Archive for May, 2008

Të dalurit nga shtëpia krijojnë

Posted on May 27th, 2008 in Big Brother Albania 2 | 17 Komente »


Po është e vërtetë, ata nuk rrinë të gjithë së bashku edhe pse në shumë festa janë bashkë. Tani thuhet se ata kanë bërë zgjedhjet e tyre me kë duan të ndajnë kafetë dhe darkat e shumta në të cilat shumicën e rasteve janë të ftuar. Çimi rri me Julindën. Inën, Visin dhe Besartën. Ndërsa grupit të Ildës dhe Junës i është bashkuar edhe Romina. Madje Romina është treguar pak e egër edhe me fotografin tonë duke i thënë se nuk ka nevojë që t’i bëjnë fotografi pasi ajo tashmë është bërë një personazh i njohur që nuk ka nevojë për publicitet.

Ilda më në fund me një djalë!

Posted on May 27th, 2008 in Big Brother Albania 2 | 8 Komente »


Ajo që na tërhoqi më shumë vëmendjen përsa u përket ish banorëve të shtëpisë së “Big Brother”, ishte Ilda. E përfolur për fotot provokative dhe femrat, më në fund ajo është parë e shoqëruar nga një djalë. Zbuluam se emri i tij është Gerti dhe të dy janë njohur në Boston të Amerikës. Nuk arritëm të merrnim vesh nëse ata të dy janë thjesht shokë apo më tepër së kaq… Pas kësaj fotoje, ndoshta telefonit të Ildës nuk do t‘i vijnë më mesazhe dhe telefonata nga lesbiket e kryeqytetit, gjë që po e shqetëson shumë atë kohëve të fundit.

Juna ndahet nga i dashuri!

Posted on May 27th, 2008 in Big Brother Albania 2 | 7 Komente »

Nga ish-banorët e “Big Brother” mësuam plot të reja në festën që Alban Skënderaj kishte organizuar për të promovuar klipin e tij më të fundit. Juna sapo ka mbyllur një kontratë me një shtëpi diskografike, së cilës do t‘i atribuojë të drejtat për menaxhimin e karrierës së saj muzikore. Përsa i përket jetës së saj profesionale, ajo tha se është ndarë përfundimisht nga i dashuri. Kurse Shkëlqimi ka pasur probleme me biznesin e tij, sepse mungesa në punë është ndjerë së tepërmi. Me sa duket, nuk ka mjaftuar përpjekja e gruas së tij për të çuar përpara biznesin. Sa për Julin, lidhja e saj shkon për mrekulli. Në bankën ku ajo punon, ndodh shpesh që klientët ta shohin me habi, pasi janë mësuar ta shohin atë vetëm në televizor.

Olsi i thotë Nadës: Nuk martohem me ty

Posted on May 26th, 2008 in Big Brother Albania 2 | 66 Komente »

Olsi me Najadën qëndrojnë në dhomën e gjumit, ku Najada i përkëdhelet Olsit. Ai e pyet se çfarë do, por Najada në një moment qëndron si e ngrirë dhe i përgjigjet se nuk do asgjë. Pas kësaj ajo e përqafon sërish Olsin, por ai i propozon asaj të flerë vetëm. Ky propozim i tij hidhet poshtë nga Najada, duke i thënë Olsit me përkëdheli se është maskara dhe se ajo s‘ka për të fjetur vetëm. Ai e pyet se përse ajo është aq me nerva me të, ndërsa Najada vazhdon të përkëdhelet dhe e pyet nëse ai e ka shumë xhan.
Najada nuk e thotë dot fjalën “sakrificë”, duke e ngatërruar ajo pohon se nuk i thotë dot këto fjalët e mëdha si “sakrifitet”. Të shtrirë në shtrat, Najada i thotë Olsit të durojë edhe një javë. Duke mos e kuptuar këtë, ai e pyet se çfarë do ndodhë pas një jave dhe përgjigjja e Najadës me të qeshur është se do të kenë punë pas përfundimit të B.B.-së, do të fejohen, do të martohen etj. Si për t‘u siguruar pak më seriozisht kësaj radhe, ajo vazhdon ta pyesë nëse do të fejohen dhe martohen. Ndërsa Olsi i përgjigjet se nuk e ka lënë mendja të fejohet e të martohet me të, madje ai i thotë edhe Najadës se e kanë lënë trutë edhe atë. Olsi vijon duke i thënë se me tërë mend që ai është i shkarë, por jo deri në atë pikë sa të fejohet dhe martohet me Najadën. Ti as një fjali nuk e çon deri në fund e jo më të fejohesh me ty. Lexo me teper »

Big Brother Albania: Ditet 91, 92, 93

Posted on May 26th, 2008 in Ditet | 34 Komente »

Big Brother Albania: Dita 90

Posted on May 26th, 2008 in Ditet | 4 Komente »

Najada ka thyer tabu, seksi me Olsin gjëja më normale

Posted on May 24th, 2008 in Big Brother Albania 2 | 83 Komente »

Ka tërhequr vemendjen me sjelljen e saj duke u bërë një nga personazhet më tipik brenda shtëpisë së “Big Brother”. Por për më shumë mund të na tregojë vetë mamaja, Vera.
Të gjithë kanë mendimet e tyre për sjelljen e Najadës brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Po vetë mamaja çfarë mendon?
E para gjë që më lumturon është se Najada ka futur një frymë të re në jetën shqiptare, gjë që më përpara ka qenë një tabu. Të gjithë e duan jetën, por e fshehin dhe shpesh e mohojnë atë, duke u bërë shpesh hipokritë. Ndërsa Najada ka dalë aq hapur dhe ka deklaruar: “Kjo është jeta dhe duhet jetuar”. Duhet punë, duhet arsim dhe duhet shijuar në kuptimin e mirë të fjalës. Në shtëpinë e “Big Brother”, Najada është shumë e qetë, shumë e edukuar dhe nuk përdor ofeza, brenda të gjitha normave të shoqërisë. Prapaskenat dhe thashethemet nuk kanë lidhje me të.
Najada mesa duket nuk e ka problem faktin se mos paragjykohet apo jo?
Jo vetëm Najada, por edhe unë që jam mamaja nuk e kam këtë problem. Ne nuk jetojmë me “çfarë tha ai, çfarë tha ajo”. Secili ka jetë private, atë ai duhet ta ketë të shenjtë dhe ta shijojë.
Duke patur parasysh tipin e Najadës dhe ambientin në të cilin jetojmë, e kishit me frikë futjen e saj në “Big Brother”?
Absolutisht jo. Unë merak kisha vetëm shkollën, që të mos ngelej mbrapa me mësimet, pasi ajo në pikturë është mirë. Ka qenë këmbëngulja ime për t’u futur në këtë shkollë dhe po me këmbënguljen dhe ndihmën time ajo do të bëjë edhe një universitet të dytë. Unë kam tri vajza dhe shkollimin e tyre e kam primar. Mua më vjen keq që nuk më la sistemi që të vazhdoja shkollën e lartë. Sa herë kujtoj shkollën, mbushem me trishtim.
Ka bërë shumë përshtypje thënia e Najadës: “Nuk dua të bie kurrë në dashuri”.

Ju jeni dakord?
Dashuria vjen gradualisht. Pastaj le të bëjmë një pyetje: “Çfarë është dashuria?”. Dashuria është mirëkuptim, respekt dhe mbështetje në të mirë e në të keq. Për mua dashuria me shikim të parë nuk ekziston, është një gjë tashmë e vjetruar, një iluzion. Duhet të jetosh me një njeri, ta njohësh e më pas të vendosësh nëse e meriton ky njeri që të kaloj jetën me të. Nëse nuk e meriton duhet t’i japësh duart, në të kundërt duhet ta mbash fort.
Po për rrëfimet e Najadës në shtëpi, për eksperiencat e saj me shumë meshkuj si mendon? Ka bërë mirë që është hapur kaq shumë?
E gjithë rinia duhet të ketë eksperiencë, sepse përndryshe bie viktimë. Kjo është arsyeja e tolerancës time, edhe pse mund të paragjykohem për këtë arsye. Duhet komunikuar me fëmijët për gjithçka, sepse përndryshe fëmija do të jetë i rrezikuar.
Ju i dinit të gjitha ato për të cilat flet Najada, apo ju ka fshehur diçka?
Nuk i di të gjitha, por edhe nuk mendoj se të gjitha janë të vërteta. Najada është natyrë që bën shumë humor, pastaj po flasim për një lojë dhe ajo po luan lojën e saj.
Ju pëlqen kjo lojë e saj? Lexo me teper »

Big Brother Albania: Dita 89

Posted on May 23rd, 2008 in Ditet | 18 Komente »

S‘na e merrte mendja

Posted on May 22nd, 2008 in Big Brother Albania 2 | 17 Komente »

Astriti i thotë Najadës se nuk ia merrte mendja se do të arrinte deri në fund. Najada i thotë të njëjtën gjë. Ajo i thotë se nuk ka shumë femra si puna e saj, ekstravagante dhe të lirshme (ka parasysh ajo) dhe kishte bindjen se njerëzit nuk do ta pëlqenin.
Edhe Astriti vetë e kishte këtë dyshim.
Për javën e ardhshme ata i thonë njëri-tjetrit se nuk e kanë fare haberin se kujt mund t‘i bjerë lapsi.

Për Jonidën
Astriti i thotë Najadës se mbrëmë në darkë ka biseduar me Olsin se Jonida po të kishte qenë që në fillim brenda do të kishte pasur mundësi të shkonte deri në finale. Astriti dhe Olsi kanë menduar se ajo ka cilësi që do ta kishin bërë të pranueshme jo vetëm për banorët, por edhe për publikun. Astriti mendon se Jonida është tip inteligjent dhe e qetë. Ai mendon se është më e mirë se të gjitha vajzat e reja që kanë hyrë në shtëpi. Por Najada mendon se ishte Ola ajo që do t‘i kishte dhënë energji ngjarjeve në shtëpi. Sipas saj, Ola ishte një person që duke i vënë në konflikt me njëri-tjetrin do t‘i përfshinte të gjithë dhe do t‘i vinte në lojë. Nëse nuk do të ishte nxehur atë mbrëmje me Ildën, Ola do të kishte vazhduar. Sipas Najadës, hyrja e të rinjve është në favorin e konfliktit, që sipas Najadës shkakton gjallëri edhe tension të nevojshëm brenda shtëpisë. Najada mendon se kur shkojnë të gjithë mirë, situata bëhet e mërzitshme.

Mërzitje
Najada thotë se tani ka arritur në një pikë që përton të flasë. Kurse Astriti kujton të hënën kur u nxeh për lojën e imitimeve, por u acarua në një mënyrë sa edhe vetë u çudit. Pastaj ai e mblodhi mendjen duke i thënë vetes se nuk duhet të mërzitet më.
Najada thotë se me ardhjen e të enjtes, quaje javën të mbaruar. Ata duket sikur mezi po presin të marrin vesh fundin.

Për Dorinën
Najada thotë për Dorinën se ajo ishte kontradiktore në sjellje edhe në atë që thoshte. Najada kujton mënyrën e rëndë të të ndenjurit, sipas Najadës si zonjë e madhe, kurse në mendime ajo ishte shumë e hedhur. Të njëjtën përshtypje Najada kishte edhe për Besën, duke kujtuar disa fjalë që Besa thoshte herë pas here.

Najada: Si do të jetoj me Olsin

Posted on May 22nd, 2008 in Big Brother Albania 2 | 43 Komente »

Najada me Astritin ndodhen të dy në kuzhinë ku flasin për karakteret e njerëzve. Astriti i thotë Najadës se ka dëshirë t‘i shohë bashkë me Olsin kaq të lidhur edhe jashtë. Por ai dyshon se duke parë se si ata zihen dhe acarohen me njëri-tjetrin brenda shtëpisë nuk e shtyjnë as dy javë jashtë saj. Por Najada nuk është e këtij mendimi, ajo thotë se brenda shtëpisë dashje pa dashje janë tërë ditën bashkë dhe mjafton një fjalë për t‘u acaruar, ndërsa jashtë duke qenë se edhe koha është më e limtuar, do takohen më rrallë. Najada i shpjegon Astritit se si do ta organizojë kohën kur të dalë jashtë duke i thënë që nuk do të qëndrojë tërë kohës me Olsin se ka edhe punët e veta. Teoria e Noçes është se dy njerëz duke ndenjur shumë bashkë, normalisht do ngacmohen. Najada është e mendimit se jashtë do t‘i përshtaten njëri-tjetrit, por Astriti dyshon për këtë, sidomos që Olsi do t‘i përshtatet Najadës. Sipas tij, njeriu nuk mund të përshtatet gjatë gjithë kohës. Megjithatë, Najada mendon se edhe komunikimi ka të bëjë shumë, ajo shton se nuk do të rrijë gjithë kohës pas Olsit se ka edhe shoqëri tjetër. Por Astriti qesh me mendimet e Noçes dhe shton se nuk do të jetë aq e thjeshtë sa thotë ajo. Ai i thotë se po të ishte në vend të Olsit nuk do të zgjatnin as dy ore të dy, por brenda shtëpisë janë të detyruar të përshtaten, Najada mundohet t‘i shpjegojë se në shoqëri është ndryshe. Ata flasin për shoqërinë dhe tradhtinë. Najada tregon disa nga arsyet për të cilat do të ndahej nga i dashuri si nga pija dhe tradhtia.