toni-zhuljeta-aida

Tashmë u mësuan me famën dhe pritjen e ngrohtë kudo ku shkel këmba e tyre. E kanë kuptuar se ç’kanë fituar duke marrë pjesë në një program aq popullor siç është “Big Brother”. Dhe mbasi janë mësuar disi me jetën e re, tregohen pak më të kujdesshëm kur dalin nga shtëpitë e tyre duke u përpjekur që të sillen si njerëz publikë pasi sytë e të gjithëve janë tek ata. Javën e kaluar ish banorët e “Big Brother 2” ishin në Orikum pasi ishin të ftuar nga Qetsori në një festë që ai kishte organizuar tek lokali i tij për të gjithë fansat. Më pas të rinjtë nuk i kanë rezistuar tundimit për të qëndruar edhe pak ditë në Vlorë për të shijuar aty plazhin e mrekullueshëm. Si gjithmonë ata shprehen me superlativa për ditët që kalojnë së bashku dhe mikpritjen që gjejnë kudo ku shkel këmba e tyre. Por vizita e tyre në Prishtinë ishte krejt tjetër gjë. Një surprizë e vërtetë që ata i ka lënë me gojë hapur. Fansat kosovarë ishin ku e ku më të nxehtë se ata shqiptarë kështu që ish banorët kanë kuptuar aty se e mira nuk paska fund. Një mikpritje që ata do ta mbajnë mend gjatë dhe një vend që ia vlen të rikthehen sa herë që t’ju jepet mundësia. Kjo është Kosova që zbuluan pak ditë më parë ish-banorët e “Big Brother 2”.

zhulejta-toni

Por supriza e vërtetë dhe ajo më e madhja u ishte rezervuar tre prej banorëve të “Big Brother 2”, Zhuljetës, Aidës dhe Eltonit. Ata kanë kuptuar se ishin tre nga banorët e preferuar për publikun kosovar dhe këtë fakt ata e kanë shprehur duke kërkuar që të komunikojnë me ta. Por jo vetëm fansat, por edhe mediat kosovare, televizionet, revistat, gazetat dhe sitet e ndryshme virtuale kërkonin kryesisht përshtypjet dhe konsideratat e Eltonit, Zhuljetës dhe Aidës. Intervistat e tyre u botuan në mediat e ndryshme pasi të gjithë ishin të interesuar për përshtypjet e treshes së tyre të preferuar.
Por surpriza e vërtetë erdhi vetëm dy ditë mbasi ata kishin mbërritur. Gjatë një darke në një lokal shumë luksoz në Prishtinë, kanë treguar interes për t’i njohur disa sipërmarrës shumë të rëndësishëm të Kosovës dhe kontretisht përfaqësuesi i Citroenit në Kosovë si dhe ai i Redbullit në Kosovë. Ata u kanë kërkuar të rinjve që të jenë imazhet e bizeneseve të tyre në Kosovë, meqë dhe popullariteti i këtyre ish-banorëve atje ishte shumë i madh dhe dihet në këto raste një njeri i bizensit kërkon që t’i atashohet imazhit të një personi të suksesshëm. Eltoni, Aida dhe
Xhuli janë surprizuar nga kjo ofertë, e cila do të promovojë më shumë imazhin e tyre, por do të shtojë edhe të ardhurat e tyre. Sot duhet punuar që imazhi të përdoret për biznes pasi për ndryshe ç’kuptim do të kishte fama. Thjesht autografet nuk të mbajnë gjallë në ekonominë e tregut. Dhe ish-banorët e kanë kuptuar këtë fakt prandaj presin me kënaqësi çdo ofertë biznesi.