Këto ditë ka nisur konkurimi edhe për lojën tjetër shqiptare të këtij formati, Big Brother. Tentuam të mësonim se si përzgjidheshin konkurentët në të. Më parë duhet mbushur një formular dhe për këtë duhej të shkoje në disa pika të paracaktuara me një 2 mijë lekësh në xhep që është si tip tarife.
Do thoni ju, epo një formular duhet të plotësosh. Tamam, tamam një formular është për t’u plotësuar, po nuk është kaq e thjeshtë. Sapo gjetëm një pikë ku kishte formularë të tillë, na u desh të “bënim sherr” me
sportelisten. Nuk e lëshonte formularin gjallë nga duart. Vetëm na e tregonte, ta shihnim me sy, por duke e mbajtur me forcë shtrënguar me gishta.
E pyetëm si ishte puna, na thotë që duhej të paguanim 200 lekë të reja. Nxcorëm lekët, por formulari nuk jepej ta merrje me vete. Më lehtë, i hiqje bluzën sportelistes se formularin nga duart. Na tha që nuk lejohej ta merrje formularin me vete, duhej ta plotësoje aty në vend, nën mbikqyrjen e saj. E pamundur të merrej ai “formular i artë”. Vetëm sa i hodhëm një sy. Sa për kuriozitet formulari kishte një hapësirë shumë të madhe portret ku duhej vendosur fotoja e aplikantit. Veç kësaj, të dhënat e tjera ishin ato të zakonshmet, emër, mbiemër, adresa etj.

Ka gjetur punën që bën fiks për të. Çdo fundjavë transformon në pub lokalin superluksoz ”Austria” dhe kur fiken dritat dhe fillon muzika, aty ai ndjehet më mirë dhe më komod se kudo tjetër. Dhe mos harroni, kjo që bën Olsi quhet punë. Fundjavën e kaluar, pikërisht atëherë kur marrëdhënia me Najadën, të dashurën e tij me të cilën ndau tetë muaj bashkëjetesë, kishte marrë tatëpjetën, Olsi ishte Olsi zbavitet ndryshe, jo me një
por me dy femra duke bërë pikërisht këtë që po shihni në foto. Ai ka preferuar të kërcejë me dy femra, në pozicion shumë intim dhe provokativ. Duket se jo vetëm ai por edhe vajzat e kanë shijuar shumë këtë moment, madje njëra prej tyre ka nxjerrë celularin për t’u fotografuar. Ndërkohë Olsi, djali modern dhe pa komplekse i “Big Brother”, është përfolur për femra të ndryshme në faqet tona rozë. Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte afërsia që ai krijoi me ish të dashurën e tij, me Lusin. Lexo me teper »

Shihej me shumë skepticizëm fakti nëse janë seriozisht të lidhur Noçja me Olsin apo gjithçka po bëhej për të
tërhequr akoma vëmendjen, pasi dihej se interesi mediatik vazhdoi edhe mbas mbarimit të “Big Brother”. Në intervistat e tyre, ata tregonin se gjithçka shkon mirë në lidhjen dhe bashkëjetesën e tyre, ndërkohë që pohonin shumë të bindur se nuk kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Si pa kuptuar ata po na jepnin një tjetër model të bashkëjetesës mes një çifti ku kushti i domosdoshëm dhe i mjaftueshëm është që thjesht të ndjehen mirë me njëri tjetrin pa pretenduar ndjenja të forta nga ato që gati-gati të lë zemra. Pas tetë muaj bashkëjetesë ku Olsi ishte i super lakuar për shoqërinë me femra të ndryshme ndërkohë që Najada shihej gjithnjë e më pak në krah të tij, vetë Najada ka pohuar se mes tyre ka filluar kriza dhe çifti po shkon drejt ndarjes së sigurtë. “Ne kemi ndenjur tetë muaj bashkë sepse dy njerëz mësohen duke ndenjur me njëri tjetrin, pastaj ne konsumonim shumë pak kohë së bashku pasi secili kishte jetën e tij” – na tregon Najada. Ndërkohë nuk rrëfen ndonjë arsye specifike që ka çuar çiftin në ndarje. Lexo me teper »

Në fillim Madalena, pastaj Besarta. Rishfaqet Madalena, dhe ikën Besarta, por këto janë thjesht dy vajzat që ne njohim më mirë. Fituesi i “Big Brother”, Arbër Çepani tani nuk e fsheh më shoqërinë, pse jo herë pas here nga vajza të reja dhe të panjohura. Ruajti imazhin e djalit serioz, dhe të ekuilibruar brenda shtëpisë së “Big Brother”, por mesa duket në këtë pikë s’është se ndryshon shumë nga Olsi, edhe pse dihet që ky është moskokëçarësi. Është angazhuar me nismën “Ndryshimi fillon nga ty”, ndërsa preferon, që fundjavat dhe orët e vona t’i kalojë duke u argëtuar në lokalet më të njohura të natës në Tiranë. Në këtë foto që shihni paparaci ynë e ka fotografuar në ambientet e Lolly Pop, në shoqërinë e një vajze brune. Arbri i “Big Brother” ashtu siç njihet tashmë, vendosi që famën e tij si fitues i një reality show”, ta menaxhonte ndryshe më një nismë vullnetare, serioze, dhe që të ishte në shërbim të të tjerëve. Por pas daljes nga shtëpia e “Big brother” as ai nuk mund të bënte përjashtim, nga jeta e gëzuar por dhe andrralla, që të ofron një famë e papritur. Lexo me teper »

Gjithmonë i shoqëruar nga e dashura e tij e re, por mamin bionde, ai nuk mund ta braktisë asnjëherë. Poli i “Big Brother” është fotografuar pak ditë më parë në kinema “Millenium” në shoqërinë e së ëmës. Në nga arsyet se pse ata mund të kenë qenë bashkë ka qenë ndoshta Rozana Radi, njëkohësisht kushërira e tij, e cila luante në filmin “Mira”, që u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Shkurtër. I etiketuar, që në fillim të hyrjes së tij në shtëpinë e “Big Brother” si “çuni i mamasë”, ai as vetë nuk e fsheh lidhjen e veçantë, që ka me të ëmën. E mesa duket evenimente si këto, ai preferon t’i ndjekë i shoqëruar gjithnjë nga ajo, pasi me të dashurën është parë të rrinë bashkë gjithë ditën, përveç argëtimit në fundjavë. Gjatë ditëve të qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme, e ëma e tij e pohonte herë pas here, që e kishte pikë të dobët djalin e saj të vetëm Lexo me teper »