Nis më 7 shkurt, aventura e madhe e “Big Brother Albania”
Posted on February 2nd, 2009 in Big Brother Albania, Big Brother Albania 2 | 55 Comments »
Edhe gjashtë ditë na ndajnë nga spektakli i madh “Big Brother Albania 2“. Reality show më i ndjekur në Shqipëri do të nisë transmetimin më 7 shkurt në “Top Channel”, ndërsa do të transmetohet drejtpërsëdrejti edhe në dy kanalet e platformës tokësore e satelitore të “DigitAlb“. “Big Brother“, edhe këtë vit, do të prezantohet nga prezantuesja e njohur, Arbana Osmani.
Dymbëdhjetë janë personazhet që do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ata janë përzgjedhur mes rreth 8 mijë aplikantëve, të cilët kanë qenë pjesë e audicioneve për “Big Brother Albania”. Kjo fazë zgjati për tre muaj. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë sezon, shtrirja gjeografike e pjesëmarrësve në këtë reality show të suksesshëm, është më e gjerë. Aplikantët e pjesëmarrësit në “Big Brother” vijnë thuajse nga të gjitha rrethet e Shqipërisë.
Ky fakt është një tregues i shikueshmërisë dhe suksesit të padiskutueshëm të një formati që në fakt, provën e suksesit e kaloi që në edicionin e parë të tij. Jo vetëm shqiptarë të cilët jetojnë në Shqipëri, por edhe ata që jetojnë jashtë kufijve kanë qenë të interesuar për të qenë pjesë e shtëpisë së madhe të “Big Brother”, në “Top Channel”. Të ardhur nga vende si Italia, Greqia, Anglia etj.
Ata kanë qenë të gatshëm për të lënë për pak kohë punën e jetën e ndërtuar jashtë Shqipërisë e për të nisur një aventurë të re në shtëpinë e “Big Brother”. Organizatorët bëjnë të ditur se pas përzgjedhjes fillestare, aplikantët kanë kaluar tri faza të tjera vlerësimi, për të arritur në numrin e të përzgjedhurve përfundimtarë. Këta të fundit do të jenë pjesë e aventurës së madhe, e cila do të nisë të shtunën e parë të muajit shkurt, në “Top Channel”.
Mosha e banorëve të rinj të shtëpisë varion nga 20 deri në 40 vjeç. Ata janë përfaqësues të brezave të ndryshëm, çka garanton sigurisht spektakël dhe debate brenda shtëpisë. Do të gjenden në këtë familje të madhe të rinjtë ëndërrimtarë, por edhe brezi i më të rriturve të cilët ëndrrën, shpresojnë ta arrijnë nëpërmjet këtij reality show.
E rëndësishme është që gjithsecili prej tyre të përfaqësojë veten brenda shtëpisë, pavarësisht vëzhgimit nga Vëllai i Madh, e pavarësisht se ditët e tyre do të vijojnë të ndjekura nga ekrani prej syve të publikut. Ditë pas dite, banorët, njësoj si paraardhësit e tyre vitin që kaloi, do të bëhen të njohur për publikun deri në imtësi. Duke ofruar veten e tyre të vërtetë, ata do të jenë pjesë e një spektakli të gjatë, plot 99 ditë. Ata do të vëzhgohen në gjithçka, do të sprovohen gjithashtu. Do të mësojnë të njihen e të bashkëjetojnë me njerëz që deri para fillimit të këtij reality show, as që e njihnin ekzistencën e njëri-tjetrit. Do ketë miqësi, aleanca, por edhe përplasje, kundërshti e mospërputhje.
Në mungesë të televizorit, celularit, librit, apo të çdo mjeti tjetër informativ e komunikativ, e vetmja mundësi për të kaluar ditët ndryshe është komunikimi me njëri-tjetrin. Në varësi të sjelljes, apo të “aleancave” të krijuara brenda në shtëpi, do të ketë të humbur ose të fituar. Vetë banorët do të vendosin për njëri-tjetrin. Dhoma e sekreteve do të jetë dritarja e komunikimit. Aty publiku do të ketë mundësi të mësojë gjithçka. Ndërkaq, edhe shtëpia në të cilën banorët do të kalojnë më shumë se tre muaj të mbyllur brenda, është një tjetër element që do të vijë ndryshe nga viti i shkuar. Ajo do të jetë me më shumë ambiente, më e bukur, e komode nga viti i shkuar.
Ky vit i dytë i “Big Brother” në Shqipëri është një përvojë më shumë e fituar, ndaj edhe gjithçka do të jetë e kuruar deri në detaj. Nga organizatorët e programit bëhet e ditur se audicionet nuk kanë përfunduar me përzgjedhjen e banorëve të parë, të cilët do të shkelin në shtëpinë e “Big Brother”. “Vëllai i Madh” është ende në kërkim të elementeve të reja e të individëve interesantë, të cilët duan të shpalosin veten në një program kaq të suksesshëm si “Big Brother”. Çmimi i madh për fituesin e edicionit të dytë të “Big Brother Albania”, fillon nga 70 mijë euro, por surprizat nuk përfundojnë këtu.
Gjithçka do të zbulohet hap pas hapi. Çdo ditë në ekranin e “Top Channel” do të transmetohet për gati 30 minuta përmbledhja e ngjarjeve më të rëndësishme të ditës, ndërsa të shtunën do të zhvillohet spektakli i madh nën prezantimin e tashmë së mirënjohurës Arbana Osmani. Ndërkaq, një suplement prej tetë faqesh kushtuar “Vëllait të Madh” do t‘i bashkëngjitet çdo të shtunë gazetës “Shqip”. Lexuesit do t‘i jepet mundësia të njihet jo vetëm me personazhet e shtëpisë, debatet e gjithçka ata do të përjetojnë aty brenda, por edhe me të tjera të reja. “Big Brother” është i vetmi program televiziv në Shqipëri që plotëson standardet ndërkombëtare, çka konfirmohet nga patenta që zotëron nën markën e kompanisë “Endemol”. “Big Brother” është një prodhim i kompanisë “Top Media”, “Top Channel” dhe “DigitAlb”. Reality show “Big Brother” është quajtur kështu prej personazhit me të njëjtin emër i krijuar nga George Orwell, në romanin e tij të botuar në vitin 1984. Formati i famshëm televiziv transmetohet në më shumë se 40 vende të botës.
Çmimi i madh për fituesin e edicionit të dytë të “Big Brother Albania” fillon nga 70 mijë euro, por surprizat nuk përfundojnë këtu. Gjithçka do të zbulohet hap pas hapi...
Ditë pas dite, banorët, njësoj si paraardhësit e tyre vitin që kaloi, do të bëhen të njohur për publikun deri në imtësi. Duke ofruar veten e tyre të vërtetë, ata do të jenë pjesë e një spektakli të gjatë plot 99 ditë
Burimi Gazeta Shqip
Postime te ngjashme
- Përfundon aventura e “Big Brother”, Arberi fitues i 50 000 eurove
- Big Brother Albania 2: Flasin Drejtuesit
- Suplementi Big Brother Albania 2 shkruan:
- Sonte nis aventura
- Ermela: “Kam hequr të zitë e ullirit për te harruar te dashurin”
Si te shkruaj nje koment?
1. Ju lutemi te shkruani ne gjuhen letrare shqipe. Qe cdo koment i juaji te jete i kuptueshem per te gjithe shqip folesit.2. Mos shkruani fjale banale, te pa denja per nje njeri te kulturuar.
3. Mundohuni te evitoni shkurtimet e fjaleve si: nqs, mgjs, mgjt...etj.






55 Përgjigje
Pershendetje: suksese me tutje.
Mir dita ju pershende nga zemra Mr. A.Sylqevci Gjilan
ju jeni nder me te miret ne kosov ne shipri qe me gjith shpirt e me zemer e pa durim jap tu e prit big brather albania ju lumt keto 3 muaj qe vin me duken si 3 dit ju lumt ju pershendet te gjithve si dhe vllaun e madh
pershendes big brothen e madh jemi shum te knaqur qe poja fillon big brother2 ju lutem mi dergoni fregfencat e big brother 1 dhe 2 ju pershendes dhe ju deshiroj spektakel de mir ne top channel
pershendetje jam shum e lumtur qe ja fillon big brother 2 ju kish lutu ne kosove ende nuk e ka leshum kabllovikun qe e kan ble ipko qka do te ndodhe a do te ket big brother ne kosove ok ju pershendes shum kalofsh mir 3 muj me doke si 3 dite big brother ishall do te ket te kosves edhe sivjet tung je shum te mir
qka po bani si po kaloni ju pershendes sa kanddat jan nga kosova
ju pershendes dhe ju uroj per programin. por kam nje ptopozim qe kjo bb2 te jete me interesant seps ehera e kaluar ishte mjaft me banalizem,
Pershendetje TOP-i dhe pune te mbare.BB-2 do Zoti ,te na kenaqni ma shume se i pari,ishalla hyn nanji tip si Romi.do t’me pelqente shum.
Super,mirpo vec deshiroj te dij se a do marre pjese edhe ne BB2 ndonje kosovare/ë?
Mua me pelqen shum big brother po e pres me padurim,sepse e shte nje program shum i ndjekur ne shqiperi .Ju uroj suksese
me sa ka degjuar une edhte vet nje e kosoves eshet vajze qetu e ke http://www.bigbrotheralbania2009.skyrock.com hyn ne qet web e ken kanditaten e kosoves shum keq qe ish vet njeh se arbana ka thon ka pas shum te kosves qe kan konkuru e kan pranu vete nje kan interse se as qata nuk e kish pranu ok kalofsh mir ishlla vashdon der ne fund e kosves nuk ja boj si beses se e e qet se ajo kishe qendruar der ne fund po ne do ta perkrahim te kosoves shum te gjith te behem bashke e ta perkrahim tung kalofsh mir
eyyy un dua ta di se a do te ket kosovar ne big brother dhe dua ta diemra e tyre
e kisha nje pytje ne ne kosove nuk mund ta shikoj nese eshte veten ne digi gold
do te jet nje djal nga gjilani prap
nje pytje e kisha na kosovaret nuk mund te shikojm bba2 sepse ju thate qe vetem nepermje digi gold ju lutem qe te ket edhe ne nje tjeter kanal pleas
suksese topit dhe arbanes per fillimin e edicionit te dyte te big brother.shpresoj qe ky edicion te kete po aq personazhe intersante sa kishte i pari,por pse jo edhe me shume.vetem nje si nocja nuk dua te kete ju lutem jo,ndersa si te tjret le te kete sa te doje.shikim te kendshem te gjithve atyre qe do ta ndjekin.tung
wauuuuuuuuuuuu bukur a ?ambienti i mire ngjyrat e ngrohta mbrebda shtepis dhe krejt cool ,po shpres te mos i diskriminojn kosovart te ju shkon te gjithve korekt dhe mbar tung tung
nje kritik pe Arbanen qysh ne start ,ajo eshte moderatore shum e mir mirpo pak injorante ndaj kosovarve dhe qyshe ne start reagoj ashper se tha ata e perfaqsojn vete veten e jo nga vim ,po normal ashtu duhet te jet po tek ju te shqipris po shifet ne shum program te ndryshme te juaja ashtu dhe te BB se nuk eshte ashtu Arbana pranoj kritikat dhe mos reago ma ashtu si sonte me Virusin
ishalla fiton nje kosovar te pakten.tuuung
perpara kosova,kosova…
Shpresoj Qe Konkurentet e BBA2 te jene te mir.
mgjs banoret e BBA1 do te jen gjithmone ne qender.
Kosova veq perpara se ne do te ju perkrahim gjithmon.Mimoza je me e mira.
me se pak me pelqe mimoza dhe ardijani
olsi ti je shum aventurist qe e trathtove lusian me noqenku te gjen ni femen menjeher fillon seksi yt
poli je shum i ke
arberi ke qen nje nder kanditatët me te mir me shum respek dhe ti e ke merituar qmimin prej 50.000 euro familja jote te kan respektuar shum mir ke ber bum ne Big Brother Albania
Arbana je nje vajz qe me pelqen shum je spektatore shum e mir andaj te uroj sukses ne kete vit ne Big Brother Albania 2 vetem vazhdo me kete profesion ty te shkon shum kjo pun.
ju lutem top qenell lidheni me kontraten me ipkon se marume pa e pare big brodher ju lutem leshoni kanalin edhe teke ne
kakakakkakak
Arbana Nuk Ka komente per ty te gjith ne kosovaret qmendem per ty qe te takojm.ti per mua je nje artiste holliwudi .me pelqen shummmmmmm .tduuuuuuua shum shpresoj me te taku.te puq shum Jeta nga Gjakova.Le te fiton adelajde
me pelqen ne pergjithsi veq nje send nuk me pelqen se ne nuk mund ta shikojm ne kosov bb e kshtuqe ju lutem beni diqka dhe leshoni rrjetin ne kosov perndryshe nuk do te keni shikushmeri tek ne. MIMOZA JE SI NJE ENGJULL per bukuri mos te flasim je nje femen fenomen te uroj suksese…
shume kemi pritur te filloj ,por te hidheruar qe nuk po kemi mundesi ta percjellim pershkak te cilen nuk po e transmetojn ne kosove asnje operator si ipko apo kujtesa 24 ore panderpre. po presim ndonje intervenim qe edhe neve te na plotsohet kjo deshire.
a nanen pol pse ppi trathton qikat o i pist nuk ke pas ftyr per big brother kurr qik mos pafsh me sy
kush ja ka inati………………………………………ja bafshi
Adi mendoj se duhet te rrish me shum me te tjeret
Mimoza hapu pak sepse duhet te rrish aty si n’shtëpin tënde sepse aty është një vend ku ju t’gjith po rrini bashk por ti duhet t’hapesh edhe pak dhe t’flasesh me te tjeret ti duhe tte jesh e lumtur qe je aty brenda sepse ne ket dit e kemi pritur qe moti dhe tani vajza jone nga kosova nuk po i flas askujt duhet te tregosh edhe ti se si jan vajzat Kosovare siq eshte Lirita ahjo po e tregon veten qe eshte Shqiptare dhe po flet pa e marr parasysh gjuhen e atyre dhe te tonen ti je gjakovare dhe gjuha jote pakez poo ngjan dhe fillo menjeher te hapesh dhe te tregosh qe je e fort dhe qe edhe Kosova jone eshte e fort kaloje at eksperienc sepse do te mesohesh prap se prap dhe do mesosh gjera qe nuk i ke ditur…….
dhe qicka mos u shiko shum ne pasqyr sepse do te hyj vetja ne begeni
noqe je shum e qart a si te shohin njerzit habiten mas teje
olsi kuller edhe ti mas kulleriti qart
jeni me te miret vetem vazhdoni koplimenet gjithve
tung ju pershendes gjihtve kalojani sa memir ne big brother
Nga:”Lirika Abdullahu
ju lutem mos e votoni arjonin dhe bjordin se ata te dij e zbukurojn big brother pa ato big brother mbillet
shum te mir jeni tungi klx ciaoooooo
une deshiroj qe te dal mimoza se nuk esht heiq e mir esht mut po rdh fend
i shalla fiton qetsori se e meriton
anjeza nuk e meriton arjonin une kisha pasur deshir qe me kan qift mimoza me arionin :
une mendoj te fitoje bjord.
qka po bani duhet me fitu adela ja ha zemren bjordit se ka me ri tu bjordi adelen po mue um ka meritu
QETSORI FITORRRRRE♥
fklf[kg[rdmgvd
fitoj qetesori si mendoni
UN KISH APAS QEF ME FITU ADELA
OSE ADI OSE BJORDI MA TE MIRET KAN BETUR ISHALLA LUN BIG BRATHER MO SE EKAM SHUM MARK QAOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOJU DUA SHUM PO R EDHE ARBANEN OSMANI ESHT SHUM E BUKUR TUNG TUNG TUNG
TUNG