Najada me Astritin ndodhen të dy në kuzhinë ku flasin për karakteret e njerëzve. Astriti i thotë Najadës se ka dëshirë t‘i shohë bashkë me Olsin kaq të lidhur edhe jashtë. Por ai dyshon se duke parë se si ata zihen dhe acarohen me njëri-tjetrin brenda shtëpisë nuk e shtyjnë as dy javë jashtë saj. Por Najada nuk është e këtij mendimi, ajo thotë se brenda shtëpisë dashje pa dashje janë tërë ditën bashkë dhe mjafton një fjalë për t‘u acaruar, ndërsa jashtë duke qenë se edhe koha është më e limtuar, do takohen më rrallë. Najada i shpjegon Astritit se si do ta organizojë kohën kur të dalë jashtë duke i thënë që nuk do të qëndrojë tërë kohës me Olsin se ka edhe punët e veta. Teoria e Noçes është se dy njerëz duke ndenjur shumë bashkë, normalisht do ngacmohen. Najada është e mendimit se jashtë do t‘i përshtaten njëri-tjetrit, por Astriti dyshon për këtë, sidomos që Olsi do t‘i përshtatet Najadës. Sipas tij, njeriu nuk mund të përshtatet gjatë gjithë kohës. Megjithatë, Najada mendon se edhe komunikimi ka të bëjë shumë, ajo shton se nuk do të rrijë gjithë kohës pas Olsit se ka edhe shoqëri tjetër. Por Astriti qesh me mendimet e Noçes dhe shton se nuk do të jetë aq e thjeshtë sa thotë ajo. Ai i thotë se po të ishte në vend të Olsit nuk do të zgjatnin as dy ore të dy, por brenda shtëpisë janë të detyruar të përshtaten, Najada mundohet t‘i shpjegojë se në shoqëri është ndryshe. Ata flasin për shoqërinë dhe tradhtinë. Najada tregon disa nga arsyet për të cilat do të ndahej nga i dashuri si nga pija dhe tradhtia.