Këto ditë ka nisur konkurimi edhe për lojën tjetër shqiptare të këtij formati, Big Brother. Tentuam të mësonim se si përzgjidheshin konkurentët në të. Më parë duhet mbushur një formular dhe për këtë duhej të shkoje në disa pika të paracaktuara me një 2 mijë lekësh në xhep që është si tip tarife.
Do thoni ju, epo një formular duhet të plotësosh. Tamam, tamam një formular është për t’u plotësuar, po nuk është kaq e thjeshtë. Sapo gjetëm një pikë ku kishte formularë të tillë, na u desh të “bënim sherr” me
sportelisten. Nuk e lëshonte formularin gjallë nga duart. Vetëm na e tregonte, ta shihnim me sy, por duke e mbajtur me forcë shtrënguar me gishta.
E pyetëm si ishte puna, na thotë që duhej të paguanim 200 lekë të reja. Nxcorëm lekët, por formulari nuk jepej ta merrje me vete. Më lehtë, i hiqje bluzën sportelistes se formularin nga duart. Na tha që nuk lejohej ta merrje formularin me vete, duhej ta plotësoje aty në vend, nën mbikqyrjen e saj. E pamundur të merrej ai “formular i artë”. Vetëm sa i hodhëm një sy. Sa për kuriozitet formulari kishte një hapësirë shumë të madhe portret ku duhej vendosur fotoja e aplikantit. Veç kësaj, të dhënat e tjera ishin ato të zakonshmet, emër, mbiemër, adresa etj.