Archive for April, 2009

Big Brother Albania 2 – Dita 76

Posted on April 25th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 72 Komente »

Big Brother Albania 2 – Dita 75

Posted on April 23rd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 93 Komente »

Irritohen fansat për prejardhjen e Junës së “Big Brother”

Posted on April 23rd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 179 Komente »

juna-bba-2

Herën e kaluar “Panorama Plus” ju njohu më shumë me banoren e re të shtëpisë së “Big Borther”, Junën nëpërmjet rrëfimeve të miqve të saj në Gjermani, me të cilët ajo ndan një kohë të konsiderueshme. Gjithashtu, ju treguam se Juna është vajza e një personazhi shumë të njohur siç është Virgjil Kule, si dhe mbesa e një ish-anëtari të byrosë politike të kohës së diktaturës,
Rita Marko. Duket se ky fakt i ka irrituar fansat duke vërtetuar kështu se njerëzit, madje edhe të rinjtë, nuk e kanë harruar të kaluarën dhe dëmet që ajo i solli shqiptarëve. Fansat thonë se
Juna nuk është gjë tjetër, por veçse një pasardhëse e atyre që kontribuan për të dënuar njerëz të pafajshëm. Ndërkohë, sjellja e Junës brenda shtëpisë tregon që ajo është një vajzë shumë e thjeshtë dhe lehtësisht e përshtatshme me të gjithë banorët e tjerë, madje ka shfaqur shumë shenja të populizmit të tepruar, duke qeshur dhe bërë shaka me të gjithë. Edhe ajo ka filluar të bëjë lojën e saj, duke vënë në shënjestër ata që mund të quhen konkurrentët e fortë dhe pretendentë për të fituar.

Burimi: Panorama Plus

Mami i Bjordit: “Adelajda ma ka fituar zemrën”

Posted on April 23rd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 533 Komente »

adela-dhe-bjordi-hane-cokollate

Puthje, përqafime dhe më shumë se kaq mbase midis dy banorëve më të përfolur të “Big Brother 2”, Bjordit dhe Adelajdës. Por si e shikon Antoneta, mamaja e Bjordit intimitetin mes tyre, dhe a mund të jetë Adelajda nusja e ardhshme e djalit të saj. Ja si tregon për “Panorama Plus”:
Bjordi dhe Adelajda po flenë bashkë, si e shihni këtë intimitet të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother 2”?
I kam ndjekur dje në orët e para të mëngjesit tek putheshin, përqafoheshin dhe shkëmbenin ledhatime pafund. Të them të drejtën kënaqem kur i shoh ashtu, sepse po e shoh Bjordin të
lumtur dhe lumturia e tij është shumë e rëndësishme për mua. Kur Adelajda e largon ndonjëherë me sjelljet e saj Bjordi mërzitet, dhe unë nuk mundem ta duroj mërzinë e tij.
Keni ndryshuar mendim për Adelajdën kështu?
Po. Mbase në fillim jam treguar pak e nxituar në gjykimin tim, pasi më dukej sikur po sillej keq me Bjordin. Por tani duke e ndjekur në çdo moment të sjelljes së saj, mund të them se Adelajda ma ka fituar zemrën.
Kjo do të thotë që mund ta shihni si nusen e djalit tuaj një ditë?
Tani për tani imagjinata ime nuk mund të shkojë aq larg, sa ta mendoj Adelajdën si nusen e djalit tim, apo si nënën e nipërve apo mbesave të mia. Gjithsesi, si një të dashur të Bjordit e
shoh shumë të denjë.
E denjë në ç’kuptim?
Adelajda është inteligjente, ka një bukuri mesdhetare, që do ta krahasoja me Maria Gracia Kucinotën.
Më pëlqen. Shumë mendojnë se Adelajda është vajzë egoiste, e keqe… Lexo me teper »

Zbulohet Enkeleda, motra nga babai, të cilën Bjordi nuk e ka takuar asnjëherë

Posted on April 23rd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 148 Komente »

bjordi

Në jetën e Bjordit kanë ndodhur shumë ngjarje të rëndësishme brenda një kohe shumë të shkurtër. Edhe pse ka lënë Shqipërinë në moshën 2-vjeçare, ai ka mundur ta vizitojë atë vetëm pak kohë më parë. Fëmijë i prindërve të divorcuar, ai u rrit me mamanë e tij e cila ka bërë të gjitha sakrificat e mundshme që të birit të mos i mungojë asgjë. Ndërkohë në ardhjet e tij në Shqipëri, ka mundur të njohë edhe disa nga njerëzit e afërm të babait, Bujar Mezinit. Lajmin e parë nga i ati nëpërmjet komunikimit me letër, ai e mori kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother” duke e ndarë këtë histori me të gjithë shqiptarët. Dhe e gjithë kjo ngjarje, tipike e familjeve të tranzicionit, hapi shumë debate të tipit: A duhet ta takojë Bjordi të atin, a duhet t’ia falë mungesën 21 vjeçare në jetën e tij? Dhe diskutantët ndahen në dy kampe, dikush thotë ‘po’ e dikush ‘jo’, ndërkohë që vendimin i duhet ta marrë vetë Bjordi, i cili edhe pse është vetëm 21 vjeç, duket se nuk i prishen kollaj ekuilibrat edhe nga histori të tilla kaq tronditëse. Por mesa duket surprizat për djalin simpatik dhe të ëmbël të “Big Brother”, nuk kanë mbaruar akoma.
Kur të dalë nga shtëpia, ai do të takojë edhe një person shumë të afërt për ekzistencën e së cilës ai me siguri nuk ka dijeni. Kur ne publikuam intervistën e mamasë dhe babait të Bjordit duke bërë edhe një farë ballafaqimi mes tyre, por edhe kur u publikua letra e Bujarit gjatë spektaklit, në adresë të redaksisë tonë, erdhi një mesazh nga një vajzë me emrin Ariana (mbiemrin nuk po e tregojme për ruajtjen e privatësië). Ajo na rrëfen se ka lidhje gjaku me Bjordin, por ky i fundit nuk ka dijeni. Ja si ka ndodhur: Kur Antoneta, mamaja e Bjordit, është njohur me Bujarin, babain e Bjordit, të dy kishin patur martesa të mëparshme. Nga martesa e parë, Antoneta kishte një vajzë, Skerdën të cilën Blordi e njeh, ndërkohë që edhe Bujari nga martesa e tij e parë kishte një vajzë me emrin Enkeleda, e cila sot është rreth të 35-ve. Enkeledën e gjeti viti ‘90 në një moshë të re, por e martuar dhe me dy fëmijë si dhe banonte në Durrës. Më pas ajo ndahet nga bashkëshorti shqiptar dhe ikën në Itali, ku u martua me një italian dhe bëri fëmijë të tjerë me të. Ajo ka pasur të njëjtin fat si Bjordi i cili është vëllai i saj nga babai. I ati nuk e ka takuar asnjëherë, por herë pas here i dërgonte letra njësoj siç po bën tani me Bjordin. Madje Arianna na tregon se tekstet e letrave që gjyshi i saj Bujari, i dërgonte të jëmës, ishin njësoj si ajo që i dërgoi Bjordit, duke cituar Hygonë dhe duke përdorur të njëjtat fraza. Lexo me teper »

Big Brother Albania – Dita 74

Posted on April 22nd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 78 Komente »

Dashuria ne syte e mamave

Posted on April 22nd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 152 Komente »

Big Brother Albania – Dita 73

Posted on April 22nd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 49 Komente »

Dritani flet per banoret

Posted on April 22nd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 146 Komente »

dritan

AIDA
Gjërat pozitive- Karakteri i fortë
Gjërat negative- Përpiqet të manipulojë të tjerët
Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Ji më e drejtpërdrejtë”
MOZA
Gjërat pozitive- Bukuria fi zike
Gjërat negative- Sipërfaqësore
Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Je shumë e lehtë”
ADELAJDA
Gjërat pozitive- Mbron me forcë atë që është
Gjërat negative- Transmetuese e mirë e fjalëve
Çfarë do ti’ thoshe po ta kishe përballë- “Mos u fshih, ji Adela e javëve të para”
BIKA
Gjërat pozitive- Vajzë punëtore dhe e çiltër
Gjërat negative- Ndonjëherë reagon ashpër
Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Je njëshi i shtëpisë”
MESIDA
Gjërat pozitive- Mentaliteti i hapur
Gjërat negative- Mentaliteti i hapur
Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Më vjen mirë që të njoha”
ERJOLA
Gjërat pozitive- Vajzë energjike
Gjërat negative- Kalonte shumë kohë me cigaret
Çfarë do t’i thoshe po ta kishe përballë- “Më vjen keq që ike aq shpejt nga shtëpia”
LIRITA
Gjërat pozitive- Humori i këndshëm
Gjërat negative- S’më kujtohet ndonjë tipar i tillë
Çfarë do ti’ thoshe po ta kishe përballë- “Mirëdita…… vetëm?” Lexo me teper »

Adela, përkrah Adi Krastës tek “E Diell”

Posted on April 22nd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 164 Komente »

adelajde-ne-e-diell

Diçka e pabesueshme për vajzën nga Kavaja Adela kthehet në shtëpinë e “Big Brother”. Ajo pyet banorët nëse e kanë parë apo jo dhe ata i përgjigjen se jo. Ajo u tregon se shkoi me makinë deri në një vend, por që ajo nuk mund të shihte asgjë dhe nuk mund t‘i fliste askush. Adela tregon se ai vendi ishte spektakli “E Diell” dhe Adi Krasta e kishte pritur. Me emocione thotë se fillimisht nuk kishte parë asgjë se dritat ishin të fikura, por më pas u ndezën dhe pa një publik që u ngrit në këmbë për të dhe e përshëndetën. Adela tregon se atje i kishin dhënë një këngë për të kënduar. “M‘u duk vetja si në ëndërr dhe mendova më pas që vetëm të bëja qejf”, thotë Adela. Më pas ajo kishte bërë një prezantim dhe në fund ishte përshëndetur me të gjithë. Ajo tregon se Adi i kishte thënë një shprehje shumë domethënëse: “Kur të dalësh, nëse familja jote nuk do të të presë, do të vij unë e do të bëhem familja jote”. Banorët komentojnë shprehjen e Krastës, Adi mendon se shoqëria civile e mbështet Adelën.
Banorët fillojnë të diskutojnë për shprehjen që Adi Krasta i kishte thënë Adelës. Sori thotë se nëse ai do t‘ia kishte thënë atij, ai do t‘i ishte kundërpërgjigjur se familja e pret, çfarëdo që të ketë bërë. Arjoni mendon se kjo shprehje të lë të kuptosh se Adela ka bërë diçka të gabuar dhe se familja e saj mund ta ketë gjykuar për këtë. Edhe Adi e mendon afërsisht kështu. Ai shprehet se çfarëdo që të përmbante ai mesazh, tek Adela tani do të lërë shumë mbresa dhe ajo mund të ndryshojë sjelljen. Juna mendon se ato fjalë ishin thjesht për t‘i dhënë asaj zemër për të ecur
përpara duke mos pasur asnjë qëllim tjetër. Adi thotë se jashtë ka dy vlerësime: i pari i shoqërisë civile të emancipuar që përfaqësohet nga Adi Krasta dhe i dyti mentaliteti i vjetër që përfaqësohet nga familja e Adelës. Adi mendon se shoqëria civile e ka pranuar Adelën.
E shqetësuar për prindërit Adela duket e menduar për prindërit dhe se si perceptohet sjellja e saj tek ata dhe të afërmit e saj. Lexo me teper »