Diskutimet e fundit mes finalistëve të BB, janë përqendruar sigurisht te fituesi i mundshëm

Sonte është finalja e madhe e “Big Brother”. Një nga të mbeturit, 4 meshkuj e 1 femër, do të shpallet fitues i sfidës së madhe tremujore, duke u shpërblyer me 50 mijë euro. Ndaj dhe bisedat më të fundit mes banorëve në këtë pikë janë përqendruar. Para meje nuk e meritoni ju (tha Noçja)
Banorët diskutuan një ditë më parë për çmimin prej 50 mijë eurosh që “Big Brother” ka caktuar për fituesin e maratonës BB. E gjithë biseda u zhvillua rreth një boshti humori. Astriti mendonte se meqë femrat dolën të gjitha, veç Najadës, atëherë duhet ta fitojë një djalë. Najada iu përgjigjet se kjo ishte thënia më pa lidhje që ka dëgjuar ndonjëherë, pastaj u thotë të gjithëve se asnjëri prej tyre nuk e meriton para asaj. Ata diskutuan duke qeshur reagimet e mundshme të njerëzve jashtë, ndaj atij që do të fitojë çmimin e madh, duke e hiperbolizuar çdo fjalë. Gjithsesi, ata ranë në një mendje, se fitore është të jesh pikërisht aty në këto momente të fundit. Astriti shprehu një mendim që i vuri në siklet të gjithë. Ai tha se rreth 50% të mundësive i ka Arbri. Najada u bë serioze dhe e pyeti se përse e ka ai këtë mendim, por Astriti nuk e argumentoi. Arbri u ndje më ngushtë nga të gjithë, duke thënë se kjo s‘mund të dihet sepse deri tani janë të gjithë të barabartë. E megjithatë, edhe më vonë, gjatë natës, Najada nuk e hoqi nga mendja fjalinë e Astritit, se Arbri ka më shumë mundësi që të fitojë. Nga kjo, Poli dhe Arbri nisën ta ngacmojnë Najadën, e cila gjithmonë reagon me të qeshur. Si do t‘i shpenzoja… Poli tha se do t‘i investonte 50 mijë eurot për një dyqan, ndoshta rrobash. Arbri tha se në një dyqan të tillë duhen më shumë se aq. Titi është shprehur se do të ndërtonte një xhami në Kllojkë. Mendimi i Arbrit për fituesin e mundshëm Arbri i thotë Najadës se mendimi i tij është që Astriti është konkurrent shumë i fortë dhe mund të jetë ai që do ta fitojë çmimin e BB. Najada pyet përsëri përse dhe i thotë Polit se çfarë mendon Arbri. Poli nuk di çfarë të thotë për këtë, ose për çfarëdo lloj gjëje. Najada nis e këndon një këngë për 50 mijë eurot, duke shtuar se do t‘i fitojë vetë.

Burimi: www.gazeta-shqip.com