Archive for May, 2009
Goni: Adela, sipas meje Jam i bindur që nuk më ka tradhtuar
Posted on May 11th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 1,285 Komente »

Jeni shprehur në shtyp se Adela ju ka tradhtuar…
Kur më është bërë pyetja, kam thënë që nuk merrem me thashethemet e njerëzve dhe këtë e kanë nxjerrë shoqet e Adelës pasi ajo ka hyrë në “Big Brother”, dhe ndoshta e kanë thënë nga inati. Adela nuk më ka lënë të kuptoj se më ka tradhtuar. Kështu që për mua nuk është e vërtetë.
Pra, gjatë lidhjes suaj me Adelën, ajo nuk ju ka tradhtuar?
Jo, nuk ma merr mendja. Jam i bindur që nuk më ka tradhtuar.
Kur dëgjuat fjalët që u hapën, çfarë menduat?
Nuk u lëkunda, i mora si thashetheme.
Si e njihni ju Adelën?
Nuk më takon mua të flas më për Adelën. Sinqerisht nuk kam më asnjë lidhje me Adelën, por ajo është tipi
që është. Është vajzë shumë e mirë dhe e qetë.
Jemi afër finales së një gare. Çfarë i uroni Adelës?
I uroj Adelës që ta fitojë “Big Brother”-in dhe këtë e them me gjithë zemër. Do më bëhej qejfi po ta fitonte.
Janë shkruar shumë gjëra për ju në gazeta. Çfarë nuk është e vërtetë?
E pavërtetë është që unë jam ndarë me gjyq nga Adela, por ne kemi qenë vetëm të fejuar dhe të pacelebruar. Të
pavërteta janë edhe shumë të tjera si: që jam lidhur me një vajzë tjetër, që kam lënë punën dhe që kam qenë në
spital, por edhe gjëra të tjera të cilat nuk më kujtohen. Të them të drejtën, nuk kam më besim te gazetat.
Bjordi në të tjera foto provokuese me meshkuj
Posted on May 11th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 312 Komente »

Bjordi, ai djaloshi i brishtë i cili në fillim të “Big Brother 2” mendohej se do na sillte spektakël falë natyrës së tij pa komplekse, si një djalë i rritur në perëndim, sot i ka kaluar të gjitha parashikimet tona. Na ka mallëngjyer me historinë prekëse të familjes së tij, pasi nuk ka arritur të takojë asnjëherë babain e tij biologjik, të gjithë kemi mësuar mbi detajet e jetës së tij si dhe herën e kaluar botuam një shkrim ku tregohej se ai ka edhe një motër nga babai e cila ka mundur ta njohë nga spektakli ashtu si i ati. Bjordi i ka bërë të gjithë të ëndërrojnë me historinë e dashurisë me Adelën, vajzën e cila deri pak kohë më parë ia kishte kthyer në mision të pamundur afrimin me të. Ndërsa sot falë këmbënguljes së Bjordit, por edhe lojës jo pak të sofistikuar të Adelës, spektakli vazhdon edhe poshtë çarçafëve. Mamaja e Bjordit ka qenë gjithnjë aktive në spektakël dhe në media, duke e ndihmuar të birin për më shumë popullaritet dhe mbështetje. Qysh në fillim, mbase nga ëmbëlsia që ai djalë ka transmetuar, Bjordi është lakuar si një djalë që pëlqen jo vetëm femrat por edhe meshkujt, fakt ky që është përgënjeshtruar nga ish e dashura e tij por edhe nga e ëma. Disa foto të Bjordit të publikuara në gazeta dhe revista e tregonin atë të veshur si femër dhe në disa pozicione provokuese me djemtë. Por historia e tij me Adelën bëri që të mos flitej më për këtë argument. Ndërkohë ne kemi arritur të sigurojmë disa foto të tjera, të cilat e tregojnë Bjordin përsëri në shoqëri me djem të cilët i afrohen dhe e prekin. Natyrisht nëse ai nuk do të ishte bërë i njohur, askujt nuk do t’i tërhiqnin vëmendjen ato poza. Fundja një djali të ri i lejohen të gjitha. Por fakti që televizioni po “prodhon” një personazh të ri publik, bën që të kalohet në skanerin mediatik çdo detaj i jetës së tij. Gjithsesi ne vijojmë ta pëlqejmë për çdo gjë të mirë që ai arrin të përcjellë tek teleshikuesit si dhe mendojmë se Bjordi është një kandidat i fortë për të shkuar deri në finale e ndoshta edhe për të qenë fitues.
Mimoza dhe Anjeza lene shtepine
Posted on May 10th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 689 Komente »

Anjeza dhe Mimoza jane dy banoret qe kane lene shtepine e Big Brother Albania mbremjen e djeshme. Edhe sipas sondazhit tone dy vajzat kane qene me te votuarat. Te marten pritet nje tjeter eliminim, e me pas pritet fituesi i Vellait te Madh 2. Ne mbremjen e djeshme midis shume surprizash kane hyre dhe mamat e banoreve konkurent ne Big Brother Albania. Le te presim finalen e te shohim kush do te jete fituesi.
Banoret e reja
Posted on May 10th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 233 Komente »

09/05/09 23:37
“Big Brother”vendosi t`ua dedikonte mbrëmjen nënave duke u bërë një surprizë banorëve. Nënat e tyre janë futur në lojë dhe kanë vendosur të pranojnë të hyjnë në shtëpinë e “Big Brother”. Banorët nuk e kanë pritur mirë kur Arbana u ka thënë që brenda shtëpisë do hynin pesë banore të reja. Qetsori tha që ai nuk pranonte të gatuante për to, ndërsa Adelajda u propozon që t`i hapin debatin “Një kundra të gjithëve”. Ato bëjnë batuta me njëri-tjetrin kundër banorëve të rinj. Ato kanë mbetur të habitur kur kanë parë që banorët e rinj janë nënat e tyre duke u cmallur me to. Ato janë shprehur që ishte surpriza më e bukur që “Big Brother” mund t`u bënte.
Burimi: Top-Channel
Intervista me Mimozen pas daljes
Posted on May 10th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 550 Komente »
Big Brother Albania 2 – Dita 90
Posted on May 8th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 445 Komente »
Pas “Big Brother”, Eltoni zbavitet dhe bën fushatë për Edi Ramën
Posted on May 8th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 83 Komente »
Edhe pse qëndroi pak ditë brenda shtëpisë së “Big Borther”, Eltoni tashmë njihet nga të gjithë falë këtij programi i cili prodhon figura publike. Përveç riteve të tij të zakonshme, Eltoni po merret edhe me fushatën e PS-së. Sipas miqve, ai ka qenë gjithmonë i angazhuar në FRESSH, por tani falë edhe faktit që është bërë i njohur, ai po shfrytëzon të gjitha mundësitë që këtë gjë ta vejë në shërbim të fushatës për forcën politike të cilën ai pëlqen. Kështu, në faqen e tij në Face Book, Eltoni është angazhuar seriozisht në fushatën e PS-së dhe veçanërisht në promovimin e punëve të kryetarit të saj Edi Rama. Të shohim se çfarë do të ndodhë me Eltonin gjatë muajit kur do të hapet zyrtarisht fushata ose më saktë çfarë ndihme tjetër do të japë ai që forca politike që përkrah të marrë sa më shumë vota.
Arjoni: Anjezen e pelqej, por nuk e dashuroj
Posted on May 8th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 303 Komente »

Cifti i veteshpallur ne “Big Brother”, Arjon -Anjeza, nuk jane tamam te tille. Kjo gje u vu re edhe gjate qendrimit te Arjonit brenda shtepise, pasi asgje nuk ndodhi me ta… Mjaftuan ca perkedhelje dhe nje puthje ne buze per t’u perfolur me tej per nje dashuri te madhe, por ja qe nuk eshte keshtu.
I kontaktuar nga Sh2-shi, Arjoni ka pohuar diten e djeshme, se Anjezen e pelqen, por nuk e dashuron. Kete gje e ka diskutuar dhe me vajzen qe tashme ndodhet brenda ne shtepi. “Te dy e kemi pranuar kete fakt”, – thote ai. Ajo qe lindi mes nesh ne ambiente e shtepise ishte nje ndjenje reciproke nga te dy, por eshte shume heret per ta quajtur dashuri.
Djali, qe gjate qendrimit te tij ne Big Brother ka rene ne sy per pamjen shume terheqese dhe, vec kesaj, edhe per nje xhentilese me femrat, aq sa per t’u pasur zili, eshte treguar i sinqerte gjate gjithe kohes. Anjeza nuk ka qene e pare qe ka preferuar shoqerine e Arjonit, para saj ishte Zhuljeta e me pas Mesida. Per asnje nga keto ai nuk ka pohuar se i ka dashur, megjithese ka ndare nje shtrat me to, dhe kjo vetem ne menyre miqesore. Eshte karakterizuar per natyren e tij te permbajtur, sidomos me femrat, duke nxjerre konkluzione te qarta per nje marredhenie. Lexo me teper »