Archive for March, 2009

Fansat tifo për çiftin Mimoza – Arjon

Posted on March 28th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 787 Komente »

Të gjihë ata që ndjekin “Big Brother” janë të mendimit se mbase ka ardhur momenti të shohim më shumë spektakël. Këtë javë që Mimoza është në nominim, kuptoi se duhet të japë shumë më tepër brenda asaj shtëpie nga ç’kishte bërë deri tani. Të jesh e bukur dhe të refuzosh meshkujt, mesa duket nuk mjafton. Mimoza e cila që në fillim tregoi që jo vetëm nuk e pëlqen Arjonin por disa herë edhe e ka nominuar me pretekstin se “ai do të dijë shumë rreth jetës time”. Këtë javë Mimoza jo vetëm që nuk ka shfaqur shenja refuzimi dhe antipatie ndaj Arjonit, por ka qëndruar në lojën e tij. Arjoni ka thënë se me Mozën do fejohej menjëherë pasi e pëlqen. Mesa duket Arjoni nuk dëshiron që Mimoza të dalë, madje edhe vetë ai ka thënë se këtë javë duhet të dalë Lirita, dhe me zgjuarsinë e tij po mundohet që Mimon ta ingranojë në lojë, me një fjalë po e ndihmon. Lexo me teper »

Mimoza dhe Aida, dy më të votuarat për të lënë shtëpinë

Posted on March 28th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 180 Komente »

Janë votimet on line ata të cilat na krijojnë një ide se si mund të jenë votimet e vërteta, ato që bëhen vetëm me sms. Deri tani më të votuarat për të lënë shtëpinë e “Big Brother” janë Mimoza dhe Aida. Edhe opinionistët javën e shkuar u pozicionuan qartazi teksa pohuan se shtëpinë e “Big Brother” duhet ta lërë Mimoza, pasi dihet, në këto raste ka më shumë shansse për të ndenjur ai që është më aktiv dhe dhuron më shumë spektakël.Deri tani banorët kanë kërkuar të eliminojnë më të fortët dhe me siguri kjo ka qenë arsyeja që kësaj here në nominim shkuan gjashtë veta në mënyrë që t’i jepej mundësi publikut të vendosë, jo aq banorëve. Nëse Mimoza thuhet se nuk ka qenë aq aktive prandaj dhe votohet, Aida në fakt ka bërë të kundërtën, ka qenë e tillë, ka krijuar shumë konflikte ku më i spikaturi është ai me Adelajdën dhe në ndryshim nga kjo e fundit, nuk ka shumë mbështetje brenda shtëpisë, me përjashtim të Liritës. Duket se kësaj rradhe Lirita nuk rrezikon edhe pse shumë mendonin se ishte më e favorizuara për të lënë shtëpinë.
Nëse nga Kosova do ketë shumë sms që kërkojnë largimin e Aidës për të shpëtuar Mimozën, ka të ngjarë që Aida ta lërë sonte shtëpinë, megjithëse duket më logjike që e eliminuara e radhës të jetë Mimoza.

Burimi: Panorama Plus

Big Brother Albania 2 – Dita 48

Posted on March 28th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 209 Komente »

Bika:“Adela nuk e meriton!”

Posted on March 27th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 200 Komente »


27/03/09 14:59
Republika është e mërzitur për debatin me Adelajdën dhe e diskuton me Mimozën. Ajo i thotë:-“Kur unë të them mirëmëngjes dhe ti nuk më thua , a është ofendim?” Sipas Mimozës është ofendim kur nuk i kushton vëmendje dikujt, kur ai të flet. Ajo i thotë që Republika nuk është një person që nxiton. Republika ia kthen:-“Nuk kam më nerva! Është më keq kur të ndodh me një person që mendon që të kupton.” Sipas Republikës ,Adelajda nuk e ka më respektin që ka patur për të në dy javet e para. Ajo thotë që e ka humbur besimin tek ajo, dhe shton:-“Pavarsish e kosideroj shumë shoqe, por mendoj që ajo nuk e meriton!”

Burimi: Top Channel

Flet e dashura:“Banorët po e lëndojnë Adin”

Posted on March 26th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 244 Komente »

Si po ecën Adi sipas mendimit tënd? Adi po ecën shumë mirë, por fryma negative që duan të transmetojnë disa prej banorëve i imponojnë atij disa kufij që nuk e lejojnë të shprehë qind për qind natyrën e tij jokonfliktuale, tolerante dhe të pakomplekesuar! Javën e kaluar ai është bërë objekt i bisedimeve në shtëpi për “incidentin” me Mozën. Çfarë mendon për këtë situatë të krijuar? Unë e kam parë Adin për herë të parë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BB të zhgënjyer dhe të lënduar nga ky keqinterpretim që iu bë një gjesti të pastër afeksioni ndaj Mimozës, të cilën kam bindjen që e ka pasur dhe vazhdon ta ketë për zemër, pavarësisht të gjithave!
Ne debatin kundër Adit, disa nga banorët kanë përdorur lidhjen tuaj për ta akuzuar. Domethënë që ai është lidhur me një 25-vjeçare.

Të duket një paragjykim apo manipulim? Ndihesh pjesë e debatit dhe a të vjen keq për këtë?

Unë do kisha thënë me plot zë që është paragjykim! Por të njëjtët banorë që kanë përmendur lidhjen tonë, shpeshherë nëpër biseda të ndryshme, kanë deklaruar se ata nuk janë aspak paragjykues dhe se zgjedhjet e çdo personi duhen respektuar! Nuk di kë të marr për të vërtetë, e vetmja gjë e sigurt është që këtu ka hipokrizi dhe manipulim për efekt loje! Të them të drejtën pak keq më vjen! Nuk e kisha menduar që do e kishin shfrytëzuar këtë fakt kundër Adit!
Pse ke preferuar të qëndrosh anonime?
- Për këtë gjë mund të them vetëm që do doja shumë të qëndroja në studio për të mbështetur Adin në çdo debat apo kritikë, të kisha mbase mundësinë edhe për të komunikuar me të apo t’i dërgoja ndonjë mesazh, por për arsye të forta personale nuk kam mundësi ta bëj këtë gjë! Për fat të keq jo gjithmonë zgjedhjet çojnë në zgjidhje… ndodh edhe e kundërta! Të shtunën e kaluar në fakt Adi pati dhe një lajm të mirë. Fitoi imunitet nga Aida dhe kjo shkaktoi debate mes saj dhe Arjonit.
Pse Aida i dha imunitet Adit dhe cili është opinioni yt në lidhje me debatet në shtëpi për këtë gjë?
Nuk mendoj se Aida ia dha me dëshirë imunitetin Adit dhe Arjoni e kapi shumë mirë situatën. M’u duk hipokrizi nga ana e saj deklarata: “Adi nuk ka nevojë për imunitet” nga momenti që vetë ajo kishte shumë
gjasa ta nominonte! Megjithatë, mendoj që ajo ia dha imunitetin, sepse pati frikë se mos gjykohej si nga banorët dhe nga publiku po të bënte të kundërtën! Me pak fjalë vendimin e Aidës për t’i dhënë imunitetin Adit e pashë më shumë si mbrojtje e vetes së saj sesa si mbrojtje e Adit nga nominimi! Lexo me teper »

Big Brother Albania 2 – Dita 46

Posted on March 26th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 167 Komente »

Arjoni deklaron: E pëlqej shumë Mimozën

Posted on March 26th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 1,068 Komente »

Kanë kaluar një ditë shumë intensive banorët e shtëpisë së “Big Brother”. Janë angazhuar në debate të shumta e kanë diskutuar për tema të ndryshme. Herë pas here edhe janë hapur në lidhje me njëri-tjetrin, siç është rasti i Arjonit kundrejt Mimozës. Ai i ka thënë Adelajdës se e pëlqen shumë Mozën.

Arjoni pëlqen Mimozën

Arjoni, Bjordi dhe Ani flasin për makinat. Para tyre kalon Mimoza, e cila është rregulluar dhe ka veshur minifund. Arjoni reagon menjëherë dhe i thotë: “E di që unë dhe Bjordi të kemi inat tani!” Mimoza i pyet: “Duken bukur flokët?” Arjoni i thotë që nuk e kanë mendjen te flokët. Ai dhe Bjordi i kërkojnë që të largohet, pasi për ta është shumë provokuese. Ajo largohet, ndërsa ata vazhdojnë duke diskutuar për të. Bjordi thotë: “E ka feminilitetin në gjak, por nuk e kupton!” Lexo me teper »

Adela, Aides -“Ti nuk di ku flet!”

Posted on March 25th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 381 Komente »


25/03/09 01:48

Aida dhe Adelajda janë vënë sërish përballë njëra-tjetrës. Duke folur për qytetin e Adelajdes, Kavajën, Aida i ka thënë se ajo vet u kishte thënë se vinte nga një qytet ku askush nuk shikonte punën e vet, por të tjetrit, ku të gjithë merrëshin me thashetheme dhe ku paragjykimet ekzistonin. Adelajda i është kthyer duke i thënë se Aida i ishte shprehur dikujt, që më pas ia kishte treguar Adelajdes, se kjo e fundit nuk e donte qytetin e vet. “Ti nuk di ku flet!”- i ka thënë ajo Aidës dhe ka shtuar se ajo kishte dashur, duke keqpërdorur fjalët që Adela kishte thënë për Kavajën, ta nxirrte atë keq, para qytetit të saj. Aida i ka thënë se ashtu si e kishte prezantuar Adela Kavajën, vetëm mendim të keq mund të krijoje. Pas kësaj debati më të dyjave u thellua më tej duke iu rikthyer atij të Adit në lidhje me Mimozën. Aida i ka thënë Adelajdes, se ajo kishte përdorur fjalët e saj, ndërsa Adela kishte shpikur në kurrizin e saj. Kishte qenë pikërisht ajo që, sipas Aidës, i kishte thënë Adit se Aida ka thënë për ty që derisa kishe një të dashur 25 vjeçe, nuk e shihje Mozën si të vogël. Në vazhdim Aida ka thënë se kjo ishte një temë tjetër dhe ata duhet t’i ktheheshin temës fillestare në diskutim: Seksi dhe Qyteti”. Adelajda i ka thnë se ajo nuk as ta nisë, as ta drejtojë. Aida ia ka kthyer që ajo dinte dhe ta niste dhe ta vazhdonte, ndërsa Adela, një temë të tillë, nuk do të kishte patur kurrë kurajo ta hapte. “E si mund të ndodhte ndryshe!” – ka komentuar Adelajda përplasjen e pashmangshme mes të dyjave. “Me injorantë si puna jote, nuk mund të ndodhte ndryshe!” – i është përgjigjur Aida.

Burimi: Top Channel

Big Brother Albania 2 – Dita 45

Posted on March 24th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 403 Komente »

Big Brother Albania 2 – Dita 44

Posted on March 24th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 216 Komente »