Terbohen djemte e BBA
Posted on June 15th, 2008 in Banoret, Big Brother Albania | 15 Comments »


Të gjithë ata djem e vajza që u bënë të njohur falë programit “Big Brother”, tani po jetojnë ditët e tyre si njerëz të famshëm. Të gjithë kanë dëshirë t’i takojnë dhe t’u flasin. Ishbanorët e shtëpisë më të
famshme në Shqipëri, ndjejnë se falë atij programi janë bërë miqtë e të gjithëve. Dhe duket se vera e tyre do të jetë e pasur me aktivitete dhe zbavitje.
Të shtunën e kaluar, disa prej banorëve u ftuan në “Vila 1” në Vlorë, ku patën mundësi të kalojnë një fundjavë të këndshme në një nga qytetet më të bukura të vendit. Por të qenit afër detit nuk ishte e vetmja kënaqësi që ata morën. Pasi shijuan darkën e këndshme
tek ky lokal i njohur, të gjithë filluan të kërcenin nën tingujt e muzikës së zgjedhur. Por pas pak, në skenë u shfaqën dy balerina shumë seksi të cilat padyshim e ngrohën shumë ambientin dhe si gjithmonë djemtë nuk arrijnë t’i rezistojnë një atmosfere të tillë.
Kështu Visi, Çimi dhe Poli filluan të kërcejnë së bashku me balerinat. Gjithçka që ka ndodhur atë natë mund të kuptohet fare mirë edhe nga këto foto që paparaci ynë i cili i ndjek këmba këmbës, ka sjellë për “Panorama plus”. Kërcimi ka qenë tejet sensual dhe balerinat duket se kanë qenë të predispozuara që t’i kënaqnin deri në fund ata. Këtë moment e ka shijuar shumë edhe Çimi, babai i dy fëmijëve i cili si gjithë banorët e tjerë, tani është bërë i famshëm. Ai nuk ka ngurruar të kërcejë me balerinat në mënyrë shumë sensuale dhe intime edhe pse Rudina e ndiqte e ulur në një nga tavolinat. Ajo jo vetëm që nuk shfaqte shenja xhelozie, por përkundrazi po e shijonte shumë këtë moment sensual që balerinat po i dhuronin bashkëshortit të saj. Miqtë e çiftit tregojnë se Çimi dhe Rudina janë një çift perfekt, prandaj dhe qejfmbetejet mes tyre, mesa duket, duhet të ndodhin për arsye shumë të forta e kurrsesi nga një kërcim me balerina.Por balerinat seksi duket se kanë zbavitur pa fund edhe Polin i cili sapo ka filluar një histori dashurie me Inën, njërën nga banorete shtëpisë së “Big Brother” e cila pati guximin t’i shprehte dashurinë atij vetëm kur doli nga ajo shtëpi. Poli ka kërcyer me dybalerinat dhe i elektrizuar nga ai moment, ka hequr edhe bluzën duke zbuluar gjysmën e trupit të tij. Nata është mbyllur diku në orët e
para të mëngjesit ku ishbanorët e “Big Brother” kanë shkuar për të fjetur në një nga hotelet e Vlorës që
gjendet shumë afër detit.
Burimi: Panorama Plus
Postime te ngjashme
- Për Polin dhe Inën “festa” vazhdon edhe në hotel
- Flet Liljana, gruaja e Qetsorit: Më shumë na nevojiten 70 mijë eurot, sesa fama
- Banorët shfaqin hapur xhelozinë për fituesin, Arbrin
- E dashura e Adit, anonime. Pse?
- Incidenti i Adelës në festën e Qetsorit
Si te shkruaj nje koment?
1. Ju lutemi te shkruani ne gjuhen letrare shqipe. Qe cdo koment i juaji te jete i kuptueshem per te gjithe shqip folesit.2. Mos shkruani fjale banale, te pa denja per nje njeri te kulturuar.
3. Mundohuni te evitoni shkurtimet e fjaleve si: nqs, mgjs, mgjt...etj.
15 Përgjigje
bravo ju lumt jeni te papar qkado qe beni ju ka hije suksese
çimi visi poli perfect jeni njerz no coment
ma te miret jeni si dhe ti rudina je e shkelqyer se bashku me bashkshortin tuaj jeni qift ideal vetem perpara te gjitheve Big Brother you are the best…
bravo polii kallzovv burrree mos u tut
o poli boll mir ja kishe bo me shkelqimin qe keni vallzu po me pas mare o pol edeh inen mir ish kon po nejse ska dert ok mpuq dyve ines polit jeni te papar
sa mir ish kon qe poli me e prish lidhjen me at INEN se shum femen e papershtatshe eshte,pse more po;i u zagllavite me at qik qe seshte hiq per ty…
bRAvo diet me te miret e big brother albania:POLI INA ARBER QIMI VISI JULI JUNA BESA
perse ju gazeteret kqyrni ti acaroni njerzit leni le ta shijojn jeten si dojn ata vet,e sa i perket Qimit dhe Rudines tregojn se kan jete te regullt dhe skan kurfar probleme a ju duket kjo juve qudi”? mos i futni hunet gjithe kun ju lumte te gjithve secili ka drejte te argetohet ashtu si done.Po pse stregoni kurgja per ate prepotentin Olsin ate pa kurizorin qe ter jeten e tij ka jetu ne krriz te huj hahaha
ka jetu ne kurrizin e huj’?
o ju njerez qe beni komente nga me te ndryshmet, te pakten tju vij zor nga vetja.Mendoni veten tuaj tju bej nje koment po ja fusni grusht ballit.
Me vjen shume keq se asnjeri nuk e ka kaq te felliqur thashethemet sa vendi jone i preferuar Shqiperia meme.
Me vjen shume turp per njerez te tille.Eshte fatkeqsi per ne me vjen me te vertet shume keq.
qimi bravo 30 vjet je ma i ri , veq vazhdo ma i miri je
Epo t’i fusi duart ne mes te shaleve te nje cupuline babai i dy femijeve me te shoqen duke e shikuar, kjo eshte pik e zeze.
Funderina, njerez te degjeneruar.
tung jeni shum te mire veq vazhdoni
kiss my dick
tung je shum i bukur
TUNG VETEME JU PERSHNDES KALONI XIXIXIXI TE FALA PRIZRENI JU BAN