Archive for April, 2009

Nëna e Adelës: Jemi emocionuar shumë kur pamë vajzën tek “E Diell”

Posted on April 21st, 2009 in Big Brother Albania 2 | 292 Komente »

adi-krasta-dhe-adelajde

Si ju duk kur patë Adelën përkrah Adi Krastës te spektakli “E Diell”?
Më pëlqeu shumë. Pata shumë emocione të bukura. Më erdhi edhe për të qarë. Mora shumë telefonata nga të gjithë, njerëz të njohur e të panjohur që më uruan.
Po babai i Adelës çfarë tha?
Burri nuk ishte në shtëpi në ato momente, por kur erdhi ia tregova. U kënaq shumë. Edhe burrin e morën në telefon dhe e uruan shumë njerëz.
Momenti që të preku më tepër?
Më pëlqeu shumë e gjitha, më pëlqeu edhe kur këndoi, edhe ajo që i tha Adi në fund.
Por ju do të jeni në studio, apo jo?
Patjetër që do të jemi këtë të shtunë në studio.
Do ju pëlqente që të hynte në botën e spektaklit?
Po, do më pëlqente shumë. Ajo e ka pasur gjithmonë dëshirë, ka dhunti dhe e ka ëndërruar gjithmonë.
Çfarë spektakli mund të drejtonte?
Gjithçka, nuk e di mirë, por një spektakël.

Burimi: Big Brother

Juna: Sori, sa xhan të kam?!

Posted on April 21st, 2009 in Big Brother Albania 2 | 88 Komente »

juna-dhe-bjordi

Arjoni si kryefamiljar shpesh u është drejtuar me fjalë të ashpra banorëve të “Big Brotherit”, që, sipas tij, nuk punojnë mjaftueshëm për ta mbajtur shtëpinë të pastër. Gjatë njërit prej këtyre momenteve, kur sërish Arjoni ishte i nxehur për nivelin e pastërtisë në shtëpi, Qetsori ndërhyri duke thënë se sipas mendimit të tij, tre banorët e rinj duhet të punonin edhe ca më shumë se banorët e tjerë, sepse iu duhet që të zëvendësojnë kohën që nuk kanë qenë në shtëpi. Sipas djalit nga Vlora, banorët e rinj duhet të vihen në kushte të barabarta me banorët e parë të shtëpisë dhe
si zgjidhje ai mendon se aktualisht “të vjetrit” duhet të pushojnë pak dhe “të rinjtë” të punojnë pak më shumë. Juna e trembur se mos kjo ide e Sorit zinte vend, duke bërë fytyrën e ëmbël u përpoq që t’i tërheqë vëmendjen atij. Juna me fjalë të ëmbla, por me ton kërcënues iu drejtua Sorit me fjalët “sa xhan të kam unë ty”.

Burimi: Big Brother

Intervista e Aides

Posted on April 18th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 319 Komente »

Me se fundi eleminohet Aida

Posted on April 18th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 411 Komente »

Me se fundi eleminohet Aida, mbas shume e shume perpjekesh per te perjashtuar Aiden nga Big Brother Albania, fansat e Shtepise se Vellait te madh ja arriten qellimit!

eliminohet-aida

Katër të nominuarit ishin Adelajda, Qetsori, Arjoni dhe Aida. Banorët e parë që shpëtuan që të dilnin nga shtëpia ishin Arjoni dhe Qetsori. Arbana gjatë spetaklit i ka pyetur se pse mendonin që publiku kishte vendosur që ato të qëndronin ende në shtëpi. Qetsori ndihej i emocionuar dhe thjesht ka falenderuar personat që e kanë votuar. Arjoni ka thënë:-“Mendoj se më shpëtuan për të parë nëse lidhja është reale apo fallcitet! Adelajda dhe Aida janë përshëndetur me banorët dhe vendimin se kush do qëndrojë brenda e kanë marrë në një nga ambientet e shtëpisë , tek dhoma e tynelit. Publiku vendosi që banori që duhej të largohej nga shtëpia duke hequr dorë nga cmimi prej 70mijë eurosh të ishte Aida. Dalja e saj është shoqëruar me momente emocionuese mes Adelajdës dhe Aidës.

Big Brother Albania 2 – Dita 70

Posted on April 18th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 80 Komente »

Mimoza mendon ti prezantoj motres Arjonin

Posted on April 18th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 171 Komente »

Arjoni dhe Mimoza

Të shtrirë në krevat Aida, Moza, Arjoni dhe Anjeza, djali duke u ndjerë si pasha, u kujtua për ditët e para të qëndrimit në shtëpi kur ai iu afrua Mozës. Madje djaloshi simpatik vlonjat, me të qeshur kujtoi faktin apo më mirë të themi premtimin që dikur Moza i pati bërë atij. Në ditët e para kur hynë në “Big Brother”, Moza duke dashur ta largojë me kujdes vëmendjen e djalit, i pati premtuar atij se do t’i prezantonte motrat e veta që sipas saj ishin shumë të bukura. Tani që kanë kaluar shumë javë pas këtij premtimi, Arjoni me të qeshur ia kujtoi episodin Mozës, duke i thënë se ai e kishte kuptuar që atëherë se ajo kishte dashur ta largonte nga vetja.

Burimi: Gazeta Shqip

Bika flet per banoret

Posted on April 18th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 202 Komente »

LIRITA
Gjërat pozitive- Gazmore dhe çapkëne
Gjërat negative- Për mua nuk ka
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Bravo”
ADELA
Gjërat pozitive- Zyshë e mirë
Gjërat negative- Hipokrite
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Më ke zhgënjyer”
ZHULJETA
Gjërat pozitive- Sytë e bukur
Gjërat negative- Mbivlerësim i vetes
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Sikur të ishe edhe brenda kështu siç je jashtë”
ERJOLA
Gjërat pozitive- Fotozhenike
Gjërat negative- Mënyra e të folurit
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Të uroj sa më parë një familje të lumtur”
AIDA
Gjërat pozitive- Energjike dhe inteligjente
Gjërat negative- Ndonjëherë ndërhyn edhe ku nuk i takon
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Të kam shumë xhan”
MOZA
Gjërat pozitive- Bukuroshe
Gjërat negative- E fi ksuar pas vetes
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Të mirëpres në Lazarat”
MESIDA
Gjërat pozitive- E drejtpërdrejtë dhe çapkëne
Gjërat negative- Nuk ka
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “No stress”
ADI
Gjërat pozitive- Humori i hollë
Gjërat negative- Nuk i merr gjërat seriozisht
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Tërbohu”
PAVLIN
Gjërat pozitive- I drejtë
Gjërat negative- I heshtur
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Të uroj gjithë të mirat në jetë”
DRITAN
Gjërat pozitive- Shumë inteligjent, serioz dhe i matur
Gjërat negative- Nuk ka
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Ti meriton të fi tosh”
AGON
Gjërat pozitive- Humori i mirë
Gjërat negative- Përdor fjalë jo të mira
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Dashuria nuk është lojë o zotëri” Lexo me teper »

Më trego pak për të dashurat e tua!

Posted on April 18th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 82 Komente »


“Më trego pak për të dashurat e tua!”- i ka thënë Adelajda Bjordit. Ai e ka pyetur se cfarë donte dinte dhe ajo i ka thënë t’i tregonte sa lidhje të rëndësishme kishte patur, cfarë moshe kishin, sa kishin zgjatur dhe si i kishin emrat. Ai ka nisur t’i tregojë dhe më pas, pas një komenti të Adelajdes, ka ndalur. Adelajda i ka thënë se nuk do të fliste më dhe ai ka filluar t’i përgjigjet sërish pyetjeve të njëpasnjësshme të saj. Bjordi tha se kishte patur tre lidhje të rëndësishme, njërën në moshën 17 vjecare, me Sarën që ishte 18 vjece, me të cilën kishte bashkëjetuar një vit e gjysmë; të dashurën e dytë të rëndësishme, Bjordi e cilësoi si jo të bukur pasi i kishte këmbët më të gjata se trupin, ndërsa e treta kishte qenë Maida, 26 vjecare.

Burimi: Top Channel

Big Brother Albania 2 – Dita 68

Posted on April 16th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 293 Komente »

Denimi per banoret

Posted on April 16th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 196 Komente »