Archive for March, 2009

Bika: Prania në “Big Brother”, ngjarja më e bukur që më ka ndodhur ndonjëherë

Posted on March 23rd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 216 Komente »

Ka qenë një bisedë me Arjonin që e ka bërë vajzën e hekurt në dukje, të rrëfejë veten e saj jashtë shtëpisë së “Big Brother”.
Bika ka treguar se pas divorcit të prindërve për atë është kujdesur vetëm gjyshja dhe xhaxhai. Ajo nuk bëhet me prindërit dhe pas largimit të
tyre ajo ka humbur edhe shumë familjarë të afërt që janë ndarë nga jeta. Për këtë arsye, ajo pranon se është e prerë dhe e fortë si natyrë.
Përvoja në “Big Brother” -ka rrëfyer më pas Bika – ka qenë gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë.

Arjoni - Lekët xhaxhai t’i justifikon?
Bika- Po.
Arjoni – Do ia kthesh një ditë?
Bika- Çfarëdo të bëj unë, sado lekë të kem në jetë unë atij nuk ia shpërblej dot asnjëherë
Arjoni- Nuk do i kthesh lekët, do t’ia shpërblesh.
Bika- Ai deri këtu ku jam unë e di që është shumë krenar për mua, kjo është një lloj shpërblimi. Kur them shpërblim është kjo që kur rrit një fëmijë dhe të ta dijë fëmija është gjë shumë e mirë.
Arjoni - Po vëllai?
Bika - Është djali i xhaxhait, por ngaqë jemi rritur bashkë. Prandaj më pëlqen kur të dëgjoj kur flet ti për
Frensin për motrën, ndihem njësoj në ndenja. Që i vogël ka pasur një logjikë të shkëlqyer. Ai pa mua nuk ikte në mëngjes, dhe e motra që në mëngjes, është në klasë të tetë vinin, te krevati im dhe më pyesnin më rri mirë kjo? Nëse i thosha unë ik, ato me vrap iknin dhe ndërroheshin. Ai ka krijuar vend në shoqërinë time. Kur nuk është më pyesin ku e ke vëllain. Tre herë që kam ardhur në Tiranë me atë kam ardhur.
Arjoni – Herën e parë e ke që vjen në Tiranë?
Bika- Kam qenë dhe vjet 10 ditë, kam njerëz në Tiranë kam dajën e babit. Kur kam qenë e vogël e kam
bredhur Tiranën se kam pas xhaxhain që më ka vdekur ushtar këtu dhe më merrnin gjyshërit nga mbrapa dhe udhëtonim me tren.
Arjoni- Tani hera e parë që udhëton vetëm? Lexo me teper »

Nuk jam e fortë, por jam inatçie

Posted on March 23rd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 393 Komente »

Në provat e vështira ushtarake, me të cilat banorët e “Big Brother 2” janë përballur gjatë gjithë kësaj jave, sigurisht që konkurrentët meshkuj e kanë pasur më të lehtë për t’i përballuar fizikisht. Por edhe vajzat nuk kanë mbetur pas, sidomos dy prej tyre, Mesida dhe Moza. Duke folur në dhomën e g j u m i t me vajzat
e tjera, pak pasi kishte kaluar mesnata, Moza t regoi se nuk dallon për forcë fizike, por në prova doli mirë, sepse e mori punën me inat. Bukuroshja kosovare, që duket si më e fjetura nga konkurrentet femra të këtij edicioni, ka rrëfyer se kur i duhet të arrijë një objektiv, e merr me inat dhe kërkon të fitojë patjetër. Moza ka theksuar se ajo nuk është e fortë, por thjesht inatçie.

Big Brother Albania 2 – Permbledhje e dites 43

Posted on March 23rd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 134 Komente »

Prindërit e Adelës skandalizohen nga puthja me Bjordin

Posted on March 22nd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 968 Komente »

Javën e kaluar, gjatë transmetimit të spektaklit “Big Brother” pamë skenën e puthjes mes Bjordit dhe Adelajdës kur të dy ishin të bindur se ai ishte një ambient pa kamera. Natyrisht secili nga ne mund ta merrte me mend se Adela thjesht përmbahej për arsye të prezencës së kamerave, pasi dukej në mënyrë shumë evidente se ajo e pëlqen Bjordin.
Ka pasur komente të ndryshme rreth kësaj skene. Shumë e kanë pëlqyer dhe komplimentuar Adelën e cila edhe pse në nominim, nuk pranoi të bëjë show për të ndenjur edhe ndonjë javë më shumë brenda shtëpisë, ndërkohë që për shumë të tjerë kjo është thjeshtë një hipokrizi, një sjellje e Adelës me të cilën ajo gënjen veç veten dhe aspak të tjerët. Po prindërit e Adelës si e pritën këtë skenë. Në radhë të parë duhet të theksojmë se javën e kaluar ata nuk ishin prezent në spektakël edhe pse e bija ishte në nominim dhe mund të dilte. Pra, sjellja e Adelës sipas prindërve nuk kishte qenë në rregull, edhe para se të transmetohej skena e nxehtë por gjithsesi mëse normale për dy të rinj që pëlqehen. Por puthja duket se i ka vënë kapakun durimit të tyre. Të kompleksuar nga ambienti ku jetojnë dhe nga fjalët e njerëzve, ata
kësaj here nuk janë mjaftuar vetëm duke u kyçur në shtëpi, por kanë vendosur të reagojnë. Kështu, jo vetëm punonjësit e “Topit”, por edhe kalimitarët kanë mundur të shohin prindërit e Adelës që ulërinin në dyert e televizionit, duke kërkuar që t’i nxirrnin urgjentisht të bijën nga loja e degjeneruar sipas tyre. Lexo me teper »

Eliminohet Mesida

Posted on March 22nd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 130 Komente »

Surpriza per Biken

Posted on March 22nd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 50 Komente »

Dy Banor te rinj ne shtepi

Posted on March 22nd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 264 Komente »

Big Brother Albania 2 – Dita 41

Posted on March 21st, 2009 in Big Brother Albania 2 | 119 Komente »

Reagon e fejuara e Dritanit

Posted on March 20th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 122 Komente »

E kam lexuar mendimin e Aidës në lidhje me Dritanin. Nuk më ka krijuar ndonjë përshtypje të veçantë, për faktin se me Dritanin, për shkak të cilësive që ai ka, mund të dashurohet çdo femër”. Është shprehur qetësisht e fejuara e Dritanit në lidhje me thënien e Aidës, se nëse “Dritani do të ishte i lirë, ajo do të ishte dashuruar me të”. Komentin lakonik, e fejuara e Dritanit e ka bërë me një buzëqeshje, por edhe duke sqaruar më tej shkakun e qetësisë së saj. Sipas Evës, ajo thënie e Aidës nuk përbën shqetësim. “Aida është një femër e hapur dhe është shprehur se nuk do të hynte kurrë në mes të lidhjes sonë. E ka shprehur vetë një gjë të tillë”. Por siguria më e madhe për Evën vjen nga vetë Dritani. Duke ndjekur me vëmendje bisedën mes tij dhe Aidës në mesnatën e 7 marsit, Eva thotë se Dritani kishte folur pikërisht për
të, duke i thënë Aidës se, përveç festës së mësuesit, ajo ditë ishe një festë e tij dhe e Evës, pasi bëheshin
plot 70 muaj që kur ishin lidhur bashkë. “E prisja të thoshte diçka atë ditë dhe ai më përmendi”, thotë Eva, e cila shpjegon se lidhja e tyre matet me muaj dhe se numri 7 ka fituar një simbolikë të veçantë në historinë e tyre të dashurisë.
Po a e priste Eva që Dritani të zgjidhte si kryefamiljare Aidën? E ulur në studion e “live show”-t, të shtunën e kaluar, teksa Dritanit i kërkohej të bënte zgjedhjen e tij për t’ia lënë detyrën e kryefamiljarit njërës prej
femrave të shtëpisë, ajo e kishte shqiptuar vetë e para emrin e Aidës: “E dija që Dritani do të zgjidhte
Aidën, për shumë arsye. Dhe jo vetëm për ta shpëtuar nga nominimi, por për t’i treguar Aidës se pavarësisht shoqërisë, fjala vjen me Adelën, ai është i drejtë në vendimet e tij. Kryefamiljaren mund ta bënte shumë mirë Aida, ndoshta edhe Lirita, por asnjë tjetër përveç tyre nuk do të ishte e zonja të drejtonte shtëpinë”.

E dashura e Adit, anonime. Pse?

Posted on March 20th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 92 Komente »

Edhe sa kohë e dashura 25-vjeçare e Adit do të mbetet anonime? Ka dashur të thotë pak gjëra Adi në lidhje me të dashurën e tij jashtë, por duket se kjo më shumë se dëshira e tij, është zgjedhja e vajzës me të cilën ai ka rrëfyer se ka disa kohë që është i lidhur. Nuk dihet pse kaq shumë heshtje nga e dashura e
Adit, që kemi mësuar se me profesion është ekonomiste. Ndoshta duhet që ajo vetë të bëjë përpara dhe të rrëfejë për lidhjen e tyre, që deri tani duket pak e mistershme. Tironsi 40-vjeçar, ndoshta duke mos gjetur një banor moshatar apo të besueshëm, ka rrëfyer shumë pak edhe për jetën e tij para se të hynte në “Big Brother”. Adi nuk e ka fshehur të shkuarën e tij, kur tregoi edhe për eksperiencën e hidhur të burgut: jo për izolimin, por më shumë për ndjenjën e vetmisë që ka përjetuar. Atij shumë persona iu larguan pas asaj përvoje dhe duket se kjo gjë e ka shënuar jetën e tij. Megjithatë, Adi është gati të rifillojë dhe të gjithë e kanë vërejtur se ai ka vendosur të rikthehet, duke komunikuar me ndihmën e një arme që ai e përdor shumë mirë, humorit. Nuk ka një situatë apo dialog që Adi të mos fusë disa batuta të këndshme, të cilatì zbusin ndjeshëm edhe ato situata që herëherë ngjajnë të acaruara.