Pas famës femrat e “Big Brother” ndryshojnë veshjet
Posted on June 6th, 2008 in Banoret | 27 Komente »
Ato janë kthyer në shembullin perfekt të shumë të rinjve, kjo edhe për mënyrën sesi vishen, përveç sjelljeve dhe mënyrës sesi e konceptojnë jetën. Nëse deri dje kur ishin vetëm disa vajza të zakonshme, kujdeseshin për imazhin e tyre si gjithë moshataret e tyre, tashmë u duhet të jenë dyfish më të interesuara, për të pasur një look sa më atraktiv, jo vetëm për median që i ndjekin nga pas, por edhe për fansat e tyre, që lexojnë me imtësi çdo detaj të mënyrës sesi
sillen, vishen apo krehin flokët. Nata finale e “Big Brother” tregoi se sidomos vajzat ishin kujdesur
shumë për imazhin e tyre, por pas nuk ngelën as djemtë. “Gossip” ka mundur të zbulojmë disa nga detajet mbi mënyrën e veshjeve që preferojnë gjashtë protagoniste të “Big Brother”, por edhe sekrete të tjera mbi aksesorët dhe parfumet e tyre të preferuara.
INA
Vajza e dashuruar me Polin thotë se, marka e preferuar e veshjeve është “Miss Sixty”, zakonisht preferon të jetë
sa më sportive, por edhe elegante në raste të veçanta, parfumi i zemrës të cilin po përdor aktualisht është Versace “Bright Crystal”, por aksesorët e preferuara janë orët me forma dhe ngjyra të ndryshme.
JONIDA
Është shumë e kujdesshme për imazhin e saj. Përdor parfumin “Insolence De Guerlain” dhe është shumë e fiksuar pas
aksesorëve, më së shumti pas vathëve, posedon të gjitha ngjyrat, format dhe përmasat, ndërkohë përsa i takon veshjeve
nuk është e fiksuar pas markave, mjaftohet që t’i shkojnë dhe të jenë sa më moderne.
JULINDA
Pjesën më të madhe të kohës veshjet sportive janë të parat që preferon të zgjedhë kur hap dollapin e rrobave, marka e preferuar mbetet “Beneton”, në lidhje me parfumet prej kohësh përdor “Armani”, ndërsa aksesorët nuk pëlqen që ato të jenë pjesë e lookut të saj.
NAJADA
Klasike vetëm me raste, por më së shumti sportive, një look të cilin Najada e kompleton kryesisht me markat e saj të
preferuara që janë “Adidas” dhe “Nike”, por nuk parapëlqen të përdorë shumë shpesh aksesorët, në lidhje me parfumet
ka për zemër “LaCoste”.
Lexo me teper »








