Archive for April, 2009
Big Brother Albania 2 – Dita 78
Posted on April 27th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 139 Komente »
Nëna e Qetsorit: Dua ballafaqim me Eltonin, na fyeu nusen shtatzënë
Posted on April 26th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 343 Komente »

“E shoh djalin tim që në orën 13:30 që kthehem nga puna, deri pas mesnatës kur ai fle. Më duket sikur e kam brenda në shtëpinë time. Fle dhe dua të zgjohem me të, por më duhet të iki për në punë”. Nëna e Qetsorit, një nga konkurrentët më të fortë të “Big Brother-it” shqiptar na thotë se si po i përjeton javët televizive të djalit të saj, si i sheh marrëdhëniet e tij me të tjerët brenda shtëpisë, si dhe shpreh një revoltë, për një nga banorët.
Si reagoni kur e dëgjoni të debatojë me konkurrentët e tjerë?
Me emocione të papërshkrueshme, aq thellë sa mund të ndjejë zemra e një nënë. Më keq kam përjetuar shakanë e tij me Adin për 1 Prillin, që treguan vonë se ishte shaka. Atë ditë kam shkuar në spital.
A po ju duket paksa i lodhur kohët e fundit?
Absolutisht. Ai ka shpirt kreativ që kurrë nuk shteron. Madje në javët në nominim (relativisht shumë) ai ka prodhuar situata nga më të larmishmet dhe më të këndshmet.
Si i keni përjetuar javët e tij në nominim?
Me ankth! Ashtu si çdo prind, por gjithmonë kam pasur bindjen se ata fansa që e sollën deri këtu do ta shoqërojnë në finale, sepse ai di t’i mbajë pranë duke u thyer monotoninë.
Cili nga konkurrentët ju duket se po e trajton keq Sorin?
Adi. Ai sulmon hidhur. Unë dhe familja ime jemi lënduar shumë nga një shprehje e Eltonit në dhomën e rrëfimit: “Sorit do t’i pjellë nusja.” Nuk e di se ku e gjeti ai atë shprehje në mes të qytetit, por ajo që tha ishte diçkaa e ulët për të dhe unë e nusja ime e përjetuam keq.
Po ai, a po lëndon dikë?
Ai nuk lëndon njeri. Ai sjell vetëm humor dhe debat të lirë. Në momente të vështira i afron të gjithë. Kjo duket dhe në nominimet e tij që nuk janë tendenciozë për individët me të cilët është përplasur në debat, po i bën të mirargumentuara.
Si po ju duket pozicioni i tij gjithmonë në sulm?
Sori është impulsiv. Duhet ta bëjë këtë sepse i kërkohet prej mijëra fansash që harxhojnë kohën duke e parë dhe votuar. Kur ai nuk përsërit veten, nuk ka pse të rrijë i heshtur.
A ka bërë ai ndonjë gabim aty brenda?
Ai nuk më ka zhgënjyer në asnjë moment të vetëm, por vetëm zoti nuk bën vërejtje se njerëzit po. Gjithsesi, unë me sytë e nënës nuk shoh asnjë gabim te Sori.
Keni menduar se ai do të dalë këtë javë?
Sori ka dhënë dhe jep me apo pa dashje. Vetëm një ditë, që ai për tetë orë as nuk ka folur, as nuk ka gatuar, të gjithë banorët e tjerë ranë në gjumë. Kjo tregon se Sori prodhon në çdo moment dhe, nëse audienca kërkon lojë të vërtetë, do ta çojë Sorin në finale. Lexo me teper »
Babai i Adelës lë Shqipërinë nga inati i së bijës
Posted on April 26th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 1,313 Komente »

Tashmë është një fakt i njohur, që prindërit e Adelës jo vetëm që nuk e përkrahën të bijën për t’u bërë pjesë e “Big Brother”, por ata kërkuan me forcë që Adela ta linte menjëherë shtëpinë, sapo ajo filloi të afrohej me Bjordin. Edhe mungesa e prindërve gjatë netëve të spektaklit, tregonte faktin që ata nuk po e pranonin dot këtë vendim të së bijës dhe sjelljen e saj me Bjordin. Ndërkohë kemi filluar të shohim mamanë e Adelës në spektakël, ndërsa të atin, jo. Ai ka ardhur në atë sallë vetëm dy spektaklet e para. Kemi mësuar se i ati është mërzitur dhe irrituar aq shumë nga sjellja e së bijës, sa ka vendosur të lërë jo vetëm Kavajën por edhe Shqipërinë, duke ikur kështu në Itali. Madje të njohur të tyre në Kavajë na tregojnë se edhe e ëma, ka mbyllur dyqanin poshtë shtëpisë dhe shtëpinë, dhe ka marrë një shtëpi me qira në Golem. E gjitha kjo tregon se Adela është me të vërtetë në hall me mentalitetin e prindërve të saj, përderisa thjesht pjesëmarrja në një program si ky por edhe afrimi me një djalë, ka bërë që atyre t’u përmbyset bota. Madje të afërm të familjes së Adelës tregojnë se i ati ka kërcënuar se po t’i dalë e bija përpara, pas këtij turpi, do ta ketë punën pisk me të. Edhe pse mediat kanë folur shumë për këtë argument, duke treguar se asgjë e pazakontë nuk po ndodh me vajzën e tyre, duket se mentaliteti dhe formimi i tyre, është shumë më i fortë se opinioni i cili i gjithi në kor ka kritikuar për këtë sjellje. Reagime ka sjellë edhe deklarata e mamasë së Adelës, të shtunën e kaluar kur u pyet nga prezantuesja, se si e sheh lidhjen me Bjordin. Ajo tha se Adela ka një familje dhe kur të dalë do sqarohet gjithçka.
Eliminimi i Arjonit
Posted on April 25th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 386 Komente »
Letra e Polit BBA 1 per Mozen BBA 2
Posted on April 25th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 322 Komente »
Intervista me Eltonin
Posted on April 25th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 85 Komente »
Eliminim i dyfishte, del Arjoni dhe Toni
Posted on April 25th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 66 Komente »

Nje eliminim te dyfishte pati sonte ne Big Brother Albania, u eliminua Arjoni dhe Eltoni. Arjoni, djali bukurosh vlonjat, tashme i famshem jo vetem per bukurine e tij, por edhe per aventuarat e tij te krijuara brenda shtepise gjate ndejtjes aty. Ne fillim Mimoza pastaj Zhuljeta e ne fund Anjeza me te cilen ndoshta ka filluar nje histori dashurie, midis te dyve jane shkembyer puthje ne buze.
Ndersa konkurenti i dyte qe humbi mundesine per te fituar 70 000 euro ishte Eltoni. Djaloshi nga Tirana i cili hyri gati ne gjysem te lojes bashke me Arjanin dhe Junen. Toni gjithashtu u be pjese e polemikave ne Big Brother per shkak te kaluares se tij.
“Duhet të largojmë zyshën”
Posted on April 25th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 412 Komente »

24/04/09 12:05
Eltoni dhe Juna, në kopësht bisedojnë për fundin e Big Brother. Ata bëjnë disa llogaritje dhe thonë se për tre javë mbaron spektakli. Sipas llogaritjeve të Eltonit, ata kanë hyrë në gjysmë finale. Në bazë të kësaj, ai shprehet se ka ardhur koha që të largojnë zyshën nga loja, Adelën, dhe ndoshta gjatë ditës së sotme duhet të përveshin mëngët që ta realizojnë këtë. Juna pyet Eltonin nëse po kërkon nga ajo pohim për këtë gjë sepse nuk është e nevojshme, pasi ajo e ka pohuar publikisht pozicionimin e saj kundër Adelës. Ajo shprehet se nuk pëlqejnë ata njerëz që thonë bëj si them unë por mos bëj si bëj unë. Sipas saj, nga jashtë gjërat duken ndryshe, ndërsa tani që janë vetë brenda dhe qëndrojnë 24 orë në 24, e kanë kuptuar se si funksionon loja e banorëve. Eltoni mendon se nuk do të bëjnë asgjë më shumë apo më pak se sa të tregojnë se cila është ajo në të vërtetë, gjë që është e arritshme nga ata. Juna tregon se tashmë e ka njohur Adelën, me aq pak biseda sa ka bërë me të ka qënë e mjaftueshme dhe mendimin që ka krijuar për të se është false nuk e ka ndryshuar. Sipas saj, sjelljet e Adelës tregojnë shumë kontradikta me ato që thotë dhe se nuk është ajo Adela e imazhit që ka krijuar në shtëpi. Juna saktëson se ka vënë re sjeloljet e Adelës në tërësi e jo lidhjen e saj me Bjordin sepse ajo është dicka personale që i takon atyre të dyve.
“Kam frikë për Arjonin”
Posted on April 25th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 120 Komente »

24/04/09 14:10
Anjeza i tregon Eltonit se ka frikë se ndoshta Arjoni del këtë të shtunë. Ajo shprehet se ka një ndjesi të tillë, por Arjonit nuk i ka thënë asgjë sepse mërzitet. Sipas saj, kjo javë është më e rrezikshme për Arjonin se sa java e kaluar. “Pse kur unë filloj të ndjehem mirë, do ndodhë dicka që do ma prishë”- shprehet Anjeza, duke treguar kështu frikën e saj të brendshme. Ajo lutet që të mos ketë e nesërmja dita e fundit për ata të dy që të jenë bashkë në shtëpi. Megjithatë, Anjeza mendon se në mos Arjoni, ajo mund të dalë këtë të shtunë. Eltoni i jep zemër se asgjë nga këto s’kanë për të ndodhur.


