Pas Polit, Ina braktiset edhe nga Andi
Posted on January 27th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 17 Comments »
“Big Brother” pëlqehet jo vetëm për faktin se të gjithë kanë mundësi që nëpërmjet ekranit të shohin ‘non stop’ disa copëza jete njerëzish, por tërheqja ndaj këtij formati bëhet akoma edhe më e fortë kur brenda atyre katër mureve, lindin histori dashurie. Dhe nëse duhen plotësuar të gjitha këto kushte që suksesi të jetë i garantuar, mund të themi me plot gojë që pjesmarrësit e “Big Brother 1” e kishin kuptuar shumë mirë se ku qëndronte çelësi i suksesit pasi nuk mjaftonte të ishe një vajzë apo një djalë i shkatthët për t’u pëlqyer. Duhej të mbaheshe mend gjatë dhe të bënin të gjithë tifo për ty falë një love story. Kjo është arsyeja pse akoma ka kuriozitet për jetën e Olsit, Najadës, Polit apo Inës. Edhe pse me ulje-ngritjet e tyre, me grindje, qejfmbetje, ribashkime, siç është vetë jeta, ka qenë pikërisht kjo kurbë kaq e gjallë që e ka mbajtur kuriozitetin lart për lexuesit.
Poli dhe Ina ndryshe nga Najada dhe Olsi, historinë e tyre të dashurisë e filluan kur dolën nga shtëpia e
“Big Brother”. Natyrisht tani ishin sy të tjerë që i ndiqnin ngado dhe mesa duket kjo vënie në qendër të vëmendjes iu pëlqente edhe atyre. Dhe pa mbaruar mirë vera, mbaroi edhe kjo lidhje për të cilën shumë mund të vinin bast se do të shkonte gjatë. Më pas Ina pothuajse u zhduk nga vëmendja mediatike, ndërkohë që Poli zgjedh të bëjë rolin e Don Zhuanit ku pikën kulminante e arrin në trajnimin që ai bëri në ishujt Kanarie ku edhe falë pamjes së tij, femrat nuk kishte shumë zor t’i bënte për vete. Edhe kur u rikthye në Tiranë vijoi si për inerci me të njëjtin ritëm duke u parë gjithnjë nën shoqërinë e femrave seksi. Në sjelljet e tij me femra, ai të linte të kuptoje se nuk kishte as edhe një farë keqardhjeje për historinë me Inën, e cila sipas miqve thuhej se ishte shumë xheloze për Polin, madje mund të ketë qenë pikërisht kjo dhe arsyeja e ndarjes së tyre. Pa kaluar shumë javë, edhe Ina filloi të shoqërohej me një djalë. Edhe ai mjaft simpatik, miqtë e përbashkët na tregojnë se quhej Andi dhe se kishte qenë futbollist, por e kishte lënë sportin edhe pse i ri në moshë. Çifti shkonte gjithandej bashkë, në lokale dhe në pub-e duke mos e fshehur lidhjen.
Dukej se tani Ina kishte gjetur djalin e duhur, mbi të gjitha pa atë vëmendjen mediatike që kishte pasur Poli. Por edhe kësaj radhe Ina nuk pati fat. Pak javë më parë ata janë ndarë dhe sipas burimeve tona Andi është rikthyer tek ish e dashura e tij, me të cilën njiheshin që kur ishin fëmijë dhe kishin një lidhje të gjatë, një vajzë me emrin Pegi, e cila njihet si këngëtare. Tani Ina është pa të dashur, ndërkohë që vijon të frekuentojë miqtë e saj të përhershëm, por edhe ata me të cilët u lidh gjatë programit të “Big Brother”. Ka eksperimentuar
disa herë me ngjyrat e flokëve por duket se nuk ka gjetur rehat. Po kështu edhe veshjet me ngjyra llojlloj,
e bëjnë që të bjerë në sy, por jo të ngjajë bukur. Ne kemi arritur të sigurojmë disa foto të Inës me Andin, foto të cilat ajo i ka pasur edhe në facebook, por i ka hequr që kur ata janë ndarë. Gjithashtu, disponojmë edhe foto të tjera në pozicione shumë më seksi dhe provokuese, të cilat do t’i publikojmë në numrat e ardhshëm.
Postime te ngjashme
- Erjoni e Bertina, të dashur para se të futeshin në “Big Brother”
- Poli lë të dashurën 17 vjeçare për Inën (intervista me Inën)
- Historia e Aides, vajzës së fortë, të cilës jeta i rezervoi jo pak surpriza të hidhura
- Ina:- Ne shtepi do te isha lidhur me Polin
- Mesida në Karaoke para se të futej në BB
Si te shkruaj nje koment?
1. Ju lutemi te shkruani ne gjuhen letrare shqipe. Qe cdo koment i juaji te jete i kuptueshem per te gjithe shqip folesit.2. Mos shkruani fjale banale, te pa denja per nje njeri te kulturuar.
3. Mundohuni te evitoni shkurtimet e fjaleve si: nqs, mgjs, mgjt...etj.




17 Përgjigje
e paska knaq
te pershendes shum ina se nje vajz shum simpatike vetem suksese
keshtu eshte kur merr te dashurit e te tjerave ::: Zogu iken ku iken po kthehet ne kafaz te vet ::: moj shemtire prandaj mundohu te gjesh ndonje beqar se le nam
ti ke qen nje vajz e mir edhe su duft me u nda me polin
per fat te keq ka shume njerez te prapambetur qe gjithmone gjykojne jeten e tjetrit pa be njehere bilancin e vetes.po cte duhet ty mi ida jeta private e ines cdo njeri e zgjedh sipas shijeve te tij.ina pac fat ne rruge e jetes tende lal mos te pafte kurre syni keq
kjo qenka prostitut bre
ina je nje vajz shum lejkatare nuk ben qe te futesh ne mes te dikuj tjeter per ket arsyeje nuk ke fat ne mashkuj ok tung miranda nga peja ne gjdo fjal ilda ka te drejt
ina je shum nje vjaz e pakulturuar prandaj nuk te dojm ok mbytu ne kanale saranda nga peja
ina mua me pelqen shum ti:Pdhe poli gjithashtu por e di arsyen pse je nda nga poli dhe definitivisht poli ka pas faj:S
ina je njeshhhhhhhhh fare
Ina ke pasur te drejt qe te jesh xheloze tek Poli sepse ja vlen sepse e ka shum te lehte ti bej femrat per vete por ju i dini punet e juaja kalofshi mire…
nuk me pelqen fare ina dhe nuk e kuptoj se si poli arriti te lidhej me te
nje vajze qe do vetem te dali ne tv dhe do bente cdo gje per ta arritur qellimin
oj ina je e nje tip e lezetshme je shum e bukur po edhe poli eshte i bukr me pelqen sdi si tju them keni preshendetje nga kosova kaqaniku fatebardha tung
ina je shum emir poli eshte shum idiot
per mua ti vazhdo dashurin tanden se nuk ja vlen me men per polin
me erdhi shum mir se u nda prej polit ina,nuk ishte tip per polin.poli eshte nice
oki ina shpresoj qe ta gjesh nje tip qe me shum te pershtatet
ina qenke e pafat ne dashuri
ina je yll poli nje drogmen