ARDJAN POJANA
Fakti që ka eksperiencë pres që të reagojë edhe fuqishëm fare madje. Duhet të jetë më aktiv nepër debate, pavarësisht se ka një tip thumbues. Kështu që kam besim tek Adi se ka diçka të veçantë në
terësinë e lojës së tij….nuk mendoj që ka vënë maskë.

PAVLIN POLIA
Fakti që vjen nga një divorc edhe mënyra se si ka vendosur t’i bëjë ballë, nuk është e lehtë për t’u ”vetëflijuar në një izolim” vetëm që të kalojë pasojat e një divorci….E vetmja gjë që ia prish imazhin janë bisedat e etura rreth seksit. Të lutem Pavlin bëj diçka, nuk t’i zgjidh BBA2 problemet. Tani që të jemi të qartë: Arsyeja që ti ke hyrë ne BBA2 cila është?

DRITAN SHEHAJ
Arsimimi edhe ëndrra e tij….avokat! Nuk besoj se hyrja në BBA2 do i sigurojë atij një studio, një dosje,
mbajtëse dokumentash edhe një stilolaps…. Të lutem Dritan, mund të ishe bërë personazhi i ditës me dhuratën që të bëri BBA natën e 14 shkurtit…….Ji më vetvetja! Je shumë me komplekse! Do kisha dashur të shihja reagimet e tua i dashur nqs do të kishe një femër pa skrupuj edhe të të provokonte…….A do t’i rezistoje vallë? Sa kurioze jam!

BJORDI MEZINI
Ai është rritur në një ambjent jashtë Shqipërisë me kulturë tjetër. Më duket shumë gjenuin, por me një inteligjencë mjaft natyrale për moshën që ka. Do të thoja një kryeveper e mamasë së tij. Nuk më besohet që ka ende meshkuj me të tilla kapacitete. Dhuratë e Natyrës.

ARJON MUÇA
I dashur…….ke një femër aty që do të bënte gjithçka për ty aty brenda. Jepi shansin vetes edhe asaj. Ty të ra fati të na dhurosh pak show. Bëje!

QETËSOR FERUNAJ
Shumë i hedhur, do të thoja prototip nga ata që në klasën e tyre udhëhiqnin më të dobtit. Ekstrovers si tip, më pëlqen humori i tij. Ka aftësinë më të mirë për t’u përshtatur në këtë ambient të ri ndryshe nga disa të tjerë. Fakti që ecën këmbëzbathur nëpër shtëpi, rrëzon tërë këtë tablo që përmenda.

REPUBLIKA KASMAHU
Ka marrë përsipër të hyjë në një reality show edhe pse me shumë mangësira në jetën e saj. Por nuk mendoj që këto boshllëqe që ajo i ka nga e kaluara, do t’ia mbushi BBA2. Bika më pëlqen mjaft kur reagon në momentin e duhur dhe në vendin e duhur….Mjaft e zgjuar! Me karakter të fortë.

ADELAJDA XHAMANI
“Me leje zysh?” Nuk më pëlqen kur tejkalon sensin e të kërkuarit të gjërave, të të urdheruarit, të tërheqjes së vëmendjes duke tundur gishtin në ajër. Sjellja e saj nuk lejon hapësira për të ndërruar mendim deri tani. Arrogante. Ndërro mënyrën e komunikit! Mjaft përdore jastikët si mënyrën e vetme për të ndalur një ngacmim që të bëhet. Në jetë s’do kesh shumë jastëkë.

ZHULJETA DACI
Ka një kohë për çdo gjë në këtë jetë: për të punuar, për t’u shkolluar, për të kënduar, për të lexuar, për të qarë, për të qeshur etj etj. Dhe midis këtyre ka edhe një kohë për të dashuruar! N.q.s., ai djalë të
pëlqen, thuaja që e do, n.q.s., e ke thjesht për të arritur një qëllim, që dihet se cili është, mjaft i përdore meshkujt për të përmbushur ëndrrën tëndë për të pasur çdo gjë në këtë jetë. Vlerësoj sinqeritetin
tënd kur thua që të pëlqen Arjoni, por mos e lësho veten kështu të lutem!

AIDA TROKA
Është shumë femër! Më pëlqen jashtë mase…….S’kam shumë fjalë rreth saj. Just perfect!

LIRITA HALILI
Nuk më pëlqeu që në profilin e saj lexova që donte të përfaqësonte diçka, një rrymë apo një tendencë.
”Uni” i gjithsecilit është pjesë e të qenit ndryshe nga dikush tjetër, kështu që Lirita s’mund të pretendojë që është kosovare, pra Kosova do ta mbajë aty. Mos bëj gabimet e dikuj që “u dogj” prej një deklarate të tillë. Secili ka hyrë aty për të dhënë veten dhe jo vendin nga vjen. S’po shoh asgjë të re nga ti që në ditën e parë që ke hyrë aty përveç debatit me Sorin. Shpërthe moj vajzë!

MIMOZA KRASNIQI
Ju lutem kur të dali, dikush t’i dhurojë një pasqyrë edhe një libër me përralla dhe mbi të gjitha dikush t’i mësojë se piruni edhe thika përdoren ndonjëherë në tavolinë. Dhurojini një libër mbi kodin e etikës. Ku ta çosh tërë atë bukuri kur s’di të sillesh. Dhe tjetra, një njeri që gënjën, cilado qoftë arsyeja, i bën të gjitha. Hiqe atë maskë e dashur se e dimë se kush je! Do të të kujtohet kur të dalësh prej aty.