Astriti i thotë Najadës se nuk ia merrte mendja se do të arrinte deri në fund. Najada i thotë të njëjtën gjë. Ajo i thotë se nuk ka shumë femra si puna e saj, ekstravagante dhe të lirshme (ka parasysh ajo) dhe kishte bindjen se njerëzit nuk do ta pëlqenin.
Edhe Astriti vetë e kishte këtë dyshim.
Për javën e ardhshme ata i thonë njëri-tjetrit se nuk e kanë fare haberin se kujt mund t‘i bjerë lapsi.

Për Jonidën
Astriti i thotë Najadës se mbrëmë në darkë ka biseduar me Olsin se Jonida po të kishte qenë që në fillim brenda do të kishte pasur mundësi të shkonte deri në finale. Astriti dhe Olsi kanë menduar se ajo ka cilësi që do ta kishin bërë të pranueshme jo vetëm për banorët, por edhe për publikun. Astriti mendon se Jonida është tip inteligjent dhe e qetë. Ai mendon se është më e mirë se të gjitha vajzat e reja që kanë hyrë në shtëpi. Por Najada mendon se ishte Ola ajo që do t‘i kishte dhënë energji ngjarjeve në shtëpi. Sipas saj, Ola ishte një person që duke i vënë në konflikt me njëri-tjetrin do t‘i përfshinte të gjithë dhe do t‘i vinte në lojë. Nëse nuk do të ishte nxehur atë mbrëmje me Ildën, Ola do të kishte vazhduar. Sipas Najadës, hyrja e të rinjve është në favorin e konfliktit, që sipas Najadës shkakton gjallëri edhe tension të nevojshëm brenda shtëpisë. Najada mendon se kur shkojnë të gjithë mirë, situata bëhet e mërzitshme.

Mërzitje
Najada thotë se tani ka arritur në një pikë që përton të flasë. Kurse Astriti kujton të hënën kur u nxeh për lojën e imitimeve, por u acarua në një mënyrë sa edhe vetë u çudit. Pastaj ai e mblodhi mendjen duke i thënë vetes se nuk duhet të mërzitet më.
Najada thotë se me ardhjen e të enjtes, quaje javën të mbaruar. Ata duket sikur mezi po presin të marrin vesh fundin.

Për Dorinën
Najada thotë për Dorinën se ajo ishte kontradiktore në sjellje edhe në atë që thoshte. Najada kujton mënyrën e rëndë të të ndenjurit, sipas Najadës si zonjë e madhe, kurse në mendime ajo ishte shumë e hedhur. Të njëjtën përshtypje Najada kishte edhe për Besën, duke kujtuar disa fjalë që Besa thoshte herë pas here.

Nda kete artikull me miqte e tu!
  • Digg
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • email
  • Live
  • MySpace