Te gjithe banoret kane dale ne kopesht dhe bisedojne mbi vleresimet e ndryshme qe mund te japin vajzat per djemte. Ngacmimet kane kaluar nga Arbri tek Astriti.Ata ngacmojne Astritin e ka qejf ndonje vajze se cfare do thote. Por Astriti i pergjigjet qe i pelqen te ndihet i vleresuar. Olsi vazhdon ta ngacmoje dhe i thote se nese Jonida do ti afrohej, ai do largohej me vrap. Astriti i thote te mos jete kaq i sigurte, por Olsi vazhdon te kembengule ne te veten. Te gjithe reagojne duke thene se atij nuk i lejohet per vete statusin qe ka, se eshte i martuar.
Ata i permendin Astritit faktin qe ai ka lejuar Julinden te hyje ne shtrat tek ai, nje gje te tille Olsi nuk do ta lejonte te ndodhte nese do ishte ne vend te Astritit. Por Astriti justifikohet me faktin se ishte deshira e saj dhe se asgje nuk kishte ndodhur.
Situata nxehet kur Arbri i thote se nese gruaja e tij do hynte ne B.B Arbrit nuk do ti vinte aspak mire ti hynte nje mashkull ne shtrat. Astriti thote se ai nuk do ta linte gruan e tij te hynte ne nje loje te tille, por Arbri nuk e beson dhe Astriti reagon rende. Arbri i thote se perse te hynte ai dhe jo gruaja, por Astriti i thote se kur te martohet do ta kuptoje.
Olsi me Arbrin i thone se ai veprim gjykohet keq duke qene se ai eshte i martuar. Astriti nxehet dhe perseri reagon rende duke i ofenduar te tere banoret.
Olsi me Arbrin reagojne ashper duke i thene te mos e banalizoje biseden me shprehje te pahijshme qe nuk i shkojne aspak moshes qe ka mbi supe. Arbri shton se nuk eshte nevoja te ofendoje njeri se ata thjesht po bisedonin. Arbri i indinjuar i thote Astritit qe nuk ka asnje te drejte per ta ofenduar dhe se as babai i tij nuk i drejtohet ne ate menyre. Debati vazhdon mes te dy banoreve me tone te ashpra. Edhe Olsi eshte i ketij mendimi se Astriti ka banalizuar biseden.
Debati ka vijuar duke u munduar te bindin Astritin te mos shprehet ne menyre ofenduese gjate debateve.
Te gjithe mundohen te bindin Astritin te mos keqkuptohet para se nxehet. Por Astriti vazhdon me te veten se eshte mbrojtur me te drejte dhe se nuk duhet te hyne ne gjera personale.