Olsi me Najadën qëndrojnë në dhomën e gjumit, ku Najada i përkëdhelet Olsit. Ai e pyet se çfarë do, por Najada në një moment qëndron si e ngrirë dhe i përgjigjet se nuk do asgjë. Pas kësaj ajo e përqafon sërish Olsin, por ai i propozon asaj të flerë vetëm. Ky propozim i tij hidhet poshtë nga Najada, duke i thënë Olsit me përkëdheli se është maskara dhe se ajo s‘ka për të fjetur vetëm. Ai e pyet se përse ajo është aq me nerva me të, ndërsa Najada vazhdon të përkëdhelet dhe e pyet nëse ai e ka shumë xhan.
Najada nuk e thotë dot fjalën “sakrificë”, duke e ngatërruar ajo pohon se nuk i thotë dot këto fjalët e mëdha si “sakrifitet”. Të shtrirë në shtrat, Najada i thotë Olsit të durojë edhe një javë. Duke mos e kuptuar këtë, ai e pyet se çfarë do ndodhë pas një jave dhe përgjigjja e Najadës me të qeshur është se do të kenë punë pas përfundimit të B.B.-së, do të fejohen, do të martohen etj. Si për t‘u siguruar pak më seriozisht kësaj radhe, ajo vazhdon ta pyesë nëse do të fejohen dhe martohen. Ndërsa Olsi i përgjigjet se nuk e ka lënë mendja të fejohet e të martohet me të, madje ai i thotë edhe Najadës se e kanë lënë trutë edhe atë. Olsi vijon duke i thënë se me tërë mend që ai është i shkarë, por jo deri në atë pikë sa të fejohet dhe martohet me Najadën. Ti as një fjali nuk e çon deri në fund e jo më të fejohesh me ty. Najada i thotë se deri tani i ka thënë maskara për t‘u tallur, ndërsa tani po i thotë me të vërtetë që është “kokrra e maskarait”. Ajo përpiqet të përqafojë Olsin dhe t‘i thotë diçka, por ai i thotë t‘i flasë pa u kacavjerrë. Ajo me përkëdheli i thotë Olsit se përse e ofendoi duke i thënë se nuk do të martohet me të, sepse ajo donte të dilte në vend tjetër, por Olsi vazhdon t‘i qëndrojë të vetës, duke i thënë se nuk e ka lënë mendja të fejohet me Najadën dhe se as atë nuk e ka lënë mendja të fejohet me Olsin; ai ka punë të tjera jashtë se sa të merret me Noçen. Ata vazhdojnë të qëndrojnë të përqafuar dhe Najada i kërkon Olsit ta marrë me të mira për fjalët që i ka thënë.

Burimi: Gazeta Shqip