tani qe inatet dhe ambicia midis banoreve eshte akoma me e madhe, zbulohen dhe nese miqesite jane aq te verteta sa ne fillim. Sot, Besa dhe Juli folen diskutuan nderkohe qe Besa po lante enet. Besa tashme sulmohet pothuajse nga te gjithe pervecse nga mikesha e saj Juli qe duket sikur asnjehere nuk do ta lere vetem. Ne bisede e siper, Besa i thote Julit se dhe Arbri kishte thene per te qe; Besen nuk e votojne si Besarte por ngaqe eshte nga Kosova. Ketu duket qarte qe dhe Arbri hedh dyshime mbi Besen megjithese ata duket se jane shoke me te vertet shume te mire. Le te shohim se si do te jene gjerat tashme qe Arbri u bashkua me mendimin e Olsit dhe Noces.
Si mendoni, Besa vleresohet sepse eshte nga Kosova apo sepse ajo eshte Besarta pa dallim krahine, mendimi apo ideje?
Najada provokon Julin
Posted on April 25th, 2008 in Big Brother Albania 2 | Lini nje Koment »
Najada thote se nuk e kupton pse Julinda dhe Besa jane bere shoqe. Ideja qe shprehu Nada, se Julinda rri me Besen per votat e Kosoves, e ben Julin te ngrihet edhe t’i kerkoje Najades shpjegime. Najada i thote se ajo nuk sheh te ato te dyja asnje pike te perbashket ne karakter ose eksperienca. Julinda i thote se s’ka nevoje qe dy njerez te jene te njejte per te ndenjur bashke. Najada behet skeptike ndaj pergjigjeve te Julindes dhe shprehet se eshte Juli qe i pershtatet Beses.
Poli nderhyn ne kete bisede duke i thene Najades se s’ka nevoje qe dy persona te gjejne gjuhen e perbashket se kane te njejtin mentalitet edhe prejardhje, perkundrazi.
Julinda i thote se ato te dyja kuptohen shume mire edhe pse nuk kane te njejtat gjera per te treguar.


