adela-bjordi-mai-tai

Ajo u pa si rivalja e tij, dhe natyrisht që shumë nga njerëzit e mbledhur në festën e mirëseardhjes së Qetsorit si fitues që u organizua të hënën në darkë në Orikum, e panë me habi. Është fjala
për Adelajdën nga Kavaja, e cila brenda shtëpisë së “Big Brother 2”, ishte një nga konkurrentet më të forta të djalit nga Dukati, aq sa deri në momentin e fundit, u duk sikur do ta fitonte ajo këtë reality show. Por në festën e madhe, të konceptuar si një spektakël dhe të organizuar në sheshin pranë bashkisë së Orikumit (Vlorë), në drejtimin e moderatorit të spektaklit “Portokalli”, Agron Llakaj, kishin udhëtuar nga Tirana të gjithë ish-banorët e “Big Brother 2”. Por për askënd nuk do të përbënte çudi aq shumë përveç Adeljadës, të cilës për asnjë moment Bjordi nuk i hoqi krahun. Por kjo nuk e mbrojti aspak nga vlonjatët e ekzaltuar, të cilët ishin mbledhur aty për Qetsorin, për të festuar fitoren e tij. Ndaj në momentin që banorët e “Big Brother” kanë çarë turmën e njerëzve të pranishëm për t’u futur në një lokal aty afër, një grua ka gjetur mundësinë të shajë vajzën nga Kavaja, ku mes shumë fjalëve breshëri të lëshuara ndaj saj, e ka quajtur edhe hipokrite. Mesa duket e ka pasur fjalën për sjelljen e saj ndaj Qetsorit, që duke pasur parasysh lojën e saj brenda, mbase Adelajda nuk duhet të kishte shkuar fare në Orikum për të festuar fitoren e Qetsorit. Ky i fundit nga ana e tij është treguar shumë i përzemërt me të dhe Bjordin, pasi në fund të fundit e arriti çfarë donte, fitoren.
Incidenti u pa nga shumë persona edhe pse kishte dyndje të madhe dhe shumë zhurmë. Pas kësaj Adeljada dhe Bjordi të cilët kanë qëndruar gjithë kohën në shoqërinë e Adit, janë larguar
menjëherë drejt hotelit “Liro”. Çifti Bjordi dhe Adela, nuk dolën për asnjë moment nga hoteli, ndërsa vendosën të marrin një shishe verë dhe të kalojnë natën aty. Kështu ata munguan në pritjen private që Qetsori kishte rezervuar për banorët e tjerë BB2 dhe miqtë e afërt në lokalin e tij “Piceria Sheron”, që ndodhet në katin e parë të hotelit në Orikum.

Burimi: Panorama Plus

Nda kete artikull me miqte e tu!
  • Digg
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • email
  • Live
  • MySpace