Ka treguar gjithmonë që është e lidhur me një djalë sidomos nëpër biseda që zhvillonte me banorët e “Big Brother” gjatë kohës kur bëhej spektakli i njohur. Mirëpo sa herë i kemi kërkuar që të na e tregojë se cili është djali që ka rrëmbyer zemrën e saj, ajo thoshte se jetën e saj private dëshironte të mos e ndante me të
tjerët. Mirëpo aparatit të fotografit tonë nuk i shpëton asgjë. Dhe ja ku është Julinda me të dashurin e saj Romin. Çifti është kapur duke bërë plazh pak javë më parë në Sarandë. Dy të rinjtë duket se po kalojnë një periudhë shumë të mirë të lidhjes së tyre kjo mbase edhe për arsyen se Julinda tashmë është bërë e njohur dhe ish banorët e “Big Brother” ftohen shpesh nëpër festa të ndryshme tamam siç trajtohen personazhet VIP që pëlqehen nga të gjithë. I dashuri i Julindës është një djalë shumë simpatik, me sy bojë qielli dhe duket se ata e kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrin.