Archive for May, 2009

Adela: Do vazhdoj betejën kundër paragjykimeve

Posted on May 18th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 676 Komente »

adelajde-ne-e-diell

Ajo ishte shumë pranë çmimit të madh. Thuajse e preku atë, por nuk fi toi dot. Megjithatë, Adela vajza nga Kavaja ka
arritur fi toren e saj. Ka mundur paragjykimet dhe ka zgjedhur të jetojë jetën e vet përtej thashethemeve të një vendi të vogël. Ka ndryshuar, ka gjetur dashurinë e tani pret të realizojë një e nga një ëndrrat e saj. Ende nuk e di nëse do t‘i kthehet mësimdhënies. Adela ka nisur të ndërtojë një rrugë të re. Adela ti ishe shumë pranë fi tores.

A ishe e përgatitur për të fi tuar çmimin e madh?
Deri në momentin e natës fi nale nuk e prisja fitoren. Besoja se do të dilja shumë shpejt, pastaj kur e pashë veten në dyshe mendova: po sikur me të vërtetë të fi toj unë? Dhe në ato çaste e prisja, por më dukej si një ëndërr shumë e largët dhe ashtu ndodhi vërtet, e fitoi Sori. Megjithatë, për mua ishte shumë të arrija dhe aty ku doja të arrija.
A është Sori banori që ti do të doje të shikoje triumfues?
Jo, unë fi toren do t‘ia kisha dhënë edhe Sorit, sepse sigurisht, ai e meriton përderisa e votoi i gjithë publiku, por unë do të dëshiroja të fitonte Bjordi ose Adi… nuk e di.
Si do ta përshkruaje aventurën tënde brenda shtëpisë së “Big  Brother”?
Do ta përshkruaja si një eksperiencë të cilën për tre muaj unë e kam përjetuar me shumë emocione, edhe tani më duket
çuditshëm, por jam ende në përjetimet pas “Big Brother”-it dhe nuk jam larguar plotësishtnga kjo eksperiencë që për mua është shumë e bukur.
Çfarë ka ndryshuar tani te ty? Mendon se ke arritur diçka?
Mendoj se po. Njerëzit më ndalojnë, kërkojnë të fl asin me mua, ky është një ndryshim, sepse nuk e kam pasur më. Përveç kësaj nuk ishte qëllimi që unë të ndryshoja vetëm jetën time, por me anë të ndryshimit të jetës sime të ndryshoja jetën e femrave në përgjithësi. Shpresoj t‘ia kem dalë mbanë.
Si të ka pritur familja jote?
Familjarët më pritën me shumë entuziazëm, ata më duan fort. E kanë pasur shumë të vështirë, por më kanë mbështetur dhe unë e vlerësoj shumë këtë. Shpresoj që ta kenë kaluar atë fazën e vështirë dhe të ndihen po aq mirë sa edhe unë. Lexo me teper »

Big Brother, fiton Qetsori

Posted on May 17th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 878 Komente »

17/05/2008 00:55

Big Brother, fiton Qetsori

Qetsori eshte fituesi i Big Brother Albania 2. Pas 99 ditesh qendrim ne shtepine me te famshme ne Shqiperi, konkurenti nga Dukati i Vlores ka triumfuar duke fituar cmimin e madh prej 70,000 eurosh.

Cmimi i madh eshte diskutuar mes Qetsorit dhe Adelajdes, nderkohe qe me pare gjate mbremjes u eleminuan Adi dhe Bjordi.

Finalja e Big Brother ka qene gjithashtu e mbushur me surpriza per te gjithe konkurentet e mbetur ne loje. Qetsori ka mundur te takoje djalin e tij dhe t’i sherbeje Parodisteve te Vlores ne nje lokal te improvizuar brenda shtepise se Big Brother. Artistet vlonjate kane kenduar per Sorin nje parodi te ndertuar mbi personazhet e Big Brother.

Bjordi ka mundur te takoje 2 shoket e tij te ngushte, dhe me ne fund ka zbuluar surprizen qe gjendjej e mbyllur ne zarf qe prej dites se ditelindjes se tij. Ai ka fituar mundesine per te konkuruar ne audicionin per nje rol kryesor ne nje film qe do te prodhohet per televizionin italian.

E papritura e trete ka qene per Adelajden. Vajza e ardhur nga Kavaja ka takuar vellain, ka kenduar nje prej kengeve te preferuara te babait te saj dhe i ka kushtuar atij nje dedikim.

Surpriza e radhes i ishte rezervuar Adit. Nen tingujt live te muzikes se tij te preferuar, ai ka takuar nje mik te vjeter, me te cilin kishte shume kohe pa u pare.

Mes ovacionesh pafund per fituesin, prezantuesja Arbana Osmani e ka mbyllur edhe kete edicion te dyte me nje dedikim per njeriun qe i dha jete ketij spektakli ne Shqiperi. Ky sukses i jashtezakonshem, i dedikohet Tanit. Endrra vazhdon…

Burimi: Top Channel

Intervista me Adelajden

Posted on May 17th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 242 Komente »

Intervista me Bjordin

Posted on May 17th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 101 Komente »

Fiton Qetsori

Posted on May 17th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 101 Komente »

Qetsori eshte fituesi i edicionit te dyte te Big Brother Albania.

Big Brother Albania 2 – Dita 97

Posted on May 15th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 983 Komente »

Big Brother Albania 2 – Dita 96

Posted on May 15th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 369 Komente »

Mamat zgjedhin finalistin e pare

Posted on May 14th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 560 Komente »

Big Brother Albania 2 – Dita 95

Posted on May 14th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 69 Komente »

Eliminimi i Arjanit

Posted on May 14th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 80 Komente »