Archive for May, 2008

Ilda së shpejti në një film në rolin e një të droguare

Posted on May 31st, 2008 in Big Brother Albania 2 | 24 Komente »

 

S‘mund ta themi këtë për Ildën në realitet, po e sigurtë është se vajza që ishte njëra nga banoret e “Big Brother”, do të  interpretojë në një film me metrazh të shkurtër një vajzë të varur nga droga. Oferta nga një regjisore e njohur e ka surprizuar dhe lumturuar se tepërmi vajzën që erdhi nga Bostoni me shumë aspirata dhe që u bë e famshme në shtëpinë më të njohur televizive edhe pse ndenji shumë pak aty. Ilda është e lumtur për mundësinë që i është dhënë, një mundësi që as nuk ia merrte kurrë mendja se do t‘i jepej. Po kjo gjithashtu e ka bërë të ndjejë përsipër një përgjegjësi të madhe, gjë që e ka detyruar t‘i marrë gjërat shumë për zemër dhe seriozisht. Ja pse është parë të hyjë e të dalë në Akademinë e Arteve të Bukura sepse atje po zhvillon një kurs aktrimi. Kjo është mëse e domosdomshme nëse do që përvoja e parë me aktrimin të rezultojë e suksesshme e pas saj, të marrë të tjera oferta. Kjo është përvoja e parë e Ildës në aktrim dhe në një prodhim kinematografik. Ndonëse me kohëzgjatje minimale, filmi kërkon sërish shumë impenjim po kjo nuk e ka trembur Ildën, e cila dhe në raste të tjera ka treguar një forcë të vërtetë karakteri. Nga ana tjetër, përvoja në shtëpinë e “Big Brother” ka qenë si një shkollë aktrimi, sepse atje sikurse të gjithë banorëve, edhe Ildës i është dashur të aktrojë në një farë mënyre. I urojmë suksese Ildës në rolin e saj të parë, atë të një vajze që pi hashash e që sigurisht, Ilda nuk e paragjykon sepse dihen tashmë mendimet që ajo ka rreth kësaj teme. Mendime të cilat me guxim i ka shprehur dhe kur ishte në shtëpi, përpara miliona teleshikuesve konservatorë.

 

 

 

 

Big Brother ndan 4 cifte

Posted on May 31st, 2008 in Banoret | 14 Komente »

 

 

 

Visi, djali simpatik 24- vjeçar i cili u bë i njohur nga të gjithë falë programit “Big Brother”, po shijon si gjithë banorët e ish-banorët e kësaj shtëpie të famshme, kënaqësinë e të qenit person publik. Edhe vetë angazhimet e tij në forumet rinore të PD-së kanë bërë që Visi të marrë atë që ka kërkuar gjithmonë, të jetë i njohur dhe këtë fakt ta përdorë për të realizuar ambiciet e tij. Por Visi si të gjithë miqtë e tij të asaj shtëpia, ka pasur një jetë private para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother”. Prej një viti ai ishte i lidhur me një vajzë 20-vjeçare me origjinë nga Vlora. Sapo doli nga shtëpia ai iu bashkua ish-banorëve të tjerë në kafetë e pasdites apo në festat e shumta ku djemtë e vajzat, tashmë të famshëm, e kishin gjithmonë nga një ftesë. E dashura e Visit shpesh e shoqëronte, por asnjëherë nuk donte që vajza të deklarohej publikisht si e dashura e Visit, pasi thuhet se familja e saj nuk kishte dijeni për këtë lidhje. Mirëpo thashethemet më të fundit tregojnë se marrëdhënia e Visit me të dashurën misterioze duket se ka marrë fund. Miqtë e tyre tregojnë se vajza kishte filluar të mërzitej nga angazhimet e Visit dhe jeta e re që ai kishte filluar pas daljes nga shtëpia. Ai kalonte shumë kohë me miqtë e rinj, por edhe me shkollën dhe angazhimet në aktivitetet që forumi rinor i PD-së ka organizuar këto kohë. Kështu vajza është ndjerë keq dhe ka filluar të kërkojë vendin që i takon në jetën e djalit që ishte i dashuri i saj. Madje miqtë tregojë se ajo filloi të shfaqë edhe shenja posesiviteti ndaj Visit. Të rinjtë kishin një vit që rrinin bashkë, por asnjëherë nuk kishin menduar se kjo lidhje do të ishte ajo e vërteta dhe e përjetshmja, pasi mosha e tyre e re e bënte të pamundur këtë fakt. Visi ka menduar gjithmonë se ai, por edhe të gjithë të rinjtë duhet të kenë eksperiencat e tyre derisa të vendosin për t’u lidhur përjetë, dhe ky moment natyrisht do të vijë në një moshë më të pjekur. Është e çuditshme një fakt që ndodh pothuajse gjithmonë: në këto lloj spektaklesh ndahen çiftet duke u krijuar çifte të reja,  

Panorama Plus

 

 

 

 
 

 

Big Brother Albania: Dita 97

Posted on May 31st, 2008 in Ditet | 34 Komente »

Big Brother Albania: Dita 96

Posted on May 30th, 2008 in Ditet | 16 Komente »

Besarta pas daljes nga “Big Brother”: Dashuroj dikë tjetër, por jo Arbrin

Posted on May 29th, 2008 in Big Brother Albania 2 | 50 Komente »

Një muaj brenda shtëpisë së “Big Brother” si ishte për ty?

Ishte një muaj që nuk e kam ndier, pasi ia kam kaluar shumë mirë. Jam munduar të shijoj çdo ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Mendoj se u integrova mjaft mirë me banorët e tjerë dhe sigurisht që ishte një eksperiencë që do ta kujtoj gjatë.

Çfarë do të kujtosh më shumë?

Sigurisht që të gjitha momentet që kam kaluar aty ishin shumë të bukura, por më specialet ishin ditëlindjet e Arbrit dhe të Olsit, ku isha ndër balerinat kryesoret. Balerinat e haremit tek Arbri dhe të Lenny Crevits tek Olsi. Gjithashtu prova ku unë duhet të isha Vesa Luma, ishte mjaft e bukur. Hedhjen me kokë tek jacuzzi dhe kërcimin me mollët me Astritin.

Përse hyre në “Big Brother”, çfarë kërkoje nga ky spektakël?

Më duhet ta pranoj që jam i vetmi person që kam hyrë pa strategji. Gjërat erdhën shumë shpejt dhe arsyeja kryesore është se jam një tip që çdo eksperiencë interesante, që rrallë të jepet në jetë, dua ta provoj. Doja të prekja nga afër ndjesinë e të qenit pjesë e karaktereve të ndryshëm brenda një shtëpie. Doja të shihja gjithashtu në do të isha e aftë të rrija për një kohë të gjatë e mbyllur dhe pa kontakt me jashtë dhe mendoj se ia dola. Gjithashtu, për të provuar edhe veten nëse jam vërtet tipi që përshtatem me karaktere të ndryshme.

Cili ishte komenti më i bukur që more nga njerëzit jashtë?

Më vjen mirë që ishin opinione pozitive. Më kanë ndaluar mosha të ndryshme në rrugë e më kanë komplimentuar. Me sa duket tipi im i çiltër u ka pëlqyer të gjitha moshave. I pari që më ka përqafuar ka qenë një djalë 13-vjeçar në studiot e “Top Channel”, që nuk ia mbaj mend emrin, por më bëri shumë përshtypje, pasi më tha: “Po të kishe hyrë që në fillim do të na kishe dhuruar më shumë kënaqësi, ndoshta do ishe edhe në finale”.

Keni rreth 24 orë jashtë shtëpisë së “Big Brother”, çfarë keni bërë gjatë kësaj kohe?

U mërzita pak që mami nuk kishte mundur të vinte në studio. Pasi u prezantova me banorët e tjerë pjesëmarrës në “Big Brother” dhe një bisedë të shkurtër me ta, piva një kafe me shoqet e mia dhe u nisa për në shtëpi. Më vjen mirë që gjithë reagimet që pata në rrugë ishin pozitive. Kur takova babin kam shpërthyer në lot, pasi ai ishte personi që më tepër se të tjerët nuk donte që unë të hyja aty. Në momentin që më përqafoi u emocionua dhe kuptova që nuk e kisha zhgënjyer aspak. Familja ime është shumë krenare për mua, vetëm se janë ndikuar pak nga komentet që janë bërë për të ashtuquajturën “feeling” midis meje dhe Arbrit. Lexo me teper »

Prezantimi i karikaturave

Posted on May 29th, 2008 in Banoret | 7 Komente »


Secili nga banorët do të mundohet të pikturojë karikaturat e 5 prej 18 banorëve të “Big Brother”. Banorët janë të lirë të zgjedhin vetë se kë do të pikturojnë, duke u munduar të mos portretizojnë të njëjtin personazh. Secilës pikturë duhet t‘i vendosin një citat. Najada u shpërndan letrat dhe lapsat, ndërkohë që të gjithë dalin në kopsht për të filluar nga puna. Ndërsa Arbri ka përgatitur nga një pije freskuese për të gjithë, Astriti është në merak, sepse në shkollë të mesme nuk ka bërë vizatim teknik.
Pasi kanë përfunduar karikaturat, është Arbri i pari që merr guximin të prezantojë veprat e tij të artit. Ai komenton karikaturën e Julindës, e cila dashuronte ushqimin dhe që pas hyrjes në B.B. ndryshoi linjat. Karikatura tjetër është për Besartën, slogani i saj është: “T‘i thyej dhëmbët”, më pas vjen karikatura e Nardit, me sloganin: “I love cigaret” dhe dy të fundit janë Shkëlqimi dhe Poli.
Astriti prezanton punimet e tij, ku bëjnë pjesë Mardiola me sloganin: “T‘i thyej turinjtë moj qelbësirë”, Ingridi, të cilën e ka bërë si murgeshë, Ilda me duart lart që thotë: “Dua cigare”, Shkëlqimi si shef kuzhine dhe të fundit prezanton veten e tij si karikaturë.
Najada fillon prezantimin me karikaturën e Nardit, të cilin e ka bërë si tullumbac, më pas prezanton dashurinë e saj me sloganin “Do pimë vere”, Astritin me sloganin: “Kam atë timen, s‘ma ndryshon njeri”, Ervisi me prerjen e tij të fundit dhe Ina me fjalët “ku Poli”. Të gjithë plasin në të qeshur kur kujtojnë karikaturën që Najada i kishte bërë Astritit dhe sesa shumë u nxeh ai kur e pa. Poli thotë se edhe ai donte ta bënte Astritin karikaturë, por nuk e mori guximin, pasi ai kur nxehet bëhet i padurueshëm. Olsi i thotë se i rëndësishëm ishte momenti kur e kishte kapur Najada, duke i rikthyer atë shprehjen “Rinia shqiptare po shthuret dhe askush s‘ma ndryshon mendimin”.

Ndërsa Poli e ka nisur me Rominën, më pas me Besartën, prezanton karikaturën që ka bërë për Najadën, Nardin dhe Arbrin me fjalët “Muchacho i vogël”.
Olsi, pasi falënderon të pranishmit, prezanton karikaturat e tij. Ai ka pikturuar Dorinën, Jonidën, Rominën – heroinën e kandidimeve, dhe në fund Najadën, në momentin që është dashuruar.

Big Brother Albania: Dita 95

Posted on May 28th, 2008 in Ditet | 23 Komente »

Intervista me Joniden

Posted on May 28th, 2008 in Video te Tjera | 7 Komente »

Largimi i Jonides

Posted on May 28th, 2008 in Video te Tjera | 2 Komente »

Big Brother Albania: Dita 94

Posted on May 28th, 2008 in Ditet | 9 Komente »