Big Brother ndan 4 cifte
Posted on May 31st, 2008 in Banoret |
Visi, djali simpatik 24- vjeçar i cili u bë i njohur nga të gjithë falë programit “Big Brother”, po shijon si gjithë banorët e ish-banorët e kësaj shtëpie të famshme, kënaqësinë e të qenit person publik. Edhe vetë angazhimet e tij në forumet rinore të PD-së kanë bërë që Visi të marrë atë që ka kërkuar gjithmonë, të jetë i njohur dhe këtë fakt ta përdorë për të realizuar ambiciet e tij. Por Visi si të gjithë miqtë e tij të asaj shtëpia, ka pasur një jetë private para se të hynte në shtëpinë e “Big Brother”. Prej një viti ai ishte i lidhur me një vajzë 20-vjeçare me origjinë nga Vlora. Sapo doli nga shtëpia ai iu bashkua ish-banorëve të tjerë në kafetë e pasdites apo në festat e shumta ku djemtë e vajzat, tashmë të famshëm, e kishin gjithmonë nga një ftesë. E dashura e Visit shpesh e shoqëronte, por asnjëherë nuk donte që vajza të deklarohej publikisht si e dashura e Visit, pasi thuhet se familja e saj nuk kishte dijeni për këtë lidhje. Mirëpo thashethemet më të fundit tregojnë se marrëdhënia e Visit me të dashurën misterioze duket se ka marrë fund. Miqtë e tyre tregojnë se vajza kishte filluar të mërzitej nga angazhimet e Visit dhe jeta e re që ai kishte filluar pas daljes nga shtëpia. Ai kalonte shumë kohë me miqtë e rinj, por edhe me shkollën dhe angazhimet në aktivitetet që forumi rinor i PD-së ka organizuar këto kohë. Kështu vajza është ndjerë keq dhe ka filluar të kërkojë vendin që i takon në jetën e djalit që ishte i dashuri i saj. Madje miqtë tregojë se ajo filloi të shfaqë edhe shenja posesiviteti ndaj Visit. Të rinjtë kishin një vit që rrinin bashkë, por asnjëherë nuk kishin menduar se kjo lidhje do të ishte ajo e vërteta dhe e përjetshmja, pasi mosha e tyre e re e bënte të pamundur këtë fakt. Visi ka menduar gjithmonë se ai, por edhe të gjithë të rinjtë duhet të kenë eksperiencat e tyre derisa të vendosin për t’u lidhur përjetë, dhe ky moment natyrisht do të vijë në një moshë më të pjekur. Është e çuditshme një fakt që ndodh pothuajse gjithmonë: në këto lloj spektaklesh ndahen çiftet duke u krijuar çifte të reja,
Panorama Plus
Postime te ngjashme
- Bukuroshet e Kosovës, te cmendura per Visin
- Poli lë të dashurën 17 vjeçare për Inën (intervista me Inën)
- Visi: “Lidhja ime me Partinë Demokratike”
- Poli: Ishi kerkon shpjegime pse e braktisa
- Për Polin dhe Inën “festa” vazhdon edhe në hotel
Si te shkruaj nje koment?
1. Ju lutemi te shkruani ne gjuhen letrare shqipe. Qe cdo koment i juaji te jete i kuptueshem per te gjithe shqip folesit.2. Mos shkruani fjale banale, te pa denja per nje njeri te kulturuar.
3. Mundohuni te evitoni shkurtimet e fjaleve si: nqs, mgjs, mgjt...etj.





10 Përgjigje
o edhe visi qenka nda a sa keq po visi ka qen shum i mir ore jeni me te miret ju puth fort nga kosova visi qimi ina poli besa juli juna ju puth shum qao
po ajo pse eshte ndar nga visi vis e gjen njo hala ma te mir se ajo ndoshta edhe ina poli jan cifti me i mir ne bb tung ju dua ina dhe poli gjithmon bashk
o ina shum mir kishe dal ne ket foto poli do te trenohet kur do te shohe
Edicioni i Par ne shikim te par ishte shum i mir dhe i pa par por ka edhe disa vrejtje te cilat publiku nuk u kuptuar ende shpresoj qe ne edicionet tjera te mos te ndodh me siq ishte me nga disa banoret te dalin nga shtepia jo ciq dulen te tjeret kam mendimin qe te konsiderohen te gjith te barabart kur them te barabart do te thot mos tek ket diskriminime tung tung jeni te mir sa i perket qfaqjes spektaklit tuaj NR1 eshte ARBANA te lumt dhe pun te mbar njiheri Lavdi njeriut i cili beri dha gjithqka per ne TANI.
0 visi eshte shum i mir pse ajo u nda nga visi…
besarta u kon ma e mira edhe arbi e kan meritu fitoren po shka me bo ja bonen beses me inati a arbri bravooo ma i miri
ska lidhje se visigjan perseri femer edhe ma te bukur
nuk jam e knaqur se besarta doli nga big brother me votim te publikut per nje jav por per dy or tung ju pershendes
q3
t
trendelinen e pershendes me ni tull o tan ku je moer qa po ban jam qendresa e arbanes pz
qa po bani kur dot behet big brother tjeter