Olsi: “Në Londër kam pasur shumë femra
Posted on June 29th, 2008 in Najada, Olsi | 22 Komente »
Tani gjithçka është ndryshe për djalin që doli i dyti në programin e suksesshëm “Big Brother”. Edhe pse e
dinte se falë këtij formati të suksesshëm, banorët kthehen në personazhe publikë, nuk e kishte menduar asnjëherë se mjafton vetëm pjesëmarrja në një program televiziv, për të të ndryshuar krejtësisht jetën. Madje kur e pyet Olsin se çfarë do të doje të ruaje nga e kaluara jote, ai përgjigjet: “Asgjë, kam filluar një jetë të re dhe nuk dua të kthej kokën pas për asgjë”. Padyshim që të gjithë mund të mendojnë se Olsi mori shumë nga ky program pasi tashmë është i njohur, se ka një punë që i pëlqen si menaxher tek kompleksi “Austria”, por ka edhe një të dashur të re, Najadën me të cilën ndjehet aq mirë sa fjalët sipas tij nuk mjaftojnë për të përshkruar gjëndjen shpirtërore që i ka dhuruar ajo vajzë. “Gjithnjë në lidhje më ka ndodhur që femrat gjenin nga një motiv, edhe kot, për të krijuar debate dhe për të të bërë që të ndjehesh keq. Me Najadën është krejt
e kundërta. Ajo është një vajzë e qetë që nuk të mërzit kurrë. Jam me fat që e njoha dhe u lidha me të”. Dhe
sapo kanë dalë nga shtëpia e “Big Brother”, nuk kanë humbur kohë por kanë nxituar të shijojnë privacinë e tyre, tani pa prezencën e kamerave.
Olsi ka shkuar tek shtëpia e Najadës dhe tashmë jetojnë bashkë. Kanë bërë dhe shumë plane për të ardhmen në mënyrë që secili të ndjehet i kënaqur e i realizuar dhe natyrisht vetëm kështu të dy do të ndjehen më mirë edhe me njëri tjetrin. Najada nuk arriti të mbarojë vitin e tretë për shkak të mungesave, por ndërkohë që të dy kanë menduar që të hapin një dyqan rrobash ku edhe Najada të ketë mundësi të impenjohet me diçka. Në atë dyqan do të ketë edhe shumë piktura të saj. Ndërkohë Olsi ka filluar punë si menaxher tek “Austria” dhe pothuajse gjithë ditën është i impenjuar aty. “Është një punë që më pëlqen dhe i falenderoj pronarët e
kompleksit që më zgjodhën mua. Dua të bëj shumë ndryshime, kam shumë ide në kokë” - tregon ai. Por edhe shkolla është në planet e Olsit. Në shtator ai ka vendosur të fillojë Universitetin për Marketing, ndërkohë që Najada do regjistrohet shumë shpejt në një kurs anglishteje. Tani djali 34 vjeçar nuk ndalet Lexo me teper »












