banoret-me-limuzine

E meqë u trajtuan si Vip-a në çdo hap që hidhnin, nuk kishte se si të mungonte limuzina e bardhë e cila u vu në dispozicion të ish banorëve për të lëvizur nëpër qytet, kur ata dilnin për aktivitete të ndryshme ose edhe thjesht për të bërë shopping. Në vizitën e tyre në Prishtinë ishin të gjithë ish-banorët përveç Qetsorit dhe Arjonit, të cilët mesa u informuam ishin që të dy në Itali për punë që kanë lënë pa bërë gjatë kohës që ishin të mbyllur në shtëpi. Të tjerët janë shoqëruar nga bodyguardët dhe kanë shëtitur me makinën gjigande e cila rrethohej nga fansa që
kërkonin autografe sa herë që ata ndalonin. Banorët kujdeseshin për pamjen e tyre duke ndërruar vazhdimisht rrobat aq sa e kuptuan në një moment që nuk ishin përgatitur për aq shumë
dalje dhe ftesa, kështu që u detyruan të bëjnë disa blerje në dyqanet e mira të Prishtinës, ku edhe aty nuk mungonin fansat që i ndiqnin këmba këmbës për t’u takuar dhe për t’u marrë autografe. Madje kishte edhe prej atyre që dëshironin edhe t’ju dhuronin diçka si kujtim.

Burimi: Panorama Plus