Secili nga banorët do të mundohet të pikturojë karikaturat e 5 prej 18 banorëve të “Big Brother”. Banorët janë të lirë të zgjedhin vetë se kë do të pikturojnë, duke u munduar të mos portretizojnë të njëjtin personazh. Secilës pikturë duhet t‘i vendosin një citat. Najada u shpërndan letrat dhe lapsat, ndërkohë që të gjithë dalin në kopsht për të filluar nga puna. Ndërsa Arbri ka përgatitur nga një pije freskuese për të gjithë, Astriti është në merak, sepse në shkollë të mesme nuk ka bërë vizatim teknik.
Pasi kanë përfunduar karikaturat, është Arbri i pari që merr guximin të prezantojë veprat e tij të artit. Ai komenton karikaturën e Julindës, e cila dashuronte ushqimin dhe që pas hyrjes në B.B. ndryshoi linjat. Karikatura tjetër është për Besartën, slogani i saj është: “T‘i thyej dhëmbët”, më pas vjen karikatura e Nardit, me sloganin: “I love cigaret” dhe dy të fundit janë Shkëlqimi dhe Poli.
Astriti prezanton punimet e tij, ku bëjnë pjesë Mardiola me sloganin: “T‘i thyej turinjtë moj qelbësirë”, Ingridi, të cilën e ka bërë si murgeshë, Ilda me duart lart që thotë: “Dua cigare”, Shkëlqimi si shef kuzhine dhe të fundit prezanton veten e tij si karikaturë.
Najada fillon prezantimin me karikaturën e Nardit, të cilin e ka bërë si tullumbac, më pas prezanton dashurinë e saj me sloganin “Do pimë vere”, Astritin me sloganin: “Kam atë timen, s‘ma ndryshon njeri”, Ervisi me prerjen e tij të fundit dhe Ina me fjalët “ku Poli”. Të gjithë plasin në të qeshur kur kujtojnë karikaturën që Najada i kishte bërë Astritit dhe sesa shumë u nxeh ai kur e pa. Poli thotë se edhe ai donte ta bënte Astritin karikaturë, por nuk e mori guximin, pasi ai kur nxehet bëhet i padurueshëm. Olsi i thotë se i rëndësishëm ishte momenti kur e kishte kapur Najada, duke i rikthyer atë shprehjen “Rinia shqiptare po shthuret dhe askush s‘ma ndryshon mendimin”.

Ndërsa Poli e ka nisur me Rominën, më pas me Besartën, prezanton karikaturën që ka bërë për Najadën, Nardin dhe Arbrin me fjalët “Muchacho i vogël”.
Olsi, pasi falënderon të pranishmit, prezanton karikaturat e tij. Ai ka pikturuar Dorinën, Jonidën, Rominën – heroinën e kandidimeve, dhe në fund Najadën, në momentin që është dashuruar.