Archive for May, 2008
Big Brother Albania: Dita 87
Posted on May 20th, 2008 in Ditet | 16 Komente »
Dorina: Javët e mia në “Big Brother”
Posted on May 20th, 2008 in Big Brother Albania 2 | 22 Komente »
E eliminuara e dhjetë tregon eksperiencën e saj brenda shtëpisë
Tri javë brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe tashmë jeta e saj duket e ndryshuar. Këto dy ditë jashtë nuk ngjajnë me ditët kur ajo ishte thjesht Dorina, vajza që studionte për Sociologji dhe i pëlqente psikologjia. Tashmë ajo është Dorina, që për tri javë rresht është ndjekur nga miliona shikues, Dorina, e cila nuk mund të ecë më në rrugë si zakonisht…
Thotë se ndihet vërtet mirë që mundi të ishte pjesë e një spektakli të tillë, siç është “Big Brother”. Pavarësisht vetmisë që diti ta përballonte mirë, tri javët e saj brenda shtëpisë ishin të mbushura dhe me plot momente të bukura. Momente që arrijnë kulmin çdo të shtunë… Në një intervistë më poshtë, Dorina, banorja e dhjetë e eliminuar nga “Big Brother”, tregon eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të madhe në vend.
Si kanë qenë ditët e para jashtë shtëpisë së “Big Brother”?
Sapo kam dalë kam takuar familjen dhe miqtë. Jam munduar të programoj e të vë në vijë ato gjëra që i kam lënë pas dore. Një ndër to është edhe fakulteti. Kam provimin e parë pas tri ditësh. Më vjen mirë që nuk kam humbur asnjë nga provimet e mia, pasi këtë vit dhe diplomohem dhe nuk më intereson shtyrja e saj.
Jam munduar ta shijoj sa më shumë pjesën jashtë që më kishte munguar kur isha brenda shtëpisë dhe të rri me njerëzit që dua më shumë.
Sigurisht që ditët e para jashtë shtëpisë kanë qenë ndryshe nga ditët e tjera që ka kaluar Dorina. Kjo, pasi reagimet e njerëzve kanë qenë të shumta. Është e pamundur të kalosh dhe të mos shihesh në sy nga njerëzit, apo të mos reagojnë ndaj teje.
Ky spektakël është kaq i ndjekur, sa unë jam e befasuar. Janë njerëz të të gjitha grupmoshave që e ndjekin me vëmendje “Big Brother”. Lexo me teper »
Big Brother Albania: Dita 86
Posted on May 19th, 2008 in Ditet | 25 Komente »
Big Brother Albania: Dita 85
Posted on May 19th, 2008 in Ditet | 14 Komente »
Surprize per Titin
Posted on May 18th, 2008 in Video te Tjera | 33 Komente »
Largimi i Dorines
Posted on May 18th, 2008 in Video te Tjera | 7 Komente »
Intervista me Dorinen
Posted on May 18th, 2008 in Video te Tjera | 9 Komente »
Big Brother Albania Live: Del Dorina
Posted on May 17th, 2008 in Big Brother Albania 2 | 53 Komente »
Edhe Dorina del nga shtepia e Vellait te madh mbas tre javesh rezistence. Kjo verteton qe sondazhi yne ju afrua vertet shume rezultatit real. Per Dorinen kane votuar 43% e shqipetareve.
