Archive for June, 2009

Erjola e “Big Brother” rindahet me të shoqin dhe fillon punë në Tiranë

Posted on June 28th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 25 Komente »

Erjola është një nga banorët e “Big Borther 2” të cilën ne patëm mundësi ta njohim më pak se të tjerët pasi doli e para nga kjo shtëpi. Por gjithsesi ne patëm rastin që të mësojmë disa gjëra të rëndësishme për jetën e saj. Erjola ka një vajzë 5 vjeçe, jeton në Kuçovë dhe me bashkëshortin i cili është emigrant në Greqi, nuk kishte marrdhënie të mira. Nga spektakli u krijua ideja sikur organizatorët i kishin sjellë të shoqin që të ribashkohej me Erjolën dhe gjithçka po rregullohej. Në fakt mësojmë që nuk ndodhi kështu. Erjola e ndodhur përpara kësaj surprize, nuk deshi ta fyente njeriu me të cilin kishte ndarë disa vite jetë dhe kishte një Erjola është një nga banorët e “Big Borther 2” të cilën ne patëm mundësi ta njohim më pak se të tjerët pasi doli e para nga kjo shtëpi. Por gjithsesi ne patëm rastin që të mësojmë disa gjëra të rëndësishme për jetën e saj. Erjola ka një vajzë 5 vjeçe, jeton në Kuçovë dhe me bashkëshortin i cili është emigrant në Greqi, nuk kishte marrdhënie të mira. Nga spektakli u krijua ideja sikur organizatorët i kishin sjellë të shoqin që të ribashkohej me Erjolën dhe gjithçka po rregullohej. Në fakt mësojmë që nuk ndodhi kështu. Erjola e ndodhur përpara kësaj surprize, nuk deshi ta fyente njeriu me të cilin kishte ndarë disa vite jetë dhe kishte një vajzë, kështu që u soll shumë mirë me të. Por pas daljes nga shtëpia e “Big Brother” jeta rifilloi me të gjitha problematikat e saj dhe Erjola u rinda përsëri nga i shoqi. Por na vjen një lajm i mirë, tani Erjola është vendosur në Tiranë në një shtëpi me qera ku jeton vetëm dhe ka filluar punë tek kompania “Yldon”. Presidenti i kësaj kompanie Ylli Ndroqi, njëkohësisht edhe pronar i televizionit “Ora News” u tregua shumë i gatshëm për të ndihmuar vajzën, historinë e trishtë të së cilës e kishte mësuar me siguri nga televizori. Tani ajo ka mundësi të mbajë veten e saj por në fundjava merr edhe të bijën në Tiranë që të çmallet me të. Vazhdon të frekuentojë disa prej ish banorëve të “Big Brother” dhe duket se ka bërë një ndarje me të kaluarën për t’iu përkushtuar jetës së saj të re. Ne i urojmë fat për të dhe vajzën që po rrit.

Qetsori largohet nga PDK dhe lë fushatën në mes

Posted on June 22nd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 29 Komente »

qetsori

Nuk ka lajmëruar asnjë nga drejtuesit e partisë, por e ka vendosur vetë që të mos jetë më pjesë e këtyre zgjedhjeve pasi ndjen që nuk po bën gjënë e duhur.Askush nuk i tregoi në detaje se çfarë duhet të bëjë pasi vetë ai nuk kishte ndonjë eksperiencë. Madje miqtë e Qetsorit tregojnë se ai ka kërkuar disa herë që të takohet me kryetarin e kësaj parite, Nard Ndoka ndërkohë që ai ka qenë gjithmonë i zënë. I ndodhur në këtë situatë, totalisht i vetmuar nga strukturat e partisë, ai ka filluar të elaborojë në mendjen e tij idenë për ta lënë këtë nismë e cila mund të ishte pak e shpejtë për të pasi kushtet për një investim të tillë, mbase nuk ishin pjekur akoma.

Ai gjithmonë ka treguar që është një djalë me këmbë në tokë dhe di çfarë bën. I ka idetë e qarta dhe mendon se cila duhet të jetë alternativa që ai duhet të zgjedhë në mënyrë që suksesi të jetë i sigurtë. Tani të gjithë e njohim karakterin e Qetsorit pasi vetë ai na lejoi që të shohim përtej të dukshmes dhe të hyjmë thellë në Unin e një djali të shkathët dhe shumë të drejtpërdrejtë, që këmbëngul derisa gjithçka të materializohet në vepra. Ka qenë pikërisht ky karakter që e nxorri atë fitues duke bërë që në opinion të krijohet një farë mode ose tendence ‘all Qetsor’ sipas së cilës, duhet të bërtasësh fort për gjërat e tua, që t’i fitosh ato. Qetësori, djali 33 vjeçar nga Dukati me banim në Orikum, ka vendosur gjithmonë vetë për gjithçka, ndërkohë që mbasi ka mbledhur veten nga fitorja ka mësuar se dikush tjetër kishte vendosur për të. Ai ishte vendosur në listën për deputet të PDK-së, i dyti në qarkun e Vlorës. Gjatë bisedave që ai ka bërë kur ka qenë brenda në shtëpi, ka qenë një episod kur ai tregon që është angazhuar me veprimtari të ndryshme të kësaj partie. Ka mjaftuar vetëm kaq, që me “djallëzi” në PDK të vendoset që ai të shënohet në listat e tyre për deputet duke pasur parasysh popullaritetin dhe mbështetjen që kanë të rinjtë që marrin pjesë në spektakle të tilla. Që në fillim Qetsori nuk ka qenë shumë entuziast për këtë fakt, por ndërkohë ka deklaruar që do të angazhohet fort e madje ka shkuar edhe më tej duke thënë që kur të bëhet deputet, do të punojë vetëm për interesat e njerëzve të thjeshtë e për hallet e tyre. Por gjatë këtyre ditëve shumë të ngjeshura, kjo edhe për arsye se kishte kohë që nuk takonte miqtë, ai nuk ka ndjerë mbështetje nga kjo forcë politike e cila me shumë zell e vendosi në listë. Askush nuk i tregoi në detaje se çfarë duhet të bëjë pasi vetë ai nuk kishte ndonjë eksperiencë. Madje miqtë e Qetsorit tregojnë se ai ka kërkuar disa herë që të takohet me kryetarin e kësaj parite, Nard Ndoka ndërkohë që ai ka qenë gjithmonë i zënë. Lexo me teper »

Adela rikthehet në Luz të Kavajës bashkë me Bjordin

Posted on June 21st, 2009 in Big Brother Albania 2 | 217 Komente »

adela-bjordi-foto

Adela rikthehet në Luz bashkë me Bjordin.Festa me nxënësit dhe vizita e Bjordit në shtëpinë e Adelës Tashmë ka filluar një jetë të re duke hedhur mbrapa krahëve të kaluarën që nuk e mbushte dhe nuk ia kënaqte ambicjet dhe ëndrrat e saj për jetën. Mendoi ta fillonte nga “Big Brother”, e imagjinonte që diçka e mirë do t’i ndodhte në jetën e saj, por kurrsesi nuk mund t’ia merrte mendja se kthesa në jetën e saj do të ishte me të vërtetë jashtë çdo imagjinate dhe parashikimi. Gjithkush që mundohet të harrojë një lidhje, aq më shumë kur ajo ka qenë e gjatë, gjen një mënyrë për ta bërë, të rrijë disa kohë vetëm e të reflektojë për të ardhmen. Por në rastin e Adelës ndodhi ndryshe, ndryshimi filloi paralel me një histori dashurie e cila ka bërë që çdo gjë të re në jetë, ta shohë me më shumë optimizëm, pasi ajo nuk është vetëm në këtë ndryshim, por ka në krah Bjordin një djalë që e do dhe e adhuron pa fund. Miqtë e tij tregojnë se Adela me Bjordin dashurohen shumë aq sa çdo moment dhe çdo vend është i përshtatshëm për ta, për t’i dhuruar një puthje a një përqafim njëri-tjetrit. Por jeta në shtëpinë tek Blloku në Tiranë nuk ia ka zbehur Adelës dëshirën që të shkojë në vendlindjen e saj. Disa ditë më parë ajo së bashku me Bjordin kanë shkuar në Luz, pikërisht në shkollën ku Adela ishte mësuese deri në ditën që u fut në “Big Brother” . Atje dy të rinjtë i kanë pritur si heronj madje stafi i profesorëve dhe nxënësit kishin përgatitur për ta një festë surprizë. Adela ka parë që miqtë e saj të vegjël janë lumturuar shumë për mësuesen e tyre e cila tani është bërë Vip ndërkohë që kanë ndjerë keqardhje teksa ajo ka bërë dorëzimet për të mos u kthyer më në Luz si mësuese, pasi tashmë ka të tjera plane për të ardhmen. Gjithsesi për Adelën mësimdhënia ka qenë një eksperiencë e cila i ka shijuar dhe pëlqyer shumë. Më pas Adela ka çuar Bjordin, të dashurin e saj në shtëpinë e prindërve. Tani duket i largët ai momenti i zemërimit dhe tronditjes së familjes së saj, për guximin e vajzës e cila jo vetëm u fut në “Big Brother”, por arriti deri aty sa të konsumonte një histori dashurie në sy të gjithë shqiptarëve. Filloi të zbutej kjo situatë që kur e ëma e Adelës u bë vetë pjesë e spektaklit, një gjë që ajo as do ta kishte çuar nëpër mend. Mirëpo tani edhe vetë i ati i Adelës është mësuar me situatën e re dhe ka pranuar jetën e re që ka zgjedhur e bija. Në fund të fundit një prind do më të mirën për fëmijën e tij paçka se shumë herë skenarin e kësaj jete e përgatisin vetë ata.

VIZITA NË KORÇË ME PRONARIN E REDBULLIT-Një tjetër vizitë e Adelës dhe Bjordit ka qenë ajo në qytetin e Korçës ku ishin të ftuar nga Enada At’nikolla, një stiliste shumë e njohur dhe bashkëshorti i saj, Agim Zeqo njëkohësisht edhe pronar i Redbullit për Shqipërinë. Ata i kanë bërë ftesë çiftit që të shkonin bashkë me ta në Korçë dhe në fakt duket se ka qenë një ide e mirë pasi Adela dhe Bjordi kanë kuptuar se edhe atje kanë fansa të shumtë. Sapo korçarët mësuan se dy të rinjtë ndodhen aty, nxituan tek hoteli ku ishin akomoduar dhe kërkuan t’i takonin dhe t’ju merrnin autografe.
DARKAT DHE DREKAT NË SHTËPI-Meqenëse kanë një shtëpi tek blloku, për të qenë sa më të qetë në intimitetin e tyre, Bjordi dhe Adela pëlqejnë që shumë shpesh të porosisin ushqimin nga restorantet e ndryshme që ndodhen aty pranë dhe të hanë në shtëpi. Aty kanë të gjitha kushtet dhe ndjehen mirë dhe të qetë. Ky është rituali i tyre kur ndodhen në Tiranë dhe kur nuk kanë ftesa nga miqtë e tyre.
Gjithashtu një nga vendet që ata kanë filluar të frekuentojnë më së shumti kur dalin mbasditeve është edhe “Vila 100” , një vilë e vjetër italiane të cilën po e adopton me shumë shije për restorant, analisti i njohur i “Big Brother” dhe kryeredaktori i revistës “Shqip”, Arjan Konomi. Atje dy të rinjtë ndjehen mirë dhe të qetë pasi lokali i cili ndodhet mbrapa Shallvareve nuk ka filluar akoma punë dhe nuk ka akoma klientë. Lexo me teper »

Zhvishet në Golem Zhuljeta e “Big Brother”

Posted on June 21st, 2009 in Big Brother Albania 2 | 19 Komente »

zhuljeta-nudo

Zhvishet në Golem dhe tregon sekretin e linjave perfekte-“Unë ha normalisht, nuk jam ndonjë hamëse e madhe, pi shumë ujë shpesh edhe me limon dhe lëviz gjatë gjithë ditës” – tregon Zhuljeta. Por edhe sporti është në axhendën e saj pasi ajo shkon në pishina tre herë në javë mbasi është mjaft e apasionuar mbas notit.” Nuk pati fatin të jetë brenda shtëpisë së “Big Brother” kur djemtë dhe vajzat u zhveshën në rroba banjo, as më pas kur u vendos pishina në ambientet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por ja ku e sjell me rroba banjo paparaci ynë i cili mundi të fotografojë Zhuljeta Dacin dy ditë më parë teksa vajza simpatike bënte plazh në pishinën e kompleksit të mirënjohur në Golem, “Kastrati”. Menjëherë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, në fillim si një vajzë simpatike e më pas kanë arritur ta identifikojnë si Zhuljeta e “Big Brother”. Ajo ishte e shoqëruar nga disa miq, e megjithëse koha nuk ishte shumë e përshtatshme për plazh, dukej se ata nuk i shqetësonte fare ky fakt, përkundrazi ambientet jo shumë të populluara për këtë arsye, i bënin që të ndjeheshin më të qetë. Zhuljeta që në fillim ka tërhequr vemendjen me bukurinë e saj fizike. Më pas dukej se nuk e pati të lehtë të përballonte emocionet në një lojë aq frustruese si ajo e “Big Brotjher”. Bënte shumë plane dhe nga ana tjetër dukej se asnjë nga ato nuk i vinte në jetë. Zhuljeta ka qenë një personazh shumë i përfolur në atë program ku dikush ishte dakord me sjelljen e saj e të tjerë jo. Gjithsesi edhe ajo si të gjithë banorët e tjerë, tani është bërë e njohur dhe daljet e saj në publik nuk mund të kalojnë pa u vënë re.

LINJAT PERFEKTE-Peshon 50 kg dhe është 167 cm e gjatë. Siç e shihni edhe nga fotot, linjat e saj janë perfekte. Kuriozë për të mësuar më shumë ne kemi pyetur Zhuljetën se cili është sekreti i këtyre linjave. “Është e çuditshme por që para se të hyja në “Big Brother” fillova të dobësohesha. Mendoja se mund të ishte tensioni për pjesëmarrjen në program, por e çuditshmja është se edhe tani që kam dalë nuk po më ndalon procesi i dobësimit. Unë ha normalisht, nuk jam ndonjë hamëse e madhe, pi shumë ujë shpesh edhe me limon dhe lëviz gjatë gjithë ditës” – tregon Zhuljeta. Por edhe sporti është në axhendën e saj pasi ajo shkon në pishina tre herë në javë mbasi është mjaft e apasionuar pas notit. Lexo me teper »

Arjon Muca: Ju rrëfej takimin me Roselën në Itali

Posted on June 17th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 162 Komente »

arjon-muca

I ka vënë kapak jetës në Itali, dhe është rikthyer përfundimisht në Tiranë. Projektet për t’i hyrë botës së televizionit dhe studimet që do nisë për ekonomi të ish-banorit të BB2, Arjon Muça. Tregon të gjitha planet që ka bërë për jetën e tij pas daljes nga shtëpia e famshme.

Arjon u fute në “Big Brother 2” me eksperiencën e një jete ndryshe që kishe bërë në Itali. E ke ndarë mendjen se ku do jetosh tani e tutje?

Italia më dha shumë gjëra të vogla në jetën time, një jetë normale. Ndaj para pak ditësh jam kthyer përfundimisht pasi shkëputa gjithçka në lidhje më punën dhe jetën time atje. Në fakt dëshira ime për të hyrë në “Big Brother 2”, kishte të bënte me vendimin që do merrja më pas për të zgjedhur Shqipërinë. U ktheva në tetorin e kaluar këtu për punë, dhe që nga ajo kohë dhe deri tani punët që kisha lënë atje i zgjidhja me telefon, dhe me e-mail. Më ka ndihmuar shumë ish-e dashura italiane, me të cilën bëra dhe bisedën e fundit nga afër për lidhjen tonë. Ia thashë në sy që tashmë kishte marrë fund ajo lidhje.

U takove me ish të dashurën italiane, si reagoi ajo?

Dashuria është diçka që ta kuptosh, duhet ta provosh dhe ta jetosh. Ajo është estetiste me profesion dhe në momentin që unë e pashë që qëllimet e saj për të realizuar jetën ishin të ndryshme nga të miat, vendosa të shohim më mirë secili punën e tij. Reagoi qetë sepse ishte një ndarje me mirëkuptim. E kishim ndjerë të dy që lidhja nuk po funksiononte më. Por më tha diçka shumë të bukur e që nuk do ta harroj: “Pavarësisht çfarë ndodhi, ashtu siç unë nuk të ndaloj dot të mos më dashurosh, ashtu dhe ti nuk më ndalon dot të të dashuroj”. Gjithsesi tani kemi mbetur miq të mirë, flasim shpesh në telefon dhe informohemi se si na shkojnë punët.

Kthehemi në Tiranë dhe tek Anjeza, banorja tjetër e “BB2”. Po këtë lidhje si do e komentoje?

Me Anjezën ishte një pëlqim i dyanshëm, që u konsolidua brenda shtëpisë edhe për faktin se aty të gjithë banorët e shihnin njëri-tjetrin si armiq. Kur ke një person afër siç ishte Anjeza për mua, apo unë për Anjezën, të bëhet edhe më i afërt sidomos në realitetin që provon brenda asaj shtëpie. Nuk mund të flitet për dashuri në këtë rast. “Dashuri” është fjalë shumë e madhe.

Tashmë ja ku je Arjon, pa dy ish të dashurat dhe larg Italisë. Cila është plani yt për jetën?

Ambicia ime është t’i hyj botës së televizionit, dhe për këtë kam filluar përgatitjet që tani. Kam nisur kurse aktrimi e vallëzimi për të qenë sa më i kompletuar si një “showman”, atë që synoj të arrij nëpërmjet ekranit. Më pëlqen bota e showbiz-it dhe kam shumë dëshirë të vlej në këtë fushë.

Bëhet fjalë për projekt konkret?

Ende nuk bëhet fjalë për një projekt konkret, por ideja është për prezantimin e një emisioni për të rinj në “Top Channel”. Gjithçka do të vendoset në sezonin e ri televiziv që rinis në vjeshtë.

Edhe studimet do i ndjekësh për arte?

Ideja ishte të vazhdoja studimet në Akademinë e Arteve të Bukura, por pas konsultimeve me familjen dhe miqtë e mi vendosëm që më mirë ishte të vazhdoja një degë ekonomiku, pasi vlen më shumë në këtë kohë. Ndaj këtë vit do filloj studimet në një universitet privat.

Tashmë nuk je si më parë, si po e përdor këtë famë që ke marrë nga BB2?

Nuk më pëlqen ta keqpërdor këtë “pseudofamë”. Nuk e quaj veten VIP me famën që kam marrë nga ky reality show pasi tani thjesht njihem nga shumë persona. Por do përpiqem të jem i aftë të bëhem VIP më vonë. Lexo me teper »

Zhuljeta: Ju tregoj kush është Romeo

Posted on June 16th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 49 Komente »

zhuljeta1

Zhuljeta, vajza e shumë diskutuar e Big Brother, tregon të vërtetat e saj për qëndrimin në shtëpi, marrëdhëniet me miqtë e rinj në këtë reality show si dhe jetën e mëparshme, si ka qenë dhe si ka ndryshuar ajo. Vajza 28 vjeçare zbulon anët e panjohura të saj, që nuk arriti t’i shfaqë gjatë qëndrimit në shtëpi, përmes një rrëfimi të sinqertë.

Zhuljeta, si ndihesh tani që ke dalë nga Big Brother dhe i je rikthyer jetës së zakonshme?

Ndihem një njeri i lirë, normal, i paqtë, siç jam në të vërtetë. Ishte një eksperiencë e re, e bukur, të cilën e përjetova maksimalisht. Ia mora frytet që desha dhe aty e ndalova. Nuk dua të shpreh sensin egoizëm, por aq desha dhe aq mora.
Pas daljes më pritën miqtë më të mirë dhe familjarët e mi. Më kishte marrë malli me të vërtetë. Unë jam shumë e lidhur me familjen. Ndoshta aty u konfirmua edhe afrimiteti im dhe malli që kisha për ta. Jam rikthyer në punën që kam pasur. Me kolektivin e punës ndihem rehat. Jeta ime vazhdon të jetë e bukur. Kur u ktheva në punë më duartrokitën. Edhe ata e kishin kuptuar lojën time, sepse e kishin parë ndryshimin tim në javën kur unë vendosa të bëj një personazh.

Pse vendose të bëheshe një personazh?

Unë hyra pa ndonjë ide fikse. Desha thjesht të jetoj siç kam jetuar jashtë, por me njerëz të panjohur. Unë jam natyrë selektive, e dija se do të hasja probleme, por e dija edhe se do të përshtatesha. Unë kisha hyrë për një garë, ndërkohë që kisha dhe vazhdoj të kem një jetë të ndërtuar. Nuk hyra, as për sfilata dhe, as për ndonjë punë në televizor si disa personazhe të tjerë. Desha të garoj dhe unë kur futem në garë më pëlqen të fitoj, sepse i kam aftësitë për të fituar. Por përballja që bëja me personazhet e shtëpisë, me të cilët kam ndarë gjërat e mia më intime si dhe teleshikuesit që më kanë ndjekur, bëri që shpesh herë të merrja fjalë të tilla, si “Zhuljeta po na lëndon”, “Nuk ke pse e bën!”, etj. Aty u stepa. Ato vazhdonin të tregonin historitë e tyre të jetës, që në më të shumtën e tyre ishin tragjike, linin shumë për të dëshiruar, sepse fati sjell gjithçka në jetë. Kjo është arsyeja që nuk arrija dot as t’i nominoja. Ndihesha keq. Doja tu jepja mundësinë që çdo ditë ta shijonin. Mos të bëhesha unë shkaku që tua ndërprisja atë ëndërr që ato po përjetonin. Nuk jam natyrë shumë sentimentale, por përpara këtij realiteti u bëra sentimentale. Unë e pashë si garë në bashkëjetesë. Madje edhe i kam pyetur: “Për tu ngjitur lart, merrni ashensorin apo merrni shkallët?” Shumica nga ata zgjodhën ashensorin, gjënë më të lehtë. Ishin të pakët personat që ngjisnin shkallët bashkë me mua. U pozicionova në personazhin e kundërt, për të dalë kundër atyre që të gjithë si grup bënin. Sepse unë edhe tani po i ndjek nga televizioni dhe më pëlqen që mendimi dhe ideja ime po realizohen. Ata po ndiejnë më shumë dhimbje, sepse u afruan shumë me njëri-tjetrin. Unë nuk jam për një bashkëjetesë totalisht indiferente, të ftohtë. Unë them se duhet të ruajnë kufinjtë, sepse do të shkojnë në finale dhe është e dhimbshme që të marrin ngjyra aq sentimentale, sa ç’kanë marrë njeri me tjetrin deri tani.
Lexo me teper »

Shoqëria me Bjordin dhe Adelën vazhdon

Posted on June 15th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 74 Komente »

adi-adela-bjordi

Megjithë impenjimet e shumta që tani ka, pasi të bësh përditë program në radio nuk është gjë e vogël, Adi nuk harron të frekuentojë miqtë që njohu brenda shtëpisë së “Big Brother”, Bjordin dhe Adelën. Edhe pse kanë gjysmën e moshës së tij, duket se mes tyre miqësia funskionon perfekt dhe të tre së bashku kanë gjetur gjuhën e komunikimit dhe të miqësisë. Adi, Adela dhe Bjordi rrinë kudo së bashku në aktivitetet që janë organizuar nga ishbanorët nëpër qytete të ndryshme, në party apo dhe gjatë vizitës që ata bënë në Prishtinë. Mesa duket fakti që ai është 40 vjeç, i bën dy të rinjtë që të ndjehen shumë komod me Adin pasi ka raste që mendimi i një më të rrituri mund të jetë shumë i rëndësishëm, aq më shumë në këtë situatë të re në të cilën gjenden Bjordi dhe Adela, ku kanë kuptuar se kanë shumë fansa dhe shumë vëmendje.
Ndërkohë Adi ka bërë një premtim publik duke i thënë nënës së tij që shumë shpejt do ta shohë dhëndër. Të shohim nëse do ta mbajë këtë premtim aq më shumë që ai e ka një lidhje tashmë me një vajzë 25 vjeçare me profesion ekonomiste.

Eltoni hap PUB tek Blloku

Posted on June 15th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 19 Komente »

toni-hap-lokal

Ndërkohë që të gjithë ish-banorët e “Big Brother 2” janë duke menduar për të bërë një aktivitet në mënyrë që të shfrytëzojnë sa më mirë famën që iu dha nga ky program super i ndjekur,
Eltoni nuk ka humbur kohë por ka marrë me qera një lokal tek ish-blloku dhe ka nisur aktivitetin e tij. Club “Chicago” do të jetë tani e tutje një nga baret më të reja në këtë zonë të Tiranës dha natyrisht një nga më të preferuarit edhe për vetë ish banorët. Inaugurimi i lokalit është bërë mbrëmë ku Eltoni me anë të njoftimit edhe në Face Book, ka ftuar shumë miq dashamirës por edhe fansa, në mënyrë që nata e parë në këtë lokal të kthehej në një festë të vërtetë. Dhe ia ka arritur qëllimit pasi inaugurimi ishte një festë e vërtetë dhe një moment ku fansat janë takuar me idhujt e tyre. Eltoni ka punuar si përkthyes në disa kompani të huaja pasi ka mbaruar studimet për gjuhë të huaja, ndërkohë që ka një aktivitet mjaft të ngjeshur edhe pranë selisë së Partisë Socialiste. Më herët ne kemi shkruar se Eltoni ka shfrytëzuar imazhin dhe emrin që i dha programi “Big Brother” për të bërë fushatë për forcën politike të cilën ai pëlqen. Madje në një intervistë për “Panorama Plus” ai ka pohuar se të ardhmen e tij e sheh vetëm në politikë. Por ndërkohë që zgjedhjet janë në pikën më të nxehtë dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me partinë e zemrës së
tij, Eltoni nuk ka humbur kohë por ka menduar të merret me një aktivitet siç është menaxhimi i një klubi. Tani të gjithë të rinjtë do të kenë një alternativë më shumë për të pirë një kafe gjatë ditës por edhe për të kaluar orët e vona të darkës.

Nga spektakli ne politike

Posted on June 14th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 24 Komente »

qetsori-jep-autografe

Ish-protagonistet e spektaklit te famshem”Big Brother Albania”, Qetesor Ferrunaj, Shkelqim Borshulli, Dritan Shehaj dhe Adrian Pojana, te ftuar ne emisionin “Top Story” ne Top Channel kane rrefyer arsyet e hyrjes se tyre ne politike.

I pari qe ka folur ka qene Qetesori, i cili kandidon nen logon e PDK-se ne komunen e Orikumit. “Une kam qene i angazhuar edhe me pare me PDK dhe kandidimi im nuk eshte nje surprize”, eshte shprehur Qetesori, i cili ka pranuar se fama e programit “Big Brother” ka ndikimin e saj.

“Eshte e vertete qe ne njihemi nga publiku, por e rendesishme eshte qe te mos keqperdoremi”, ka deklaruar ai. Fituesi i edicionit te dyte te “Big Brother” ka shtuar se fushaten e ka marre me kujdes dhe se mendon se keshtu mund te perfitoje prej saj.

Ndersa pjesemarresi i edicionit te pare, Shkelqim Borshulli, deklaron se tek PR ka gjetur veten pasi ka te njejtat parime.

“Kandidoj ne Tirane per Partine Republikane. “Big Brother” me dha seriozitetin per te treguar se une jetoj ne shoqerine shqiptare dhe se thesari me i rendesishem per mua jane familja dhe prona. Keto parime i gjeta tek PR”, ka deklaruar Cimi, i cili pervec se ka dhene garancine se pronat do t’u kthehen pronareve, ka vleresuar veprimet e bera nga kryetari i PR, Fatmir Mediu pas tragjedise se Gerdecit. Lexo me teper »

Don Zhuani Bjord, flasin dy ish-të dashurat në Itali

Posted on June 13th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 78 Komente »

bjordi

Shumë nga shikuesit e Big Brother Albania 2, që kanë komentuar on-line puthjen e Bjordit me Adelajdën nga Kavaja, e përshkruajnë Bjordin si një Don Zhuan, meqë flirtet me djalin simpatik nuk kanë munguar aty brenda.

Ndoshta Bjordit bukurosh i pëlqen roli i bletës? Pak polen nga njëra lule, e pak nga tjetra? Po ja që nuk mendojnë kështu të dashurat e Bjordit.

Dy prej tyre, që janë shfaqur deri më tani në faqet rozë të shtypit, “bashkohen” në një pikë: Sipas tyre, Bjordi i ka patur të pakta historitë e dashurisë.

Një nga të dashurat, italiania Mariana Gato, në një intervistë në shtyp, kur e pyesin nëse është “në dijeni të ndonjë lidhjeje të Bjordit jashtë shtëpisë së BB-së”, përgjigjet: “Nuk e di, pasi mendoj se kam qenë e vetmja e dashur e Bjordit…”.

Sipas rrëfimit të saj, ata janë njohur që kur kanë qenë fëmijë, 14-15-vjeçarë dhe se ishin shkëputur, pasi Bjordi “humbi celularët me gjithë numrat e telefonit”. Disi e pabesueshme, po ja që Mariana, kështu na thotë…

Një tjetër vajzë, që është prezantuar në faqet rozë të shtypit, si ish-e dashura e Bjordit, është Maida, edhe kjo, jeton në Itali. Mbiemri i saj është Jahanexhian, ajo është e ardhur në Itali në moshë të vogël, njësoj si Bjordi.

Maida në një rrëfim të saj në revistën “Spektër”,  u ka shprehur revoltë komentuesve të një fotoje të Bjordit, ku ky i fundit, bashkë me dy miq italianë, pozonin të veshur si femra dhe me truk të rëndë në fytyrë. Morisë së hipotezave, se mos djaloshi i shtëpisë së Big Brother-it është gay, Maida i përgjigjet me pezmatim. Përgjigjen mund ta lexoni në “Spektër”, ndërkohë që Maida ka zbuluar edhe një tjetër dashuri të Bjordit. Nuk është vajzë, kësaj radhe, por mace. Lexo me teper »