Archive for February, 2009

Big Brother Albania 2 – Dita 20

Posted on February 28th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 83 Komente »

Lexo me teper »

Vjehrri i Adelajdes: Nusja shkatërroi familjen për Big Brother

Posted on February 28th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 195 Komente »

Tashmë në Kavajë, e dinë të gjithë. Pjesëmarrja në reality show e konkurentes, Adelajde Ljushka, i ka kushtuar asaj divorcin nga bashkëshorti, Agron Ljushka.
Nusja e familjes kavajase, ishte bërë pjesë e aplikimit në emisionin Big Brother pa dijeninë e pjesëtarëve tjerë te familjes së bashkëshortit. Madje, sipas babait të Agronit, as bashkëshorti i saj nuk dinte gjë për aplikimin.
“Ajo e ka bërë çdo gjë në kokën e saj pa na pyetur fare. Të them të drejtën ne si familje na ka vrarë shumë opinioni publik, pasi Kavaja është vend i vogël, – na thotë babai i Agronit, ish-vjehrri i Adelajdes, Azemi.
Po nëse ajo do tregonte a do rridhnin gjërat ndryshe? Azemi thotë:
“Edhe nëse ajo do të na kishte treguar që dëshiron të marrë pjesë në një emision të tillë, përsëri ne nuk do të ishim dakord, por do t’i thoshim që nuk është gjë e mirë pjesëmarrja në atë emision dhe se këtë duhet ta vendosë me burrin e saj që është edhe djali ynë”.
Babai i Agronit, na tregon se si rrodhën ngjarjet që prej ditës kur djali i tij mori vesh që nusja ka aplikuar në Big Brother. Lexo me teper »

Big Brother Albania 2 – Dita 19

Posted on February 27th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 41 Komente »

Lexo me teper »

Flet miku italian i Bjordit: E vërteta e fotos si femra

Posted on February 27th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 105 Komente »

Bjordi Mezini është një nga djemtë më të përfolur në Big Brother. Sot, ai vjen i rrëfyer nëpërmjet një interviste nga shoku i tij më i ngushtë, ku tregohen edhe të vërtetën e fotos, veshur si femra.Fundjavën e shkuar, në një foto të publikuar në suplementin e gazetës “Shekulli”, SH2, Bjordi, pjesëmarrës në Big Brother, ishte veshur si femër së bashku me dy miq të tij. Fustane, dekolte, dhe performanca që të bëjnë të dyshosh? Dhe, në fakt, komentet në faqen e SH2-shit on-line, ishin nga më të ndryshmet. Andrea Ghirilli, një nga miqtë më të mirë të Bjordit, i cili pozon me të në foto, tregon të vërtetën e atij momenti, se çfarë ka ndodhur me djalin e BB-së dhe shokët e tij italianë, atë mbrëmje. Por, jo vetëm kaq, ai flet edhe për marrëdhëniet e tij me femrat italiane dhe të huaja. Andrea na rrëfen se si e ka njohur 20-vjeçarin Mezini, ëndrrat dhe dëshirat e tij për t’u bërë një aktor i madh. Më tej ai na zbulon nëse Bjordi është apo jo një biznesmen.

Andrea, prej sa kohësh e njihni Bjordin?

Bjordi është një nga miqtë e mi më të mirë shqiptarë. Bashkë jemi njohur në një koncertin tim, në një bar. Bëhet fjalë për 3-5 vjet më parë, kur Bjordi ishte ende 16 vjeç.
Ju jeni italian dhe jeni miku i Bjordit. E keni problem që keni një shok shqiptar?
Po, unë jam Italian, po kjo nuk ka aspak rëndësi. Fakti që Bjordi është shqiptar nuk më krijon asnjëlloj problemi. Nuk kam komplekse të tilla për ekstrakomunitetet. Shumë shpesh dëgjojmë opinione negative për shqiptarët, mjafton t’i njohësh dhe të qëndrosh për pak kohë me ta, dhe do të kuptosh se ke të bësh me njerëz shumë të mirë, dhe Bjordi është një i tillë. Nga ky djalosh unë njoh edhe shumë miq të tij shqiptarë, të cilët nuk janë aspak problematikë.

Mendoni ju se Bjordi do ta fitojë Big Brother-in?

Unë shpresoj që po. Besoj që ai djalë ka shumë mundësi të mira për të fituar atë çmim. Normalisht, i uroj shumë sukses, duke u kthyer fitimtar në Itali. Ai është nga ata djem me vlera dhe ka çfarë të japë në një shtëpi të mbyllur. Lexo me teper »

Big Brother Albania 2 – Dita 18

Posted on February 26th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 49 Komente »

Lexo me teper »

Ina e Big Brother Albania 1 flet per meshkujt e BBA 2

Posted on February 25th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 69 Komente »

Ardjani, në përshtypjen e parë më është dukur tip i veçantë dhe nga klipi të krijonte idenë e një njeriu me goxha botë shpirtërore. Më duket i adoptueshëm me banorët e tjerë edhe pse ka diferencë moshe. E shikoj si finalist, por nuk them se mund të jetë fituesi edhe pse mundësia ekziston, duke parë pjekurinë e tij. Në fillim ishte pak i mbyllur, por me kalimin e ditëve ka fituar goxha lirshmëri. Është alamet djali dhe veshjet e tij janë shumë trendy.

Pavlini më është dukur vetvetja që në fillim.
Mendoj se ka pak problem komunikimin me banorët e tjerë. Them se është herët për ta përcaktuar si fitues, megjithatë personalisht e shikoj larg çmimit të madh edhe pse gjithçka mund të ndodhë. Duke ndalur te paraqitja, më duket një djalë i zakonshëm dhe shumë i thjeshtë në look, tipi i meshkujve që nuk t’i kap syri kur të kalojnë pranë.

Dritani është një djalë që të krijon simpati që në momentin e parë që e sheh. Për mua Dritani hyn në kategorinë e djemve që janë të zgjuar, të edukuar dhe i njohin mirë normat e shoqërisë. Më duket simpatik dhe i komunikueshëm edhe pse jo fort i lirshëm, por mendoj se aktualisht po studion mirë të gjithë banorët dhe besoj se ka shumë për të na treguar nga vetja. E shikoj si finalist. Vërej se vishet thjesht dhe me shije. Lexo me teper »

Big Brother Albania 2 – Dita 17

Posted on February 25th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 91 Komente »

Poli flet per vajzat e Big Brother Albania 2

Posted on February 25th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 159 Komente »

Adelajda më duket një vajzë e bukur, me dy sy mjaft shprehës. Ajo dallon për komunikimin e saj shumë të lirshëm dhe të drejtpërdrejtë. Më duket e lirshme, sepse është inteligjente dhe di të komunikojë mjaft mirë. Adelajda dallon se është një mike e mirë, për ato që dinë ta vlerësojnë. Më ka bërë përshtypje edhe paraqitja e saj dhe look-u, ku dallon stili në veshje, me pak fjalë ajo është një femër tërheqëse.

Aida është tipike “goca tironce”. E fortë në karakter, pa komplekse dhe e drejtpërdrejtë.
Ajo duket se nuk i njeh lajkat dhe atë që do të shprehë e thotë drejt në sy. Mund të jetë ndonjëherë edhe e gabuar, por të paktën flet troç. Sa i përket look-ut më duket interesante, por kam një këshillë, duhet të merret më shumë me palestër, do të ngjante shumë më mirë.

Republika ka një shprehje sinqeriteti në fytyrë që duket se e ka edhe në shpirt. Ajo është një përzierje në karakter, e fortë dhe e ndjeshme njëkohësisht. Sa i përket marrëdhënieve që ka krijuar, duket se nuk ka dëshirë të komunikojë shumë dhe besoj se ende i duhet kohë që të ambientohet. Po të ndalem te pamja apo look-u i saj, mund të them se ajo është vajza tipike që vjen nga një qytet i vogël, ku stilet dhe moda e fundit e të veshurit i interesojnë shumë pak. Lexo me teper »

Big Brother Albania 2 Dita 16

Posted on February 24th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 29 Komente »

Dita 16 Pjesa e pare

Lexo me teper »

Jeta enigmatike e Zhuljetës dhe e vërteta e ngjashmërisë me Çiljetën

Posted on February 24th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 93 Komente »

Nëse do dalë apo do qëndrojë në shtëpi, atë do ta mësojmë vetëm sot në mbrëmje në spektaklin “Big Brother”, sipas votimit të publikut, që ka nisur plot një javë më parë. Por gjatë gjithë kësaj jave, në blogjet e ndryshme në internet kanë filluar komentet në lidhje me dy të nominuarat e para nga pjesëtarët e tjerë të shtëpisë “Big Brother”, Zhuljetën dhe Erjolën.
Disa komentojnë se ajo që duhet të dalë nga shtëpia e famshme është Erjola, pasi e pret në shtëpi vajza e vogël në Fier, ndërsa të tjerë thonë se duhet të dalë nga shtëpia Zhuljeta, për faktin se nuk është vetvetja, s’është aspak aktive brenda shtëpisë.
Por për këtë le të presim. Zhuljeta e ka motivuar arsyen, se pse ka hyrë në këtë “reality show”, për të
fituar 70 mijë eurot, të cilat do t’i shpenzojë pastaj vetëm për qejf. Ne kemi gjetur disa foto të datës 15 nëntor 2008, ku Zhuljeta ka qenë e pranishme në “Sharm Fashion Party”, dhe ku është fotografuar, duke kërcyer e dëfryer me Lirio Nushin, një këngëtar të njohur. Për më shumë mund të shihni vetë fotot që po publikojmë, ku Zhuljeta ka të njëjtën pamje dhe model flokësh me të cilën e shohim në “Big Brother”, ndërsa shihet të jetë veshur me të zeza. Por faktin që ajo është një vajzë e hedhur dhe që e pëlqen shumë jetën e natës, e kanë pohuar dhe të njohura të saj, që nuk janë pak, për shkak edhe të tipit të saj jo shumë të qëndrueshëm. Disa prej tyre, të cilat ajo i ka njohur në këto ambiente, kanë pohuar se brenda shtëpisë, Zhuljeta është treguar e rezervuar për jetën e saj. E në fakt cila është ajo e vërtetë, që ka shfaqur shumë interes, cila ka qenë Zhuljeta e vërtetë para se të hynte në “Big Brother” dhe çfarë mund të
zbulohej në jetën enigmatike të vajzës 28-vjeçare me origjinë nga Dibra, rritur në Fier, që jeton në Tiranë,
dhe që ka ëndërr të jetojë përgjithnjë në Gjermani? “Ajo që po shohim në ekran është vajza e moderuar dhe që s’ka fare lidhje me Zhuljetën që e njohin të gjithë”, shprehet një nga të njohurat e saj, që nuk i pëlqen të identifikohet, për faktin se nuk do të ketë të bëjë me të. E çfarë fshihet pas Zhuljetës, tek e cila shumë persona kanë gjetur një lloj ngjashmërie në tiparet e këngëtares seksi Çiljeta Xhilaga? Lexo me teper »