Pasi Romina i pranoi Jonidës ndjenjën e saj për Olsin, ajo me Besartën ndodhen në kuzhinë dhe po gatuajnë drekën. Besarta e pyet Rominën mbi marrëdhëniet e saj me Olsin. Asaj i duket sikur një farë kohe Romina ka pasur marrëdhënie më të mira me Shkëlqimin, për sa kohë ai nuk e sulmonte, më pas kur Romina filloi të sulmojë Shkëlqimin pati marrëdhënie të mira me Olsin. Romina i thotë se e ka kapur në një pikë që nuk di të përgjigjet, sepse as ajo vetë nuk është e qartë, sidomos pas asaj që i tha Olsi, që Romina është tip i paqartë. Ajo dyshon se mos kjo është loja e Olsit. Edhe Olsi është tip i paqëndrueshëm, sipas Rominës, ndryshe i flet sot dhe ndryshe nesër. Romina i thotë Besës se qëndrimi i saj ndaj Olsit do të jetë reciprok si të sillet ai, do të sillet edhe ajo. Romina thotë se nuk ka përse ajo të japë më shumë dhe ai më pak, ose anasjelltas. Megjithatë ajo pranon faktin që ai ka bërë çka dashur me të, sepse ajo ia ka lejuar.

Për Rominën ngelet i turbullt fakti nëse Olsi po bën lojë apo jo. Ajo thotë se ka qenë shumë e hapur në marrëdhëniet me banorët e tjerë, megjithatë nuk ka besim tek askush. Besartës i ka bërë përshtypje Romina, se ajo e thotë një fjalë dhe pastaj e kundërshton dhe thotë se është lojë. Diskutimi mes vajzave vazhdon mbi kandidimet dhe tipat e njerëzve brenda shtëpisë. Besarta nuk e fsheh adhurimin e saj për Arbrin dhe mendon se ai e meriton plotësisht të dalë në finale, madje edhe ta fitojë. Romina thotë se Arbrin nuk e kanë sulmuar që ai të tregojë veten e tij. Por Besarta nuk është dakord me Romin.

Burimi: www.gazeta-shqip.com