Të gjithë do kishin vënë bast se Çimi, në mos do ta kishte fituar “Big Brother”, të paktën deri në finale do
të kishte shkuar, për t’i dhënë sa më shumë jetë kësaj shtëpie. Çimi edhe për moshën e tij më të madhe
në krahasim me banorët e tjerë, por edhe për formimin, ka lënë një kujtim mjaft të mirë brenda shtëpisë, aq
sa sot me të vërtetë ndjehet nevoja e prezencës së tij në atë shtëpi. Madje në forumin e faqes zyrtare të “Big
Brother”, ku pyetet se cilin banor do të donit që të rifutnit në shtëpi, përqindjen më të lartë e ka marrë Çimi.
E kemi takuar në një lokal në qendër të Tiranës së bashku me Inën, Visin dhe Julindën, tre nga miqtë e tij
më të mirë që brenda shtëpisë. Çimi tregon se po merret me projektet e lëna në mes edhe pse tani, të qënit preson publik dhe i njohur nga të gjithë, bën që gjërat të mos jenë më si më parë.

Po si do ta shfytëzojë këtë fakt Çimi?

“Projektet e mia të nisura gati një vit më parë që kanë si qëllim të ndihmojnë komunitetin rom, tani do të ecin me ritme më të shpejta. Dua që të gjitha shoqatat e romëvë t’i bashkoj në një pasi duke qenë të gjithë bashkë, mund të realizojmë qëllimet që i kemi vënë vetes.

Po si ka ndodhur që Çimi i është përkushtuar këtij k o m u n i t e t i ?

“Unë jetoj tek rruga ura dhe rastësisht u krijua kjo marrëdhënie dashurie dhe dhembshurie për këtë komunitet të harruar nga shteti. Kam krijuar shoqatën “Romët për integrim” dhe ndërkohë kam një biznes që merret me riciklimin e mbetjeve plastike me të ardhurat e së cilës mbahet shoqata dhe ndihmohen romët. Kemi bërë shumë punë edhe me ndihmë të donatorëve dhe më vjen keq që nuk i fitova 50 mijë eurot me të cilat kisha ndër mend të bëja nja kopësht për fëmijët rom”. Pra është fare evidente fakti që në projektet e Çimit është si prioritet ky komunitet.

Po ambiciet e tij deri ku shkojnë?
“Unë do të doja të hyja në politikë por tek në forcat aktuale politike, por do të doja të krijoja një parti të re e cila do të mbështeste komunitetin rom”. I pyetur se si kanë reaguar romët pas daljes nga “Big Brother”, Çimi përgjigjet: “Të gjithë më përqafonin dhe më puthnin duart. Madje dua t’ju tregoj një gjë që është për tëqeshur. Nga padija ata votonin për mua pa e ditur se votat në fakt të nxirrnin nga shtëpia”.

Gjithashtu Çimi tregon se në të gjitha projektet e tij ai ka gjithmonë në krah Visin, mikun e mirë të cilin e njohu brenda shtëpisë së “Big Brother”. I pyetur se cilat janë lëvizjet konkrete dhe dyert në të cilat do të trokasë për të realizuar të gjitha këto plane që ka ai përgjigjet: “I kam kërkuar një takim kryeministrit Berisha
duke i paraqitur edhe projektet e mia dhe jam i sigurtë se ai do më presë dhe do të më përkrahë pasi të gjithë e dinë se ka ardhur koha që të kthejmë sytë nga ky komunitet i harruar i cil i ka nevojë për përkrahje.”

Burimi: Panorama Plus