Gjithmonë i shoqëruar nga e dashura e tij e re, por mamin bionde, ai nuk mund ta braktisë asnjëherë. Poli i “Big Brother” është fotografuar pak ditë më parë në kinema “Millenium” në shoqërinë e së ëmës. Në nga arsyet se pse ata mund të kenë qenë bashkë ka qenë ndoshta Rozana Radi, njëkohësisht kushërira e tij, e cila luante në filmin “Mira”, që u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Shkurtër. I etiketuar, që në fillim të hyrjes së tij në shtëpinë e “Big Brother” si “çuni i mamasë”, ai as vetë nuk e fsheh lidhjen e veçantë, që ka me të ëmën. E mesa duket evenimente si këto, ai preferon t’i ndjekë i shoqëruar gjithnjë nga ajo, pasi me të dashurën është parë të rrinë bashkë gjithë ditën, përveç argëtimit në fundjavë. Gjatë ditëve të qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme, e ëma e tij e pohonte herë pas here, që e kishte pikë të dobët djalin e saj të vetëm 21-vjeçar, për jetën e të cilit kujdesej deri në detaje. Ndërkohë për Polin, këto janë kohë për t’u çmallur, pas rikthimit nga Spanja, dhe vendimit për t’u rikthyer në Shqipëri. Para largimit atje, ai pohoi dhe ndarjen nga e dashura e tij, Ina, dhe dëshirës për të nisur një dashuri të re.

Burimi Panorama Plus