Ajo është një nga tipat më simpatikë brenda shtëpisë së “Big Brother” . Është e kudondodhur dhe shumë e çiltër me banorët dhe besojmë se ka arritur të fitojë jo vetëm simpatinë e tyre por edhe të shikuesve. Që në fillim na ka bërë përshtypje mënyra sesi ajo ka prerë flokët e cila duhet thënë që është mjaft e guximshme. Por ne kemi siguruar disa foto të saj për ta parë më mirë se si ka ndryshuar ajo në vite. Siç e shikoni, me një prerje pak më të thjeshtë, ajo duket shumë më simpatike. Ka të ngjarë që edhe vetë Lirita ta dijë këtë por thjesht ka dashur të bëjë eksperimentin e radhës. Fundja prerja e flokëve nuk është një gabim fatal dhe i pakorrigjueshëm.

Burimi: Suplementi Panorama Plus